Agron Shehaj thotë se kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri kanë vendosur në mënyrë të fshehtë që TEC e Vlorës t’i jepet një privati për 20 vjet, duke anashkaluar kështu kompanitë e huaja.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se detajet e këtij koncesioni do të mësohen ditët e ardhshme.
“Në orët e fundit të vitit 2018, edhe pse i larguar nga ministër, Damian Gjiknuri ka firmosur hapjen e procedurave për dhënien me koncesion të TEC-it të Vlorës.
Me zero transparence, Rama dhe Gjiknuri kanë vendosur që TEC-in e Vlorës, i cili ka kushtuar deri tani mbi 120 milionë euro me paratë e shqiptarëve, për t’u ndërtuar e mirëmbajtur, t’ja japin në pronësi për 20 vjet një privati.
Është një histori që përsëritet: pasuritë e vendit, pronat publike dhe paratë publike u jepen klientëve të lidhur me qeverinë, gjoja me “koncesion”, duke rritur me disa fish koston e investimit.
Në 15 janar do marrim vesh se cili nga klientët e Edi Ramës do ta marrë këtë dhuratë dhe do të ndajë paratë me ‘bamirësinë’ “, shkruan në fund Shehaj.(TemA)
Pd ben ngahera akuza
Eshte e pabesushme se vetem genjen mashtron
Shpif
Ju plehrat e PD-se me nje kompani te huaj, te ciles i falet 130 milione euro per te ndertuar gjoja kete termocentral, e ndritet. Ju duhet jo te futeni ne burg, por te vareni te gjithe! Mos duhej qe edhe qeveria e tanishme shqiptare te ndiqte shembullin tuaj?! Pra te gjente nje kompani alla Devirol per te ndrequr ate qe ju kurre nuk ditet te ndertonit?!