Kampionati po dhuron garë të fortë dhe me rivalitet për çdo objektiv, duke nisur nga titulli kampion, tek zona europiane për ta mbyllur me mbijetesën.
Por ky edicion ka një ndryshim shumë të madh me vitet e shkuara pasi rivaliteti midis ekipeve nuk po shoqërohet për Këpucën e Artë.
Mjafton t’i hedhësh një sy listës së golashënuesve për të kuptuar që këtë vit do të ketë garë për të fituar trofeun e Këpucës së Artë por që do të vendoset në shifra shumë të ulëta krahasuar me sezonet e fundit.
Është e ditur që skuadrave të Superiores i mungon njeriu gol, qendërsulmuesi klasik që garanton të paktën 20 gola në sezon.
Kjo evidentohet fare lehtë nëse hedh sytë tek renditja për Këpucën e Artë pasi në 8 golashënuesit më të mirë vetëm Shkurtaj dhe Busic janë numrat 9 klasik, pra sulmues të parë, ndërkohë që Reginaldo dhe Amadu Latif janë sulmuesa të dytë edhe pse tek Kukësi dhe Teuta janë të detyruar të udhëheqin repartin e avancuar.
Ndërkohë që 4 golashënuesit e tjerë më të mirë vijnë nga reparti i mesfushës ose nga krahët e sulmit.
Dejvi Bregu, Ndriçim Shtubina dhe braziliani Roger janë sulmues krahu ndërkohë që Edon Hasani i përket repartit të mesfushës, shkruan Supersport.
Jo më kot emri më i lakuar në këtë merkato janari është pikërisht ai i Vasil Shkurtajt për të cilin ka nisur ankandi midis skuadrave të Superiores.
Lista e golashënuesve më të mirë tregon mungesën e theksuar që ka kategoria Superiore për njeriun gol, edhe pse elementët nuk mungojnë.
Këpuca e Artë
Reginaldo
Shkurtaj
Shtubina
Hasani
Skënderbeu
Kukësi
Luftëtari
Flamurtari
Tirana
Kastrioti