Rekord i ri botëror, lind fëmija... 6,7 kilogramësh

31 Dhjetor 2018, 14:30Lifestyle TEMA

Foshnja Ali vendosi një rekord të ri botëror duke ardhur në jetë me peshë 6,7 kilogramë, dyfishin e peshës mesatare për një të porsalindur.

Nëna dhe foshnja janë në gjëndje të mirë.

Ai nuk ishte fëmija i parë i vitit 2019, por mund të ketë qenë më i shëndoshi për vitin 2018. Ndërsa shumica e foshnjave janë lindur mesatarisht 3,5 kilogramë, Ali theu rekordin në spitalin ”Memorial Arlington” në Teksas, me dyfishin e peshës mesatare për një të porsalindur.

“Nuk e prisnim 6,7 kilogramë”, theksoi nëna e saj për ”USA Today”.

Aliu u lind më 14 dhjetor dhe u kthye në shtëpi më 19 dhjetor, pasi kaloi disa ditë në njësinë e kujdesit intensiv për të sapolindurit për sheqer të ulët në gjak.

“Ai është vetëm një djalë i shëndetshëm, vetëm pak më i madh se sa e prisnim”, theksoi babai i djalit, Eric Medlock për CNN

1 komente në “Rekord i ri botëror, lind fëmija… 6,7 kilogramësh”

  1. Can cun says:

    Ç’ne! Prinderit i paska kallam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje