Brescia ka mundur sot Cremonese-n 3-2 në një nga ndeshjet e luajtura në Serinë B italiane dhe heroi i ndeshjes ishte Emanuele Ndoj.
Mesfushori i talentuar i Shqipërisë ka shënuar golin që vendosi fatet e ndeshjes dramatike, me një supergol në minutën e fundit të ndeshjes.
Goli i parë sezonal për 22-vjeçarin shqiptar, i cili tashmë duhet marrë shumë seriozisht nga Christian Panuçi, sepse nuk është më një fëmijë dhe po bën gjëra të mëdha te Brescia, duke treguar se është gati të luajë titullar te Shqipëria.
Mesfushor qendror para mbrojtjes, apo në rolin e fantazistit, Ndoj po mahnit dhe vlera e tij në treg po rritet çdo muaj.
Nëse presim që të dalin në pension Memushaj, Basha e ndonjë tjetër, atëherë nuk do kthehemi kurrë kombëtarja e para pak viteve, as do t’i afrohemi, sepse talentet nuk po i shfrytëzojmë e stimulojmë.