17-vjeçarja që u dënua me dy vjet burg për… vjedhjen e një celulari

25 Dhjetor 2018, 21:42Sociale TEMA

Emisioni ‘Dritare me Rudinën’ këtë Krishtlindje ishte në burgun e grave në “Ali Dem”. Në mesin e të dënuarave ishte edhe Eva, 19-vjeçarja e dënuar për dy vite burg me akuzën vjedhje me dhunë.

Ajo tha për ‘Dritare me Rudinën” se, ishte vetëm 17 vjeç kur vodhi një celular dhe u dënua me dy vite burg.

“Përshëndetje më quajnë Eva, jam 19 vjeç. Kam bërë vjedhje me dhunë. Kam qenë me shoqërinë. Isha adoleshente, vodha një celular kur isha 17 vjeç. Ushtrova dhunë psikologjike. Thjesht ka pasur dhimbje koke dhe e kanë quajtur dhunë Të gjithë u dënuam, edhe 24 ditë dal. Do jem pranë familjes sime, do shkoj në shkollë. Ju uroj të gjithave këtu liri sa më të shpejt”, tha ajo.

Xhunga: Ça i bën një burg të miturave?

Gjonaj: Ne jemi munduar shumë dhe me reformën që kemi ndërmarrë. Që të kemi masa të tjera. Në institucionet që mbajnë të mitur, në at të Kavajës, por edhe në burgun e grave, kemi kërkuar trajtim ndryshe për ta. Sa i përket institucionit të grave, nga informacionet që kam marrë, për veprat penale, një pjesë e mirë e tyre vijnë nga familje që kanë kaluar një traumë, një dhunë të bashkëshorti. Që është reflektuar edhe në kundërveprim.

Xhunga: Ky burgu mes pallateve kaq i vjetër..mendova se do kishte një zgjidhje tjetër….

Gjonaj: Si infrastrukturë lë për të dëshiruar. Kemi menduar që të bëjmë një rindërtim të këtij burgu. Në mastër planin tonë, kemi menduar se institucioni i vuajtjes së dënimit të grave, të jetë më bashkëkohor.

10 komente në “17-vjeçarja që u dënua me dy vjet burg për… vjedhjen e një celulari”

  1. Santa Quaranta says:

    Ha ha ha !! Dhe Dritan Dajti per vrasjen e 4 punonjesve te shtetit nuk eshte denuar akoma; Lul Berisha del nga burgu dhe Alfred Shkurti ben ankese dhe pretendon te dale i pafajshem!! Te tille jane prokuroret dhe gjyqtaret!! Nuk jam dakort qe edhe kjo fatkeqe te mos denohet por …..

  2. mirel says:

    Po ctu desh o lumadhe. Kishe zene ndonje deputet dhe mund te vidhje tere Shqiperine dhe te te conim ne tabele te nderit, ose ne Parlament

  3. Zigur Qarri says:

    Ndersa Edvin Rama dhe banditet e “rilindjes”,kan vjedhur miliarda Euro,por askush nuk eshte denuar!
    I kerkoni falje banditit Saimir Tahiri(Pablo Escobarit),i tha gazetareve Kryeministri Rama!Elvis Rroshi
    kandidoi perseri me aprovimin e Rames,megjithese me 5 emra dhe i denuar ne tre Shtete!Si perfundim,
    5 Muaj burg per mashtrim!Per vjedhjen e tokave dhe venien e pasurise me pune te pista,jo qe nuk eshte
    denuar,por nuk guxon kush t’ja permende!Kam detyrime ndaj Partise ,tha Rama,nuk mund te dale lakuriq
    si dikur,por per te vjedhur,nuk ka problem fare!

  4. shqiptari says:

    gjithe ajo femer hajdute!!!!!!!! sa injorante dhe idiote. mire ti behet, ne burg te rri.

  5. Ai says:

    “TemA” cfare rendesi ka nqs vodhi nje celular apo nje banke?!
    A eshte vjedhje?!
    Vjedhje me dhune( dy akte kundraligjore)…dy vet burg
    Rreh gruan( nje akt kundraligjor)… 8 vite burg

  6. xhokonda says:

    si nuk ju vjen turp o gjykates po ajo eshte femije . si nuk keni turp o komentues qe flisni keshtu. po grate dhe vajzat ne kete vend te ndyre jane heroina. po vrau nje grua e sigurt qe ja keni bere jeten ferrr .

    1. Prokuror says:

      Turp te vije ty xhokonda qe perzjen kauzen me krimin. Nje femer nuk mund ta vleresosh vetem per ate qe ka mes kembeve, por edhe per sjelljen. Gjykatesi nuk ka denuar femren por ka denuar krimin. Sa per vrasjet, te jesh e bindur ti qe nuk ka njeri ne kete vend qe te vrasi per qef, por vete gjyqesia denohet me ligj si per meshkujt ashtu edhe per femrat. Merr ca ilace me mire.

    2. V8 says:

      Edhe viktima me shum mundesi femije ka qene…
      “Ushtrova dhune psikologjike. Thjesht ka pasur dhimbje koke dhe e kane quajtur dhune” -> Fjalia qe tregon qe ksaj burgu si ka bere pune. As ka kuptuar se ajo qe ka bere eshte gabim, as eshte penduar.

  7. Illyria-Shqiperia says:

    Ca u cafte ne dysh, qe e keni bere gjuhen shqipe si leter nevojtore.

  8. realisti says:

    Keshtu perfundon kur je amator. Ore…. njerez pune ka po nuk ka profesionista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje