Autostrada Tiranë-Durrës do të mbyllet në datën 4 janar, me ARRSH që sqaron se “paralizimi” i lëvizjes së automjeteve në këtë aks do të bëhet për shkak se do të nisin punimet për përmirësimin e situatës së përmbytjeve me ndërtimin e dy tombinove në segmentin Tiranë–Qafë Kashar, në kilometrin 6+600 dhe 6+800.
Duke nisur nga mëngjesi i 4 janarit, do të jetë e pamundur lëvizja në autostradë nga Mbikalimi i Kamzë deri në Mbikalimim e Qafë Kasharit, në të dyja drejtimet.
ARRSH ka publikuar dhe planin për devijimin e trafikut.
“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga data 4 Janar 2019 ora 05:00 në mëngjes, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të fillojë ndërhyrja emergjente për përmirësimin e situatës së përmbytjeve me ndërtimin e dy (2) tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë–Qafë Kashar (kthesa Rinas) në kilometrin 6+600 dhe 6+800 (Kastrati & Alba-Elettrica). Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut te punimeve të miratuar.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve:
Autostrada Tiranë–Durrës në segmentin Mbikalimi Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes.
Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.
Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe në drejtim të jugut (nga Ndroqi ose Elbasani).
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar dhe të shfaqur në media.”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.
Ky institucion u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë./TCHl
Ai mut grafikut i miratuar a ka afat perfundimi ? Perse nuk jepet data e perfundimit te punimeve ?APO TE JEMI BRENDA SE POPULLIT JA FUTIM SA KOHE TE DUAM.
Cojeni more ate Qendron banakier ne ndonje barake pa leje tek Astiri
SA KOHE ZGJASIN PUNIMET…….. Kure do hapet rruga? eshte pyetja kryesore e kujtdo qe udheton ose planifikon te udhetoje !!!!!!!1