Chiellini i thur elozhe Ronaldos: Ja tri ndeshjet, kur na ka shpëtuar nderin!

27 Dhjetor 2018, 19:11Sport TEMA

Giorgio Chiellini pranon se, kur Juventusi ka pasur nevojë për Ronaldon më shumë në këtë sezon, “Cristiano është treguar Cristiano”.

Superstari portugez u hodh në fushë si zëvendësues nga kampionët e Serie A, në përpjekje për të evituar humbjen e parë në kampionat, në transfertën e Bergamos.

Dhe CR7 shënoi e barazoi rezultatin, duke i shpëtuar bardhezinjtë nga “turpërimi” i papritur.

Ai nuk ka zhgënjyer, me 13 gola të shënuar në të gjitha garat, deri më tani.

Kapiteni Chiellini i tha “Sky Sport Italia”, pas kontributit jetik të shokut të skuadrës ndaj Atalantës:

“Këtë sezon, kanë qenë tri momente, në të cilat jemi vënë në vështirësi: ndeshjet kundër Napolit, Empolit dhe Atalantës. 

Nuk është rastësi, që në këto tri ndeshje, Cristiano ka qenë Cristiano. 

Ronaldo është një lojtar vendimtar, ne e dinim këtë. 

Në momentet themelore, ai arrin të nxjerrë diçka shtesë, që e ka përbrenda. 

Iu dha një pushim ndaj Atalantës, sepse nuk mund të jeni gjithmonë në krye, kur luani kaq shumë ndeshje. 

Por, Ronaldo mundi të jetë vendimtar edhe në 20 minuta lojë”.

1 komente në “Chiellini i thur elozhe Ronaldos: Ja tri ndeshjet, kur na ka shpëtuar nderin!”

  1. Sara says:

    Nderi Zonjes K..rve plake… ku keni n der ju juventionet pash zotin, ja shih ke keni tifozin Nr.1 ne Shqiperi Ed Palloshin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje