Njihuni me nënën shkodrane që birësoi vajzën 2-vjeçare, Bushati: Shembuj të tillë i duhen shoqërisë

30 Dhjetor 2018, 15:49Sociale TEMA

Pas katër vitesh, Lazime Fera, një vogëlushe që banonte që nga mosha 2-vjeçare në Shtëpinë e Fëmijës Shkodër e më pas në familjen Krraba në Shkodër që hapi dyert e shtëpisë për të, do të rikthehet në familjen e saj biologjike.

Sikurse ka bërë në këto katër vite, edhe në këtë moment emocionues nuk mund të mungonte ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili gjatë këtyre katër viteve është kujdesur që Lazimes të mos i mungojë përkujdesja.

Përmes një postimi në Instagram,Ditmir Bushati, i cili është njëherësh edhe drejtues i PS-së për qarkun Shkodrën ka  publikuar videon ku vajza është bashkë me familjen që  e birësoi. Bushati falenderon familjen Krraba që hapi dyert e shtëpisë për Lazimen, e rriti me dashuri dhe edukoi me vlera.

“Lazimen e vogël e takova për festat e funditvitit në Shkodër. Ajo do t’i bashkohet familjes së saj biologjike. Vogëlushja që kaloi nga institucioni i përkujdesit social në familje kujdestare shkodrane, sot i bashkohet gjirit të familjes në Tiranë. 

Mirënjohje pafund për Nikolinën dhe familjen Krraba që hapi dyert e shtëpisë për Lazimen, e rriti me dashuri dhe edukoi me vlera. Shembuj të tillë solidariteti njerëzor i duhen shoqërisë tone”, shkruan Bushati.

2 komente në “Njihuni me nënën shkodrane që birësoi vajzën 2-vjeçare, Bushati: Shembuj të tillë i duhen shoqërisë”

  1. Tomi says:

    Intersant.Bushati qe u kap mat para disa vitesh ne bordellot gay te Brazilit. Po na jep shembuj se si duhet te jete shoqeria.

  2. Peco says:

    Ore Tema, po lini nam, or te uruar, e kthyet gazeten ne sherbim te ketij bythcpuarit. Kaq ju dhembka qe e qeroi Rama? Apo humbi diplomacia boterore me largimin e ketij mender diplomati? Nga 90-ta e ketej, vetem per Sereqin mund te flitet si nje individ qe kish njohuri ne fushen e diplomacise, te tjeret kane qene per brigadier arash ne ndonje kooperative te tipit te larte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje