Aron Ramsej do të jetë një transferim i shkëlqyer për Juventusin, sipas ish-mesfushorit legjendar, Andrea Pirlo.
Ramsej është i vendosur të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, pasi skuadra angleze tërhoqi ofertën e tyre për rinovimin e kontratës.
Kampionët e Serie A thuhet se janë në mesin e klubeve evropiane që dëshirojnë të nënshkruajnë me mesfushorin uellsian dhe Pirlo beson se Juventusi do të forcohet nga ardhja e Ramsejt në Torino:
“Ramsej do të ishte një blerje e madhe,” tha Pirlo në Sky Sport Italia.
“Juventusi po përgatit një tjetër marrëveshje të shkëlqyer.
Ai është një lojtar i fortë dhe mund të bëjë shumë mirë në Itali”, përfundoi ish-mesfushori i bardhezinjve.