Dy muaj më parë, Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu panë nga afër kushtet e vështira në të cilat jetonte familja e Ilir Kocit, në Marikaj të Vorës.
Bëhej fjalë për në një banesë të rrënuar ku pamundësia ekonomike ua vështirësonte jetesën 6 anëtarëve të saj. Sot, vetëm dy muaj më pas, familja Koci mori celësat e një vile të re dykatëshe, me hapësira të bollshme për 4 fëmijët e rritur dhe e arreduar sipas kërkesave të kohës.
“Nuk janë shumë familjet që ishin në gjendjen që ishit ju, në pikëpamjen e shtëpisë, por sidoqoftë janë dhe ne i kemi regjistruar dhe do i ndihmojmë të gjithë, pak nga pak” – u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama.
Ndërkohë kryeministri citon në Facebook, Mahatma Gandhin: “Lumturia ndodh kur çfarë mendon, çfarë thua dhe çfarë bën, janë në harmoni”.
.. e c`te themi ..?! a nuk jane keto cudira ..!?.. nuk e mar vesh a e kupton ky njeri sa probleme ka vendi ..?!
Keto jane pune qe duhet ti beje pushteti lokal komunat dhe bashkite.Po Rama keto gjera i ben per propagande per te bere makjazh vjedhjeve te tij me oligarket.Po nuk e kupton dereziu se populli nuk eshte bageti dhe nga ana tjeter nxjerr ne pah qe ketu pushteti lokal eshte zero.
Keto jane pune qe duhet ti beje pushteti lokal komunat dhe bashkite.Po Rama keto gjera i ben per propagande per te bere makjazh vjedhjeve te tij me oligarket.Po nuk e kupton dereziu se populli nuk eshte bageti dhe nga ana tjeter nxjerr ne pah qe ketu pushteti lokal eshte zero.Megjithate jam i gezuar qe nje familje e vuajtur sistemohet me shtepi.
Po të ishte Kryeministri mysliman,çelsat e shtëpis do i merrnit ditën e bajramit,është katolik dhe i merrnit për noël.