Në Shqipëri pikat e basteve mbyllen, industria e kumarit po lulëzon në Kosovë. Shqiptarët gjejnë 'ngushëllim' përtej kudirit

1 Janar 2019, 21:50Sociale TEMA

Në Shqipëri pikat e basteve po mbyllen, por industria e kumarit po lulëzon në Kosovë.

Qeveria ka bërë disa ndryshime në Ligjin për Lojërat e Fatit përmes të cilit, sipas saj, do të ulet papunësia.

Në një koncept-dokument që e ka miratuar, ekzekutivi do t’i japë prioritete kësaj industrie.

Kjo bie ndesh me veprimet e Administratës Tatimore të Kosovës, e cila synon t’i mbyllë të gjitha pikat e bixhozit të cilat janë të vendosura pranë insitucioneve, që në bazë të ligjit duhet respektuar distanca e caktuar.

E qytetarët janë kundër pikave të basteve, të cilat gjenden pothuajse në çdo lagje të Prishtinës.

Mendohet se një pjesë e kompanive që mbyllën aktivitetet në Shqipëri mund të kalojnë në Kosovë apo edhe në Maqedoni, ku biznesi i kumarit është ende i ligjshëm.

Statistikat tregojnë se qytetarët e Kosovës gjatë vitit shpenzojnë mbi 100 milionë euro në lojëra të fatit.

2 komente në “Në Shqipëri pikat e basteve mbyllen, industria e kumarit po lulëzon në Kosovë. Shqiptarët gjejnë ‘ngushëllim’ përtej kudirit”

  1. paskal says:

    PIKA NE KOKE kur s’ju bie me gjithe Kumar,,,,idiote I falni parate tuaja tjetrit,,,para gjaku…///

  2. Al paci says:

    Pervec kazinove ne hotele me 5 yje ku klientet jan te pasur, nuk duhet lejuar asnje lloi tjeter kumari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje