Kombëtarja e Kosovës është padyshim një nga ekipet surprizë të vitit 2018, e cila në pjesmarrjen e saj në Ligën e Kombeve bëri një paraqitje të jashtëzakonshme.
Të besuarit e trajnerit Bernard Shaland, bën një edicion të shkëlqyer duke u renditur në vendin e parë në grup që i siguroi një vend në fazën e “play-off-it” për kualifikim në Kampionat Evropian.
Kjo përformance e shkëlqyer e Kosovës, ka bërë që revista prestigjoze franceze “So Foot” t’i rendisë “Dardanët” në 10 kombëtaret surprizë të këtij vitit.
Revista “So Foot” i kushton një vëmendje të madhe dhe ish presidentit të Federatës së Futbollit të Kosvës, Fadil Vokrrit, i cili u nda papritmas nga jeta.
“Fadil Vokrri luftoi që Kosova të antarësohej në FIFA dhe UEFA. Ai ishte një njeri miqësor dhe aktiv, zemra e të cilit pushoi më 9 qershor, në një palestër të Prishtinës , vetëm 58 vjeç.
Presidenti historik i Federatës së Kosovës, ish-lojtar i Partizanit të Beogradit , Fenerbahçe dhe Nimes, do të kishte dashur shumë ta kishte parë kombëtaren e tij ta përfundojë vitin 2018 e pamposhtur, me shtatë fitore dhe dy barazime, si dhe në krye të grupit të tyre në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” kanë në ekip të përzierë me lojtarë të lindur në Kosovë , në Shqipëri , në Zvicër ose në Gjermani , shpërtheu në sfidën me Azerbajxhanin duke fituar me rezultatin 4-0 në finalen e grupit 3, falë një hat-trick të Arbër Zenelit, i lindur në Suedi dhe sulmues i Heerenveen në Holandë”, shkruan revista “So Foot” për kombëtaren e Kosovës.
Më tej prestigjozja franceze shkruan edhe për stadiumin e Prishtinës që mban emrin e Fadil Vokrrit dhe gjatë ndeshjeve të kombëres është shfaqur gjithmonë i mbshur plotë. (TemA)