STATISTIKAT: Rritet numri i lindjeve të parakohshme, 4% e adoleshenteve në Shqipëri bëhen nëna

27 Dhjetor 2018, 17:34Sociale TEMA

Shqipëria vazhdon të pësojë rënie të lindshmërisë nga vit në vit, por ajo që ka pësuar një rritje të lehtë dhe shihet si një problem nga specialistët është numri i lindjeve tek vajzat adoleshente.

Sipas studimit demografik, 4% e adoleshenteve janë bërë nëna ose janë në pritje të fëmijës së parë.

Në periudhën 2008-2009 lindja në moshë minore ishte në nivelin 3%.

Ekspertët kanë vënë në dukje se 2% e adoleshenteve kanë tashmë fëmijë, ndërsa më shumë se 1% janë shtatzëna. Përsa i takon lindjeve totale ajo që vihet re, është ulja e fertilitetit duke bërë që çiftet shqiptare të lindin gjithmonë e më pak fëmijë.

Edhe sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2018 ka pësuar një rënie prej 19,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 111 lindje, ndërsa më i larti regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.287 lindje.

Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e paraqet qarku i Vlorës me 31,3 % dhe qarku i Korçës me 28,7 %.

3 komente në “STATISTIKAT: Rritet numri i lindjeve të parakohshme, 4% e adoleshenteve në Shqipëri bëhen nëna”

  1. ?? says:

    Raste të tilla brënda për brënda vëndit ka dhe në Angli (pakujdesia) por të përfitojn te huajt nga një fatkeqsi sociale është e pafalshme.

  2. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    pas sportit te sumes[i cili spiegon renien e lindjeve ]duket se sunitet u rikthyen ne traditen shekullore: perdhunim te minoreneve……………..

  3. albo says:

    Futen degjenetimin dhe feminizmin. Shkaterrimin e familjes qe te zhdukin rracen Shqiptare dhe ta mbushin me emigrant te huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje