“Hajdut”, por krenar!

26 Dhjetor 2018, 16:41Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Viti 2018 qe po lëm pas është një vit i cili rikonfirmoi edhe njëherë se futbolli shqiptar është drejt një rruge të errët. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka marrë me rradhë të gjithë studiot e emisioneve sportive për të bere bilancin e këtij viti dhe për të shpalosur objektiviat për vitet e ardhshme.

Në të gjithë studiot ku ka qenë i ftuar, fjalët e tij ka qenë të njejta – duke na treguar se futbolli është në rrugën e duhur dhe problematikat po ulen.

Normalisht hipokrizia e këtij njeriu ështe e turpshme – pasi për bilancet e futbollit po na shfaqet një njeri i cili është hajdutërisht sërish në krye të institucionit me të rëndësishëm të sportit në Shqipëri. Në intervistat që ai ka dhënë ka pranuar se zgjedhja e tij në krye të FSHF-së është bërë fal një trukimi që ai ka bërë me shoqatat fantazmë të cilën kërkon ta justifikojë mos rregjistrimin e tyre në Gjykatë si një burokraci.

Në një vend anormal si Shqipëria, normalisht të tilla skandale trajtohen si gjëra normale ndaj dhe njeriu simbol i manipulimeve e quan këtë shkelje si diçka kalimtare – edhe pse ai është ilegjitim në atë karrige.

Federata e Futbollit nuk është më një institucion i sportadshëve – por një biznes privat që Duka e cilëson si kompanitë e tij për të fituar para jo vetëm nga shitjet e vezëve – por edhe nga shitjet e ndeshjeve.

Në sytë e tij 2018-ta mund t’i duket vit pozitiv – por faktet janë krejt tjetër sado që ai kërkon t’i mbulojë nëpër media duke dhënë intervista tek gazetarët që rrinë në paradhomën e tij. Kombëtarja shqiptare ka prekur fundin duke e mbyllur vitin me një bilanc katastrofik nën drejtimin e një trajneri që ështe aty prej Dukës.

Ndeshjet e Kategorisë Superiore janë kthyer në sfida të cilat shihen vetëm nga një numër minimal tifozash dhe shkallët e stadiumeve janë të vdekura pasi tifozët e kanë braktisur për shkak se ndershmërisa e garës është cënuar.

Ky fundvit po mbyllet në mënyrë të dhimbshme për shumicën e lojtarëve të Superligës të cilët kanë nga 3-4 muaj pa u paguar dhe asnjë zë nga FSHF-ja nuk u ka dal në mbrojtje dhe tu bëjë thirrje klubeve që t’i paguajnë.

Klubet kryesore që shfaqen si modele suksesi dhe pretendete për titull kampion – janë kthyer në klube aspak profesioniste duke akumuluar borxhe të shumta dhe duke i trajtuar futbollistët si puntorë të rëndomtë duke mos u dhënë rrogat që u takojnë.

2018-ta është një vit ku UEFA i dha një shuplakë të fortë klubit të Skënderbeut në një datë ku Armand Duka u rizgjodh në menyrë të vjedhur për herë të pestë në krye të FSHF-së.

Në datën 7 shkurt kur në vendin tonë po mbaheshin zgjedhjet e Federatës, UEFA dënoi klubin korçar me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës për shkak të trukimi të madh të ndeshjeve – si në vendin tone ashtu edhe në Kupat e Europës.

Një klub që për aksioner ka vet kreun e futbollit shqiptar, Armand Duka, i cili së bashku me kupolën drejtuese të korçarëve janë përgjegjësit kryesorë për këte rast të paprecedent.

Futbolli që është loja më bukur që bashkon mijëra zemra – tek ne e ka humbur kënaqësinë për shkak të këtij njeriu.

Tifozët janë larguar, besimi është shuar, e ardhmja është jo optimiste, gara është e cenuar dhe kjo ka ndikuar që shanset për të shijuar një ndeshje të ndershme janë minimale.

Dhe fatkesia është që njeriu që e ka në dorë për ta rregulluar këte gjë – nuk shfaqet aspak i shqetësuar por shpreson se me këto metoda manipulative të zërë një vend edhe në Kongresin e UEFA-a që për ironi mbahet më datë 7 shkurt, në ditën kur Duka vodhi në Durrës zgjedhjet e FSHF-së – dhe me të njejtat veprime kërkon të futet dhe në UEFA.

Kemi të bëjmë me një njeri që pranon se është “hajdut”, por ndihet krenar!

2 komente në ““Hajdut”, por krenar!”

  1. Kalec Dega says:

    Pse mos te themi , ky eshte nje ushtar, cirronke dhe viktime e sistemit tejet te korruptuar e mafjoz politik dhe shteteror ne Shqiperi.

    Ky eshte si puna e atyre gjykatesve, drejtoreve, prokuroreve nen urdherat e Rames/Metes/Saliut…tani keni mo per belulin?

    Qysh kur Erjon Brace quhet Fatjon Baze?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje