Siguria ushqimore, AKU: Gjatë një jave u vendosën 13 gjoba, 8 mbyllje subjekti dhe 192 paralajmërime

31 Dhjetor 2018, 12:22Sociale TEMA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se gjatë një jave janë kryer 1150 Inspektime, në të gjithë territorin e Shqipërisë ndër to, 192 paralajmërime,  13 gjoba si dhe 8 mbyllje subjekti.

Njoftimi i plotë:

Në javën që lam pas AKU, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend si dhe në kuadër të festave të fund vitit janë kryer:

? 1150 Inspektime, në të gjithë territorin e Shqipërisë

Ndër to;

? 192 Paralajmërime⚠️

? 13 Gjoba ?

? 8 Mbyllje subjekti??

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje