Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas ndryshimeve që Rama bërë në kabinetin qeverisës.
Në një deklarata për median Basha tha se Rama me këtë lëvizje që bëri u tall me shqiptarët dhe se ministrat që u larguan ishin të korruptuar.
Ai e ka më të lehtë kështu që vendimet që merr bashkë me kriminelët t’i vulosin disa njerëz pa përgjegjësi politike. Janë njerëz të zhytur në afera korruptive.
Sot pamë një grup njerëzish që nuk kanë asnjë rol përveç se duartrokasin vendimet e Edi Ramës, që i shërbejnë vetëm atij. Ai është në gjendje të rënduar psiqike.
Pasi braktisi për 5 vite me radhë, sot Rama u tall me shqiptarët, duke treguar se ai vendos kë të dojë dhe askush s’e ndalon.
Ai mund të vendoste shoferin dhe parukieren e tij. Largimi i tyre nuk mjafton, ata duhet të dalin para drejtësisë.
Ai dëshmoi se nuk ka nevojë për ministra, por se qeveris direkt me oligarkët dhe krimin. Ka qeverisur me ta në 5 vite, në këtë kuptim, ai i ka sjellë shqiptarëve disa emra të paaftë, të panjohur,” ”tha Basha. (TemA)
Zoti “JURIST”,ajo qe thoni ndoshta eshte e vertete por,kryeministri e shkarkon ,eshte drejtesia ajo qe duhet te beje punen e saj.Kete gje e dine edhe juristet qe mbaruan shkollen e larte tek PLEPAT.
Po si nuk ke turp more lanet qe del edhe kërkon të dënohen të tjerët dhe ti të bësh çtë duash me paratë e shtetit….Ske faj ka faj populli që nuk të heq zvarë nëpër rrugët e Tiranës sepse ke 20 vjet që vjen vërdallë vetëm për kariken.Çi ke dhënë ti Shqipërisë qe na krekosesh?Asgjë….Për ju të gjithë populli fajtor…