Meta, darkë me komunitetet fetare: Arroganca dhe lakmia po e ndajnë shoqërinë

26 Dhjetor 2018, 21:56Sociale TEMA

Presidenti Meta ka shtruar darkë me rastin e Krishtlindjeve me bashkësitë fetare.

Kreu i Shtetit e vuri theksin tek lufta ndaj varfërisë si dhe kujdesi tek fëmijët e të rinjtë.

“Shoqëria jonë përballet sot me disa fenomene të cilat shkaktojnë, pasiguri, frikë, padrejtësi e pesimizëm ku më trishtuese është ende largimi i të rinjve. 

Pabarazia, lakmia, arroganca, egocentrizmi po shkaktojnë një ndarje sociale të rrezikshem.

 Lufta ndaj varfërisë e zgjerimi i konsoliduar i shtresës së mesme është vendimtar për të ardhmen e vendit dhe për një paqe sociale e begati ekonomike,” tha Meta.

Meta bëri thirrje për të qëndruar të bashkuar dhe se duhet reflektuar për të shëruar plagët e shoqerise.

Sot më shumë se asnjëherë tjetër të gjithë bashkë, pa dallime besimi dhe ndasie politike duhet të reflektojnë thellësisht për të shëruar këto plagë të shoqërisë sonë, të familjeve tona. 

Fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë meritojnë të jetojnë në një vend të sigurtë evropian, ku të mund të shprehin potencialet e tyre të vërteta.

 Besimet fetare kanë një rol të jashtëzakonshëm në këtë betejë jetike, të cilën duhet ta fitojmë së bashku duke provuar forcën tonë dhe unitetin e harmoninë mes besimeve fetare,” tha Meta.

7 komente në “Meta, darkë me komunitetet fetare: Arroganca dhe lakmia po e ndajnë shoqërinë”

  1. ?? says:

    Po të isha President Republike theksin do e vendosja te kultura dhe jo te e kaluara.

  2. Pp says:

    Bravo president edhe mia vidh shune se te del nga bytha mjaft me demagogji

  3. KUJTIM PUSHKA says:

    Like FLORIRI zgjidhe qesen PER te varferit

  4. Niku says:

    Te q…. rracen hajdut i dreqit

  5. Tepsia Socialiste says:

    Kush po flet per lakmi, ekstaza e babzise ?

  6. President per palle ariu says:

    Presidenti ben si tigri ,pasi eshte i ngopur,luan me preden, me qetesi dhe dashuri.Hipokrizia ka arritur kulmin.Hiqet si President mbi palet,por kur thirret ne apel ben politiken e partise nga vjen.Ka lene gruan te bertase si telendarke,qe gjoja kerkon te laje mekatet,sikur kjo gjendje u krijua keto nje vit e gjysme,qe nuk jane ata ne pushtet.Nuk e kane hallin tek gjendja e mjerueshme e popullit,por tek halli personal,halli i vetingut ne politike,qe do te behet nga Organet e Reja te Drejtesise,ndaj shpiken gjoja vetingun alla shqupase,qe po tha Luli me shoket e tij(perfshire dhe dixhitali i Sales),qe filan politikan eshte i korruptuar,u firmos dhe u vulos.

  7. ideali says:

    Kur te jep moral imorali, cdo gje ka marre fund ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje