Një studim i ri ka arritur në përfundimin se për shumë gjermanë është e pranueshme që shpenzimet e qeverisë të financohen nga taksat. Njerëzit në Shqipëri dhe në Mal të Zi janë shumë më skeptikë se gjermanët.
Njerëz në Gjermani besojnë se qytetarët janë më të lumtur të paguajnë taksa për shpenzime publike se njerëzit në vendet e tjera.
Në këtë përfundim arrin një studim i mbështetur nga Kombet e Bashkuara. Ky lajm bëhet i ditur në një kohë kur ligjvënësit gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që të rrisë investimet publike ose të ulë taksat përballë tepricës në buxhet.
Instituti më qendër në Bazel të Zvicrës Basel Institute of Commons and Economics ka publikuar shifra për 14 shtete, për faktin se sa dëshirë kanë qytetarët për të paguar taksa për infrastrukturën, shëndetësinë, edukimin dhe pronësi të tjera. Të pyeturit duhet të vendosnin në një shkallë nga 1-10.
Gjermania: 7.0
Kamboxhia: 6.7
Austria: 6.4
Kosova: 5.6
Bangladeshi: 5.5
Vendet e tjera ishin Pakistani: 5.2: Afghanistani: 5.2; Nepali: 4.9; Bosnjë-Hercegovina:4.7; Shqipëria: 4.5; Serbia: 4.1; Mali i Zi: 3.9: Brazili: 3.4; Maqedonia 3,2.
Si u përllogaritën këto shifra? Instituti i nxori kuotat kombëtare duke u bazuar në një sondazh të më shumë se 16.000 personave të pyetur në 141 vende, i tha drejtori i Institutit, Alexander Dill, Deutsche Welles.
Personat u pyetën që të rendisin vendin e tyre duke i dhënë një shifër midis numrit 1 dhe 10 pyetjes nëse “njerëzit i pranojnë taksat dhe kontributet për të financuar pronën publike”.
Për se do të përdoren këto të dhëna? Instituti e zhvilloi anketimin në një periudhë trivjeçare, i ngarkuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për të konstatuar pranimin nga njerëzit të shpenzimit të parave publike për Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (SdG). Është planifikuar që rezultatet për të gjitha vendet të publikohen në muajin mars.
Shqiptari nuk don me pagu asgje,asnje lloj takes.Ato duan vetem e vetem te vjedhin,te mos punoj,te komprometoj,dhe te drogoj.Shihni kafet e restorantet,plot.Shihni pushimet e shqiptareve,shume me teper se nje gjerman (rreth 450$ ne vit per person)ne nje kohe kur pushimet mund ti kalojn ne Shqiperi.Shihni burgjet ne zonen Europiane te mbushura plot me shqiptar e postojn ne mediat e ndryshme budalleqet qe ato bejne ne qelit e burgjeve,bile krenohen.Cilet nga emigrantet apo familje e tyre shkojne ne restorante si familjet e shqiptareve ne Shqiperi?Cilet nga emigrantet shumica e tyre pashkolluar,profesion punon ne mendyre te rregullt ne vendet Europjane?Ato punojn vetem ne te zeze e punet ma te pista e ma te mundeshme ne vendet Europiane,dhe ne asnje mendyre at pune nuk e bejne ne Shqiperi.Nuk jam dakord me titullin e ketij shkrimi.Shqiptaret duan nje kapitalizem(komunizem) qe te mos paguajn taksa ne nje kohe qe kapitalizmi mbeshtetet vetem tek vjelja e taksave.Shikoni politikanet shqiptar te gjithe premtojne ulje ne maksimum te taksave,se ku do I marrin leket per buxhetin e shtetit,vetem ato e dijne.THJESHTE me vjen keq qe tashma virtutet ma te keqija te njeriut ne bote perfshihen ne ADN e shqiptareve.Kjo eshte e vertet.Shikojeni zaptuesit e tokave te tiranasve e shtetit,thjeshte hajduta qe kerkojne demshperblime per nje gje qe nuk eshte e tyre e si kercenojne qeverine , si Opozita perkrah hajdutat
Cfare krahasimi!Ku ka ne shqiperi shtet ?gjermanet kane shtet dhe aty ku ekziston shteti ka edhe ndergjegje!