Pak ditë më parë, pas kthimit nga Turqia, efektivja që u plagos në protestën e banorëve të “Astirit” Ina Nuka është pritur nga kryeministri Edi Rama dhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Gjatë takimit të tyre në zyrën e kryeministrit, Rama i premtoi efektives një shpërblim financiar.
E pasditen e së mërkurës është publikuar edhe Vendimi i Këshillit të Ministrave, ku kryeministri Rama ka vendosur dhënien e shpërblimit për 12 muaj për Ina Nukën.
Vendimi
PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE ZNJ. INA GAVROSH NUKA, INSPEKTOR, PUNONJËS POLICIE I PLAGOSUR NË KRYE TË DETYRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.Dhënien e ndihmës financiare, në masën e 12 (dymbëdhjetë) pagave mujore, znj. Ina Gavrosh Nuka, inspektor, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme, motorist, në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, e plagosur në krye të detyrës për vendosjen e rendit dhe të sigurisë publike.
2.Efekti financiar, në vlerën 792 000 (shtatëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3.Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
.. po pse rroga mujore nuk i mjafton ore k/ minister ..?!.. te kujt i ke parate , te tuat ..?!
Ka të drejt ish Presidenti Republikës Berisha që thotë që po e bëjnë si Lilo Labia (të Malet me blerim mbuluar).
Mire bere qe e shperbleve por jo me parate e popullit, gjej menyren me te thjeshte duke ja marre keto para atentatorit, qe te jesh i nderuar dhe te besh shtet pesembari, se po vazhdoi kjo histori, shteti shkon per lesh duke vepruar keshtu.
Edvini është kastravec nga trutë . Shtëpia jonë ka njerëz me më shuma halle dhe me më shumë merita se policja Ina , por , k/ ministri ynë është burrë leshi, e jo burrë shteti !
Të gjitha mëndjelehtësitë e tij ka për t’i paguar një- më – një !
Ina Nuka eshte policja qe e nderojme te gjithe sepse u plagos ne krye te detyres nga forcat kriminale t LSI-se se Metes.Kur ne u japim para studentve mbetes e parazit pse mos ti japim kesaj police qe u aksidentua ne krye te detyres?Ministri i brendshem veproj shume mire.Malsori Boston
Ca flisni o njerez katile! Duhet te jeni nga dora e Astirit si duket. Efektivja u plagos ne krye te detyres dhe i takon shtetit ta shperbleje. Ju merruni me edukimin e atyre cope femijeve qe i keni rritur si mostra prehistorike. Te shkojne ne shkolle dhe mos merren me shashka te modifikuara se ben vaki heres tjeter po ju plas juve ne dore… Shkoni kerkoni shperblim tek dr. gjilpera pastaj