Fatjon Jusufi është goditja e parë e skuadrës së Partizanit në merkaton e dimërit.
Mesfushori me tipare sulmuesi do të jetë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega që në nisje të fazës përgatitore ku të kuqtë do të përgatiten për pjesën e dytë të sezonit.
23-vjecari vjen tek 15 herë kampionët e vendit nga kampionati maqedonas ku është aktivizuar me skuadrën e Renovës.
Jusufi konsiderohet si një talent premtues ku në 14 ndeshje me ekipin e Renovës ka arritur të shënojë dy gola.
Kontrata e Fatjon Jusufit me skuadrën e Partizanit do të jetë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Të kuqtë pritet që të bëjnë sërish disa afrime të tjera në skuadër për të forcuar dhe më tepër ekipin që këtë vit synon fitimin e titullit kampion.
Partizani u shpall kampion dimri duke kryesuar renditjen me 37 pikë, tre më shumë se Kukësi që mban vendin e dytë. (TemA)