Bora izolon Dibrën, shtohen problemet në zonat e thella

2 Janar 2019, 18:58Sociale TEMA

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në zonat e thella të Dibrës.

Si pasojë e motit të keq, mësohet se aksi rrugor Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi.

Ajo që është më shqetësuese është fakti se qarkullimi normal në zonët e thella është vështirësuar pas reshjeve të dëborës.

Gjithashtu në fshatrat Ostren dhe  Zalldardh raportohet se ka probleme të theksuara në qarkullim të mjeteve.

Nga dita e nesërme pritet që të shtohen reshjet dhe ngricat në zonat malore të vendit, por edhe në pjesën juglindore.

1 komente në “Bora izolon Dibrën, shtohen problemet në zonat e thella”

  1. Tirana e Re pa parti says:

    Populli dibran i uron “pushime te mbara”, ciftit Presidencial shqiptar Meta-Kryemadhi me parimin enverian “marreshin jete nga jetet tona”.
    Ne dime t’i perballojme izolimin e ngricat ne rrethin e Dibres me mendimin qe, cifti presidencial Meta-Kryemadhi te pushojne ne Bjeshke e te postojne selfijet e tyre ne media.
    Nje kerkese modeste te na plotsohet,qe foto nga keto selfije,te na i cojne me helicopter e t’i hedhin nga ajri ne rrethin tone,meqe interneti nderpritet nga mungesa e energjise elektrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje