Partizani perfekt në fazën e parë, Teuta e frikshme në të dytën!

26 Dhjetor 2018, 19:36Sport TEMA
Partizani perfekt në fazën e parë, Teuta e frikshme në

Nuk ka diskutime që Partizani ka zhvilluar një pjesë të parë të sezonit pothuajse perfekte,megjithatë merita e kryesimit të të kuqve duhet të shkojë pikërisht tek starti zjarrtë i edicionit.

37 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje dhe diferenca prej 3 pikësh me Kukësin ndjekës janë një ecuri e mirë, por nëse të kuqtë do të kishin ruajtur të njëjtën ecuri në dy fazat e para atëhere do të ishin shumë më larg me ndjekësit.

Me 2.05 pikë për ndeshje në këto 18 javë, skuadra e Gegës ka bërë gjithçka mirë në fazën e parë ku pas humbjes me Skënderbeun reagoi duke marë kreun për të mos e lëshuar më.

Pas xhiros së parë të kampionatit Partizani grumbulloi 22 pikë, duke lënë pas me dy pikë Skënderbeun dhe shumë larg pretendentët e tjerë si Kukësi, Laçi dhe Teuta.

Pikërisht “djemtë e detit” kanë shpërthyer në fazën e dytë ku në 9 javë kampionati kanë grumbulluar 19 pikë dhe pas tyre Kukësi me 18 pikë.

Skuadra e Bledi Shkëmbit ka grumbulluar 5 pikë më shumë sesa faza e parë ndërsa formacioni i Armando Cungut 2 më shumë, shkruan Supersport.

Ajo që vlen është se si Teuta ashtu dhe Kukësi kanë rikuperuar edhe ndaj rivalëve, Partizani dhe Skënderbeu që nuk kanë qënë në lartësinë e duhur.Të kuqtë e kryeqytetit kanë fituar 15 pikë në 9 javët e dyta, 7 më pak sesa faza e parë ndërkohë që rekordin negativ e mban Skënderbeu me 10 pikë më pak.

Përveç Teutës ekipi tjetër që ka rikuperuar më shumë krahasuar me fazën e parë është Luftëtari, që në xhiron e dytë të kampionatit ka fituar 11 pikë ndaj 6 pikëve të grumbulluara në të parën.

Rënie ka patur edhe Laçi që nga faza e parë në të dytën ka një diferencë negative prej 2 pikësh, kjo ndikuar edhe nga lëvizjet e shpeshta në stol.(Super Sport)

2. Skënderbeu    20

3. Kukësi             16

4. Laçi                 16

5. Flamurtari       14

6. Teuta               14

7. Tirana              8

8. Kamza             7

9. Luftëtari           6

10. Kastrioti         4

2. Kukësi             18

3. Partizani          15

4. Flamurtari       14

5. Laci                 14

6. Luftëtari           11

7. Skënderbeu    10

8. Tirana              9

9. Kamza             8

10. Kastrioti         6

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje