Mbyllen pikat e bixhozit në Bulqizë, banorët: Paratë nga miniera i linim në loto e kazino

27 Dhjetor 2018, 12:35Sociale TEMA

Një tabelë është e vetmja që ka mbetur prej biznesit të basteve sportive që deri pak javë më parë mblidhte të rinjtë e papunë në Bulqizë.

Këtë fund-dhjetori në qytet rezultojnë të mbyllura pikat e basteve dhe 3 bizneset e fundit te lojërave të fatit.

Në një qytet me rreth 13 mijë banorë, prania e rreth 10 pikave të tilla mjaftonte për të shqetësuar komunitetin, ndaj boshatisja e këtyre mjediseve është përshëndetur nga komuniteti.

Edhe pse një qytet me shkalle të larte papunësie dhe varfërie, në Bulqizë, lojërat e fatit ishin shtuar dhe më së shumti frekuentoheshin nga moshat reja. Por nuk kanë munguar as drama familjare të shkaktuara prej humbjes në kumar të parave të fituara në miniera.

2 komente në “Mbyllen pikat e bixhozit në Bulqizë, banorët: Paratë nga miniera i linim në loto e kazino”

  1. ????? says:

    Kanë humbur jetën 1000 minatorë këta 50 vitet e fundit. Dalin si zezak nga nëntoka. Duhet ditur rëndësia parasë.

  2. Genti says:

    Tani do beheni te pasur. RRnofte Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje