Erjon Braçe publikon pamjet e masakrës në Gradishtë: Çfarë bën ministria, që e lë këtë again të bëjë ç’të dojë?!

27 Dhjetor 2018, 10:33Sociale TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe, ka publikuar pamjet e një masakre mjedisore që po ndodh në Gradishtë.

Masakër që ndodh prej vitesh dhe askush nuk ndërhyn.

“Mirmengjes çuna!

E keni lene punen keshtu?

Festa ëëë?! Me ju e kam, nga ministra, deri tek inspektori i fundit;

E shkatërroi kodrën e bukur mbi Gradishtë në Divjakë, ky agai.

Ka vite qe e ben!

Dhe eshte interesante se pavaresisht kush eshte ne pushtet, ky Agai e gjen gjithnje nje njeri aty qe te vijoje te shkaterroje per fitimet e tij kete koder!

Edhe kete here po njesoj!

Ne blloko e ju liro!

Shiheni masakren tani!

Mire ullinjte e vjeter, mire edhe shtepite, por tani e gjithe kodra!

Madje madje edhe rruga e re e sapobere e fshatit Gradishte qe po mban kamione te renduar deri ne 20 tone siper!

Nderhyni sa nuk eshte vone!

S’ka objek qe te justifikoje kete masaker!

Leje mjedisore jo e jo!

Ne do punojme dhe per festa, aty rrotull jemi!

Po ju presim”, shprehet Braçe.

Gazeta TemA e ka denoncuar prej muajsh këtë skandal dhe ka publikuar edhe një letër të banorëve për këtë rast.

Letër e hapur gazetës TemA

Jemi një grup banorësh, që endemi  prej 5 vitesh për të ndaluar atë masakër mjedisore që po ndodh në kodrat e Gradishtës. Tre kodra janë rrafshuar në këtë fshat dhe batërdia vazhdon pa u ndalur. Për dijeninë e lexuesit, këto kodra përmbyllin vargun që nis nga derdhja e lumit Shkumbin dhe përfundon në fshatin Gradishtë, për rinisur  vargun e Ardenicës. Këto vargje kodrash  janë një dhuratë unike  e natyrës për gjithë zonën e Myzeqesë.

Ato  ndajnë detin nga fusha e madhe e Myzeqesë. Kanë qenë kodra të bekuar nga natyra me pyjet shumë-shekullore, bimësi të jashtëzakonshme, vreshta dhe brezare me ullinj, kafshë dhe shpend të egra,  me një  biodiversitet unikal.  Goditjen e parë këto kodra e morën në vitin 1997 ku nga sulmi i barbarëve u rrafshua gjithë pylli, por me bimësinë që po rimëkëmbet pas 20 vitesh duket se po mbulon plagët e hapura.

Ndërsa goditjen e dytë, këto kodra po e marrin në këtë periudhë duke rrënuar, masakruar dhe rrafshuar kodrat.  Po ndodh një masakër mjedisore që natyra nuk mund ta rikuperojë asnjëherë. Arsye është babëzia. Kompani të etur për biznes, të fortët e zonës që dalin garant dhe qeveria që është pjesë apo qëndron indiferente janë një front që ka gjunjëzuar çdo rezistencë për të mbrojtur mjedisin e natyrës dhe jetesës.

Megjithëse një bukuri e natyrës, në tre prej këtyre kodrave vazhdon prej 5 vitesh një masakër mjedisore. Një kompani ndërtimi, që ka fituar tenderin e rrugës Lushnjë – Fier, për të shmangur blerjen e zhavorrit   ka filluar gërryerjen e kodrës për të marrë dheun-shtuf.  Kompania e lidhur ‘me të fortët e fshatit’, që u vet-paraqitën edhe si pronarë të kodrës, megjithëse nuk i lidh asgjë me zonën,  filluan shkatërrimin e kodrës.

Por, edhe nëse do të ligjërohet  ndokush si pronarë i kodrave,  ndoshta banorë të lindur edhe  përpara formimit të kodrave,  deri në cfarë mase shkon e drejta e tyre për të rrafshuar ato?  Nën hundën e strukturave vendore (komunale dhe bashkiake), të përfaqësuesve të zgjedhur të zonës, të policisë bashkiake dhe të rendit, nën indiferencën e Ministrisë së Mjedisit u rrafshuan tre kodra duke shkaktuar masakër mjedisore.

Janë disa dhjetëra hektarë të kodrës të  degraduar në përmasat  e  humnerës dhe pa asnjë mundësi rehabilitimi. Erozioni është i pashmangshëm, si pasojë e shkatërrimit të bimësisë  dhe  gërryerja në çdo  moment do të krijojë  rrëshqitje e do të marrë nën vete atë çka mbetur,  së bashku me  pjesën e fshatit që mbështetet në faqen e kodrave. Por askush nga ata që duhet ta ndalin këtë masakër mjedisore  nuk shqetësohen.

Shkatërrimi vazhdon, degradimi i mjedisit është i plotë dhe natyra ka humbur çdo shans për të rehabilituar veten. Lubia e matrapazëve e ka mundur natyrën. Fatkeqësia mjedisore është tmerrësisht e prekshme dhe e dukshme. Disa qindra rrënjë ullinj të moshës  20-25 vjeçarë  janë shkulur e prerë, bimësia është zhdukur në humnerën e krijuar, kafshë e shpendë të egra kanë marrë arratinë dhe të gjitha   janë vetëm një kujtim i së kaluarës. I gjithë ekosistemit i zonës është shkatërruar apo është në rrezik kritik.

Një humnerë me lartësi  rreth 70 m, aq sa është edhe lartësia e kodrës dhe me një sipërfaqe prej disa dhjetëra hektarësh po merr  nën vete  gjysmën  tjetër të  fshatit. Banesat  janë  në çdo në humbje të bazamentit të tyre dhe në prag të rrëshqitjeve masive të dheut me rrezik imediat për jetën e banorëve.   Përmasat e shkatërrimit flasin qartas  për një katastrofë të vërtetë jo vetëm ekologjike,  por mjedisore dhe me rrezik permanent të popullatës. Të gjithë e shohin veç atyre që kanë përgjegjësinë për ta ndaluar.

Janë 5 vjet që lulëzon industria e shkatërrimit  nën garancinë e indiferencës së shtetit e të ligjit. Dhjetëra buldozerë, skrepa dhe transportues të frikshëm kafshojnë ditën dhe natën kodrat duke lënë pas vetëm gërryerje. Askush nuk e ka ndaluar rrënimin. Ajo që ishte dhuratë e natyrës prej miliona vjetësh është kthyer në një shëmtim të saj për një kohë shumë të shkurtër dhe që nuk do të mund të rikthehet ndonjëherë.

Por edhe për të ndaluar së shkatërruari atë çka mbetur, mund të shpresohet vetëm në një  hakmarrje e natyrës apo mrekulli e qeverisë. Por,  të dyja ndodhin shumë rrallë. Për të fortët e të pa ngopurit nga vjedhja e dheut,  ligji  dhe forca e shtetit janë të shushatur.  Ato mund të dallojnë qartë ndonjë hallexhi për ndonjë tel dritash apo gomar me dru, por jo ata që rrafshojnë kodra me autokolona mjetesh të rënda.  Mos veprimi i bën autoritetet njëlloj përgjegjëse për indiferencën apo aferat.

Ka aq shumë prova për të nisur një hetim shembullor sa nuk gjen asnjë argument për të kundërtën. Nëse ka marrë leje kompania për shkatërrimin e mjedisit cilët janë ata që kanë bërë studimin e zonës? Cili  është impakti i mjedisit? Po rreziku i popullsisë? Përse qëndrojnë  indiferent kaq gjatë autoritetet komunale, bashkiake, qendrore dhe ato policore?

Vendi i masakrës mjedisore është aty dhe do të mbes përherë i hapur.  Banorët janë lodhur dhe kanë humbur çdo besim te autoritetet. Ata ja  kanë përcjellë shqetësimin strukturave lokale dhe deputetit të zonës, por asgjë.  Kompania së bashku me të vet-quajturit ‘pronar të kodrës’ njëkohësisht të ‘fortët’ e zonës  kanë vazhduar të pa shqetësuar biznesin e shitblerjes së kodrës.

Është një fije optimizmi se motua  e tanishme e qeverisë për mbrojtjen e mjedisit, ndoshta do të impenjojë ministrin e Mjedisit të interesohet për këtë masakër mjedisore për të ndaluar shkatërrimin e mëtejshëm  dhe për të dërguar përgjegjësit përpara ligjit.

Qeveria ka të gjitha shanset për tu distancuar nga ata që e vodhën dhe e gjymtuan  mjedisin për të fituar duke shitur kodrat.  Ka mbetur gjithashtu ende edhe një  ndjenjë optimizmi,  që po shtohen  njerëzit që ju dhemb mjedisi dhe nuk do të qëndrojnë indiferent  përballë lidhjes së shëmtuar  që kanë krijuar kasta e biznesmenëve  batakçinj me’ të fortët’ që vazhdojnë të jenë mbi çdo ligj dhe që gjenden kudo. Ftojmë shoqatat e mjedisit dhe emisionet investigative të bëhen pjesë e demaskimit të kësaj masakre.

Banorë të fshatit Gradishtë

(TemA)

21 komente në “Erjon Braçe publikon pamjet e masakrës në Gradishtë: Çfarë bën ministria, që e lë këtë again të bëjë ç’të dojë?!”

  1. arber_bylin says:

    shiko shiko na del me shpate te madhe per te lare menderen me shurre , por me qelbesira je ti brace therriza qe e denoncon tani, kur ka kaq vjet qe egziston kjo kasapane , dhe ti hesht , apo eshte e modes ajo shprehja juaj , qe na pengon saliu ….. ju jeni te gjith njesoj , e ardhmja e shqiperise eshte , studente ekselente ne parlament , dhe ju qelbesira te gjithe per nxerre me dacka ne rruge nga parlamenti.

  2. xxx says:

    Si ka mundesi te ndodhje kjo masakar nen hunden plot lesh te qeverise sone sypatrembur dhe vigjilente, qe punon non stop 24/24 pa vene gjume ne sy per te miren e popullit tone trim dhe liridashes shqyptar, qe ka care rrugen e historise me shpate ne dore.

  3. Qytetari fotograf says:

    T’hongërt dreqi o CHIWAWA!
    Ministria jote është!

  4. loran shehu says:

    qeveria e edi rames ka degraduar ne cdo aspekt te sajin

  5. Martini says:

    Nga vjen ore Erjon?Nuk e di ti.qe gjysmat e ministrave i keni hajdute!!!Ishte ministre e turizmit Eglatina perfekte qe perputhej me interesat e vendit dhe te majtes e hoqi.Dhe vuri kete Dervishin e pafte te Mallakstres qe deklaronte hapur nder shoke e tavolina.”Kur do fitojme e te vijme ne pushtet qe te vjedhim se ato qe kishim na i muren bastet.Jerarkia e hajduteve ne Ps sipas shumave te vjedhura.Gjiknuri Ahmetaj Aresimi Klosi etj.Po nuk.i denoncoi Edi e ka vendon ne krye.

  6. Kola says:

    Z.Deputet, po del ne pension deputet. Shume mire! Je deputet i shumices qeverisese. Kujt i qahesh?! Pse nuk merr masa kunder kesaj traghrdie mjedisore?! E kthyet Shqiperine ne shkretetire dhe beton.

  7. Zihniu si veriu says:

    Po si e ka emrin agai o Braçeja yne? Po ke frike ta permendesh o deputet i popullit?

  8. Grigor says:

    Ti flet mor Braçe, se ta do puna te dukesh sikur je njeri i mire. Pavaresisht faktit qe ti ke te drejte, ke njemije perqind te drejte per kete problem, nuk je aq i paster.
    E megjithate, ne kete rast, nuk ka rendesi fare kush je ti. Rendesi ka kjo masakra mjedisore qe po ndodh aty.
    Por problemi eshte diku tjeter. Situata duket sikur po te mos flasesh ti, asgje nuk do te ndodhe dhe kjo dobte vazhdoje. Po pse mor Braçe, ti je i vetmi Gardian i Mjedisit ne Shqiperi? Po te mos jesh ti, çfare do behet? Ja ky eshte problemi. Ne fakt nuk eshte nje problem, Jane disa:
    – Autoritetet vendore jane non-ekzistente, ose me mire tejet te korruptuara si kudo.
    – Popullata lokale nuk ka asnje pikepamje ideore per mjedisin, Jane secili “larg nga bytha ime”, dhe kjo eshte karakteristike e popullit ne shume krahina te Shqiperise. Ne njohim vetem perfitimet dhe te mirat individuale. Te mirat dhe perfitimet kolektive nuk konceptohen si te tilla. Eshte çeshtje e nivelit te ulet qe kemi. Ndjenja e komunitetit eshte zero.
    – Jemi popull frikacak dhe nuk ngrihemi kunder te forteve. Ose blihemi dhe perçahemi shpejt.

    Ketu e kane burimin te gjitha te keqijat qe na kane pllakosur si popull. Tani, per te gjitha keto, e kane fajin, Enveri, Berisha, Nano, Meta, dhe Rama. Se demek ata na kane bere keshtu, selse nuk na kane zgjidhur problemet.
    Per shembull, per kete qe nxodh ne Gradishte e ka fajin Enveri. Apo nuk eshte gjalle ai? Pse, ka vdekur ai? Shume mire atehere, Saliu e ka fajin? Çfare? Ka dhënë doreheqjen prej gjashte vjetesh? Shume bukur, Rama atehere. Ore, nje do ta gjej une qe ta kete fajin. Edhe tek Maduro ne Venezuele do shkoj per te gjetur fajtorin.
    Vetem ne or ne, ne nuk kemi faj fare. Çfare faji kemi ne? Ne kemi votuar gjithmone si na kane thene. Une per shembull votoj gjithmone per per PK-ne. Partia e Korrupsionit. Bej keq thoni ju? Po ata me japin para mua, ose me futin djalin ne pune, ose me çojne vajzen me studime. Jane te keqinj dhe vjedhin shtetin? Ç’me duhet mua? Une jam ne rregull. Se mos eshte i imi shteti. Haet shteti? Jo. Atehere, le ta marrin ata.
    *******************””
    Tani e moret vesh se kush e ka fajin? Ju do thoni qe ky Erion Braçe deshi gjashte vjet si deputet ne Lushnje qe te shihte Gradishten. Edhe? E paska fajin Saliu, Rama, dhe Braçe atehere.
    Ndersa ai qen bir qeni qe shkaterron dhe populli qe ben sehir nuk paskan faj fare! Populli qe voton me sy mbullur per Ramen ose Berishen si idioter pa tru nuk paska faj fare!? Qe rrine si.kunguj atje ne Gradishte duke pare ate kokemishin qe shkaterron nje koder te tere, nuk paskan faj fare.
    E kemi ndergjegjen kolektive zero, sepse kemi nivel shume te ulet. Te na shaje dikush Allahun apo Krishtin behemi si te xhindosur, ndersa te na prishin vendin ku jetojme rrime si bufer.
    Turp. Po ne nuk kemi turp. Ne rrime ne kafene dhe presim te vijne Amerikanet apo Europianet qe te na rregullojne.

    1. Bab erdoqeni shoku atletaxhiut says:

      Grigor nje analize perfekte bravo????nuk eshte vetem difekti yne,te gjithe Europa jugut po te njejtin mentalitet kane,ne Italin e jugut kane pas thone,con la Spagna o con la Francia basta che si mangia

  9. Genti says:

    Bravo o kone e Partise se sumes (PS). Erioni nuk ka faj. Jeton ne nje sistem diellor tjeter, dhe kur e sjell rruga ne planetin tone, fillon dhe shperthen ndaj padrejtesive qe partia e tij ne pushtet nuk shikon. Bravo Ronce!!

  10. Xha Brahua says:

    Ajo shtepia atje ne maje te kodres ,,,,”ma hengri” me duket!

  11. operacioni zjarri says:

    Si pune e ketij agait jane edhe agallaret ne Shengjin. Po e shkaterrojne pa pike meshire. Buldozere qe punojne pa pushim. Po shtetit nuk i behet vone. Po mbijne hotelet mu ne buze te ujit

  12. Gradishta shikon dhe i jep hakun gjithsecilit says:

    Nje BRAVO e madhe per deputetin Brace qe nuk ja perton as te veteve kur mbyllin syte perpara masakrave mjedisore. Respekt per Erionin.

  13. Brahoo says:

    Prisni dhe pak se gjerat do rregullohen,prisni sa shoku Braçe te iki nga opozita dhe te vi ne pozite.

  14. Zambi says:

    Ne cdo rast e keni zgjidhjen. Fajin e ka Berisha!

  15. rexha 10 says:

    BRACE SICE DENENCOVE DUKEN E FUTBOLLIT ASHTU DUHEJ TE DENENCOSH EDHE BLENDI KLOSIN,NJE PACAVURE E TE DROGUAREVE TE QEVERISE RAMA .BASHKE EDHE ME TY MBRENDA.E SHKULET DROGEN NGA LAZARATI DHE E MBOLLET MBRENDA NE QEVERI.QEVERITARET BEJNE PAZARE NE KURRIZ TE KETIJE VENDI .GJYNAHET I HANE POPULLI.PROVO E SHKO NE BERAT ,ANDEJ NGA TOMORRIKA PER TU DUKUR GRADISHTI LAGJE PREJ FLORIRI PERPARA ASAJE QE PO NDODHE ATJE.PO PER TRAUM TE NJERZEVE NDAJE NATYRES .

  16. Zihnitelha says:

    O brace bravo por ti ke qene deputet i beratit e po te shikosh se çpo ndodh ne uren vajgurore te iken mendia me guroret nuk eshte vetem ne gradisht po ne gjithe shqiperine qeverria jote dhe jona xhanem we e kemi votuar po na leron robt merr thes me pare nepermjet njerezve te korruptuar e varros votuesit si skeeverit e koheve primitive
    Po talleni me jetet tona e kush e mendonte ju ishit shpresa dhe na e futet sa krahu
    Bejme ankesa te shqiperia qe duam dhe tallin trapin me ne na thone qe vume dy leka gjobe e u plotesuan kushtet i dhame leje mjedisore sa turp sa ndot ne dyert e shtepive tona me jetet toma lulezon me biznes i piset qe ereson jetet tona e mbush xhepat tuaj mbase jo tendin sa turp sa turp deri ne infinit sa kriminale u tregua RILINDIA me ne votuesit e sa harram..!!’

  17. Sandri says:

    Brace,mos luan edhe ti pjesen ne estraden e Rames gjoja sikur po u ben kritika ministrave,por del bllof se as qe e can njeri koken per ato qe thua ti?
    Ne se nuk do ishte keshtu ti duhet te doreezoje mandatin e deputetit ose te dilje i pavarur!
    Cfare personaliteti ke ti kur akuzon per krime ministrat dhe Ramna as ta fershellen fare?
    Ti nuk je aktor bi Portokallise,por deputet,prandaj pse nuk kerkon qe denoncimeve tre tua Rama oi tre mbaje qendrim ndaj ministrave ose ta mbylle gojen ty?
    Se ti propozove te ngrihej pragu i taksimit te rrogave dhe kishe shume te drejte,por ministri mesues i anglishtes,me siguri sipas udhezimeve te Rames jo vetem te kundershtoi,por kerkoi qe te ulej taksimi poshte rroges minimale!?
    Pastaj komedia mbaroi kur ne kuvend asnje nga keto propozime nuk u trajtuan!
    Ja kjo eshte estrada e Rames qe na vjen per te vjelle edhe ne socialisteve!Po mire o Brace qe ne pensionisteve nuk keni leke te na rritni pensionet,por si nuk te shkon ty mendja si ekonomist dhe human qe je,qe te na hiqet taksa e TVSH nga faturat e dritave?
    Mire nuk keni te na jepni,por pse na i merrni?
    Po transportin urban pse nuk na e beni falas si gjithe Europa?
    Sikur 1% nga rroga e juaj te hiqni na mbuloni keto kerkjesa!
    Apo e keni lene para zgjedhjeve!?

  18. Urani says:

    A eshte ne vete ky deputet qe quhet Brace? Po ku ka qene e ku eshte ky? Vetem ti mbroje krahet kryetarit te rilindjes? Tani qe kodrat jane sheshuar flet ky palo deputet. As emrin nuk ia permend Agait. Keto jane pordhe me rigon per tu cfajesuar ne mos nuk jane bashke me Again dhe ministrin e mjedisit. Fol p deputet rilindas ose dorzoje mandatin.

  19. KOLI says:

    TURP PER KETA MASKARENJ ,,,,si e lejon pushteti local ,,,bashkia apo komuna kete masaker…,,keta kryetare bashkish duhet te pushohen menjehere nga puna,,,keto te shohe edi rama ,,,,,,,,dhe firma te gjobitet me 5 million euro ..////

  20. Bogonica says:

    Nga fotoja duket se kjo masaker duhet te kete te pakten 3 apo 4 vjet qe vazhdon.Me siguri masakruesi(nuk e kam idene kush eshte) duhet te jete militant i kesaj Qeverie,lejen mjedisore e ka marre prej kesaj Qeverie.Ndersa z.Brace eshte deputet i asaj zone prej gati 6 vjetesh.Ne mos eshte ai autori apo nderhyrsi per te dhene lejen,atehere ai eshte Qorri me i Madh ne Shqiperi !.Tani e shikoni ju z.Brace?Te pakten nje here ne muaj ju kaloni andej,sepse eshte zona qe ju ka votuar ,nuk ju ka bere pershtypje?Me siguri qe j’u ka bere,por jeni dhe ju i kapur,kushedi ku luan loja me kete denoncim qe po beni me kaq vonese.Turp edhe per pushtetin vendor qe ben sehir,jane edhe ata te kapur.Turp per pushtetaret lokale dhe ata ne qender,turp edhe per opozitaret qe e shikojne kete masaker dhe nuk ndihen.Turp per zyren mjedisore perkatese(te vjeter e te rinj).Turp per Drejtorine e Mjedisit prane Qarkut te Fierit.Fjalen e ka Edi Rama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje