Një sfidë e re!

4 Janar 2019, 10:19Blog TEMA

Nga Majlinda Bregu

“Përtej dallimeve dhe kufijve gjeografikë, kemi një interes të përbashkët!”

Jean Monnet ishte i bindur se “kombet europiane duhej të bashkohen për të mbijetuar”. E njëjta gjë vlen edhe për Ballkanin Perëndimor. Për të ruajtur peshën në një botë që po ndryshon shpejt, duhet të forcojmë marrëdhëniet tona.

Bashkëpunimi është kryefjala.

Jam e nderuar të marr detyrën e sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe krenare që në një zonë ku për vite sfida ka qenë mbajtja gjallë e konfliktit, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal  ka ndihmuar për fuqizimin  e  një realiteti të  ri: atë të angazhimit  të përbashkët të të gjitha vendeve të BP për të ardhmën europiane të rajonit.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka qenë i suksesshëm në gjenerimin e një mbështetjeje të konsiderueshme për reformat në  Europën Jug-Lindore, dhe kështu do vijojë të jetë!

Për këtë arsye jam e bindur se së bashku, nën drejtimin politiktë SEECP dhe mbështetjen e BE, duke përfshirë median, shoqërinë civile, ne do të përpiqemi të bëjmë zgjedhje tëmençura, që nxisin dialogun më të gjitha grupet në shoqëri.

Nuk do të jetë e lehtë, do të jetë një sfidë si të notosh mes situatash të vështira ekonomike, shoqërore dhe politike.

E ardhmja e rajonit lidhet ngushtësisht me ndërlidhjen.

Integrimi i ekonomive tona në një treg të vetëm,lidhja e njerëzve dhe bashkëjetësa e vlerave; investimi në kapitalin njerëzor dhe intelektual, -cdo reformë lidhet me interesin tonë të përbashkët politik,atë të sigurisë dhe dukshëm me atë ekonomik.

Nuk është rastësore që nevoja për Europë në rajon është kaq e fuqishme.

Jam e bindur që ritmi i zhvillimit rajonal do të ndikojë në ritmin e integrimit tonë europian, për mua është një privilegj shumë i madh  që do të drejtoj KBR ( RCC),po aq sa është një sfidë të cilën bashkë me përkushtimin e stafit të të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal shpresoj ta përballoj faqebardhë!

7 komente në “Një sfidë e re!”

  1. ana says:

    Aman moj kur ben dhe kjo si udheheqese europiane, po beji temena rames ti motra se ne thelb je ajo vulgarja e KOPit te saliut qe nuk e kurseve gjuhen as kur saliu palosi kater te pafajshem per pushtet!!!!!!!

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    Ku ka llafe shume, ka pak pune. Kjo ka nje muaj qe na can rrapin sikur do marri kazmen e lopaten, po vl shtyje si ta shtysh nja 3 vjet ne bosnje duke bere palle me pallat qe do gjesh atje. Edhe mos harro beji hyzmet loqingut se ai te con lart e me lart.

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    Ku ka llafe shume, ka pak pune. Kjo ka nje muaj qe na can rrapin sikur do marri kazmen e lopaten, po vl shtyje si ta shtysh nja 3 vjet ne bosnje duke bere palle me pallat qe do gjesh atje. Edhe mos harro beji hyzmet loqingut se ai te con lart e me lart..

  4. NNP says:

    Kjo eshte fytyra e mjerimit ku jemi katandisur.

  5. "BOHOTINA" says:

    Jam krenar qe ne kete funksion eshte nje shqiptare. Une kam besim. Po folni me zemer o njerez te shtrember. Si u bete te tere keshtu. Bravo Majlinda. Jepi nje dore vendit tend ne BP.

  6. Abi says:

    Po shihja komentin e fundit qe i kishte bere nje grua kosovare ne faqen e saj te instagramit, ku e akuzonte pa te drejte lidhur me nje foto ku M.Bregu kish dale me nje serbe.
    Majlinda, kjo qe ben si figure e shquar dhe mendjehapur, pasi i fliste fillimisht sakte , e mbyllte komentin me nje te ofenduar: “ik shih telenovela tani te ftillohesh”.
    Cfare gjuhe, cfare fjalori! Ajo qe komenton moj zonje eshte popull, nga ajo mund te presesh cdo gje. Nga ty moj, ne kete moment te jetes ku ndodhesh, si mund tja lejosh vetes te shprehesh ne ate menyre.
    Pasi lexova komentin thashe: jo, nuk behet njeriu; le te veshe cfare markash te doje; le te pozicionohet ku te doje, nese vjen nga vulgu, vulg mbetesh. Dhe ti Majlinda je nje tallagjare ordinary nga Lapraka dhe kaq, nuk behesh dot e fisme.
    Rane malet, u ngriten halete!

  7. T. Voda says:

    Komentusi ”Abi”.
    — Vrejta juaj qendron, eshte e drejte. .. POR, por… kur te lexova tre rreshtat e fundit,
    mendova ashtu sic mendon komentusi ”BOHOTINA” [shif para komentit tuaj]
    — Ketu ku jetoj , kam njohur pak a shume pjestare te nje kombi te vogej , afersisht sa dhe kombi Yne.
    Ata perballuan me shume humbje.. dhe i mbijetuan me sukses holokausit te L .II Botrore, ringriten e fuqizuan
    shtetin e tyre te vogel duke i dhene poziten dhe emrin e nje shteti te fuqishen ne rajonin ku shtrihen .
    — Pjesa e shperndare ne shume shtete te botes, sidomos gjate L. II B. , eshte e evidentuar , e
    organizuar dhe lidhur me njeri tjetrin, [me rrenje e me dege]. Kam punuar rreth 10 vjet nje kompani
    te tyre. Krahas interesave vetjake plotesojne me perpikeri , pa zhurme e buje detyrimet e interesave te
    perbashketa te komunitetit e kombit te tyre. Nuk ndegjova asnjehere te ”shisnin” njeri tjetrin apo te percmonin
    rracen [kombin ] e tyre. NDIHMOJNE , i JAPIN DOREN TE GJITHE QE NJERI TE NGRIHET. NDERSA AI QE NGRIHET ,
    NDIHMON TE TJERET QE TE NGRIHEN ME LART. …dhe keshtu ata dominojne ne shume dretime e sektore.
    zzzzzzzzzzz
    — Nuk eshte e veshtire per te ndjelle ose pare VETEM ERRESIREN. AI QE E DO , LE TE MBYLLE SYTE, DHE TA SHIKOJ.
    Asgje s’kushton me lire se fjala e mir. NE VECANTI KUR AJO KA TE BEJE ME INTERESAT E VENDIT TEND,

    Pershendetje — Tomor Voda -NY- USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje