Borë edhe në Tiranë, flet sinoptikania: Çfarë pritet ditët në vijim

3 Janar 2019, 16:00Sociale TEMA

Mbi vendin tonë po mban mot i ftohtë dhe me reshje në pjesën më të madhe të vendit.

Në një lidhje telefonike për News24, sinpotikania Adiola Bani nga Meteoalb u shpreh se ulja e temperaturave do vijojë edhe në ditët në vijim duke arritur në -13 gradë Celsius në disa vende.

Sa i përket reshjeve, sinoptikania tha se të premten priten reshje dëbore në 90% të vendit duke përshirë edhe zonat e ulëta siç është Tirana apo edhe Vlora.

“Kemi pasur një ulje të ndjeshme të temperaturave ditët e fundit.  Pritet që edhe dita e nesërme të sjellë reshje dëbore në pjesë më të madhe. Reshjet e dëborës do përfshijnë 90% të territorit. Do kemi reshje edhe në zonat e ulëta. 

Temperaturat minimale do shkojnë në -13 gradë, ndërsa maksimalja 7 gradë. 15-ditësh i parë i janarit pritet të jetë i ftohtë dhe me pak reshje. Gjatë ditës së nesërme ekziston mundësia që edhe Tirana dhe Vlora të preken nga flokët e dëborës.

 Ngricat do të jene më shumë prezentë gjatë këtyre ditëve, ndërsa pjesa e dyte e janarit do jetë në vlerat normale për stinën”- tha sinoptikania per Balkanweb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje