Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm, që vjen pas mbylljes së pjesshme të qeverisë nga Presidenti Donald Trump.
Ambasada në një postim në Facebook, bën me dije se pasaportat e planifikuara dhe shërbimet e vizave në Shtetet e Bashkuara, në Ambasadat Amerikane dhe Konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë vonesës së buxhetit siç lejon situata.
Po ashtu shtohet më tej se do të ketë funksionim normal për informacionet urgjente që lidhen me sigurinë.
“Në këtë kohë, pasaportat e planifikuara dhe shërbimet e vizave në Shtetet e Bashkuara, në Ambasadat Amerikane dhe Konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë vonesës së buxhetit siç lejon situata.
Ne nuk do ta përditësojmë këtë faqe deri në funksionimin e plotë, me përjashtim të informacioneve urgjente që lidhen me sigurinë.
Për informacione mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov”, ësthë ky postimi i plotë nga ambasada.