Emigrantët "shtegëtojnë" sërish, krijohen radhë masive në doganat me Greqinë

2 Janar 2019, 18:02Sociale TEMA

Pas festës së ndërrimit të vitit, shumë emigrantë shqiptarë që ishin kthyer për të festuar në atdhe, kanë nisur kthimin në vendet ku jetojnë e punojnë.

Kështu gjatë pasdites së sotme është regjistruar një fluks i madh njerëzish dhe mjetesh që dalin nga Shqipëria drejt Greqisë.

në të tre pikat kufitare, Kakavijë, 3 Urat dhe Qafë Botë, por edhe nëpërmjet portit të Sarandës, vihet re një numër i konsiderueshëm njerëzish që lënë Shqipërinë.

Radhët janë të gjata, ndërsa koha e pritjes duket se e kalon një orë, ndonëse në doganën e Kakavijës, si pala shqiptare, ashtu ajo greke, kanë filluar punën me dy sportele.

2 komente në “Emigrantët “shtegëtojnë” sërish, krijohen radhë masive në doganat me Greqinë”

  1. o tourkalvanos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    me rrocke kokes,kembe tourkalvanosi te mos lejohet ne token e bekuar greke……………..piso sto vatani!

  2. Temaist says:

    Shtegetojne ore posi por ju morramanet mosmirnjohes e Temes dhe te gjithe Shqiperise do vdisnit pa keta « shtegetaret »

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje