Epopeja e Gjelit të Detit

31 Dhjetor 2018, 17:37Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Aty nga vitet ’70 historia me gjelat e detit ishte një epope që mund ta quaj edhe epopeja e gjelave të detit.

Sepse më pas, dhjetvjeçarin tjetër, nisën shenjat e urisë që përfunduan në dyqanet bosh.

Kishte lekë, por nuk kishte mall, mall, kurse sot ka mall, por nuk ka lekë. Nejse.

Dhjetori ishte muaji i Gjelave të Detit. Një teatër i madh që simbolizon një mesazh universal të vlefshëm edhe sot.

Ata që donin ndonjë vend pune, ndonjë pasaportizim, ndonjë vend në shkollë e kishin rritur bakshishin në formë gjeli prej disa muajsh.

Kurse të tjerët e blinin.

Gjyshet e shtëpive të Tiranës kujdeseshin që viktimën e ardhshme ta ushqenin sa më mirë.

Blihej misër kastile që ai të ushqehej fort sidomos muajin e fundit të jetës të tij. As vetë gjeli i detit nuk e kuptonte se përse e ushqenin aq mirë, a thua se ishte ndonjë nëpunës parazit, militant partie, nga këta që kanë rroga nga buxheti i shtetit.

Por, misri nuk mjaftonte. Duheshin doza të forta kalorish që ai ta ruante dhjamin e verdhë që e shihnin te gusha e tij në pjatë, dhe mundësisht ta shtonte gjithandej.

Për këtë përgatiteshin “bombat” me kalori. Ushqehej me ca si sfera të përbëra me bukë të njomur me ujë, të lyer me vaj dhe me mbeturina të tjera ushqimesh. Ishin si në formë qoftesh prej brumi që i zhyteshin Gjelit të Detit drejt e në fyt. Ai mësohej t’i gëlltiste pasi dorëzohej i mbajtur prej këmbëve të atij që e ushqente. Ushqehej me detyrim, ndofta pa shije për të, por e shëndoshnin për aktin e fundit.

Pasi mbushte barkun me ushqim Gjeli i Detit i shkretë duhej ta treste. Rrinte në një cep të oborrit a të ballkonit dhe frynte puplat, qafën e fuste midis tyre, dhe nga gurmazi nxirrte një “gufff”. Ndofta prandaj kjo quhej angërdufje e Gjelit të Detit.

Kishte arritur kulmin e lavdisë sipas mendësisë të tij. E kishin ushqyer, e shihnin me lakmi, e mbanin në qoshe të vendit, emri i tij lakohej nga të gjithë antarët e familjes dhe nga miqtë e komshinjtë.

Si e bletë Gjelin e Detit?

Ku e bletë Gjelin e Detit?

Si ju ka dalë Gjeli i Detit?

Ku do ta piqni Gjelin e Detit?

Bëheshin edhe filma dhe dokumentarë artistikë për të.

Në fakt ushqimi i Gjelave të Detit kishte edhe anën e tij të errët.

“Katunarët” që i shisnin te Pazari i Ri apo në qoshe pallatesh i ushqenin minutat e fundit para sesa t’i sillnin në qytet me kokrra misri. Kishte nga ata që i fusnin edhe dy kile misër në bark. Gjeli i Detit peshonte më shumë, dhe pra shisnin ,kokrra misri me çmimin e mishit të Gjelit.

Pse kujtoni që sot u shpik kontrabanda e mallrave!!! Ahuuu, sa dimë ne!!!

Gjeli dukej i vogël, të rrente pamja, por kur vihej në peshore, koqja e kandarit anonte fort nga Gjeli.

“E, mos ki merak, thoshte “katunari”, peshon i çik shumë, por kjo vjen se e ka mishin e rond.”

Nuk kuptohej se çfarë donte të thoshte kjo, por brenda kishte mashtrim. Vetëm ustallarët e dinin si ta kuptonin sepse e kontrollin Gjeli e Detit në fyt ku ai i nxirrte disa nga kokrrat e misrit si formë ripërtypjeje.

“E paske ushqy me misër zotrote, por nuk ma hedh dot mu! ”

Javën e fundit Gjeli i Detit hynte edhe edhe në marrëdhënie simbolike me botën sociale.

Ana më simpatike ishte kur duke ecur në rrugë për qejfin tënd nisje dhe fishkëlleje, fiuuuuuu, dhe Gjelat e Detit afër teje, pas avllive, nisnin këndonin : gllugllugllugllu. Kënga e tyre rimerrej nga ata që ishin më tutje dhe pas pak i gjithë qyteti shkundej i tëri nga gllugllugllu-të masive.

Komunikim masiv.

Si sot kur dikush bën një shkrim dhe në web dhjetra anonimë nisin të ,këndojnë pas fiuuuuuut me gllugllugllu e tyre si dikur Gjelat e Detit pas avllive.

Instikti i vjetër mijra vjeçar nga Gjelat e Detit vjen te njerëzit. Nuk dihet se përse quhet i detit ai Gjel. Nuk e di nëse dinte not, nëse kishte ndonjë lidhje me gaforret, ngjalat, molusqet, breshkat e ujit, kandilët e detit, akrepat e ujit, në përgjithësi me frutat e detit.

Gjelat e Detit anonimë i vinin edhe të ziheshin me njeri tjetrin.

Cfarë betejash qesharake. E shtynin njeri tjetrin me bark, e çuksinin me sqepat e tyre dhe fitimtari angerdufej si shef, si kryetar partie, si kryetar grupi parlamentar, lëkundte lafshën e tij nën gushë gjithë dhjamë dhe në ngjyrë të kuqe duke parë me frikë çunat rretherrotull që bërtisnin : urraaaaaa, fituam!

Pastaj vinte dita e 31 dhjetorit.

Furri te fundi i rrugës gëlonte nga mileti. Brenda zgavrës të furrit qindra Gjela Detit të pjekur që shkriheshin nën dhjamin e tyre. Dhjami i vënë në mënyrë parazite ikte brenda disa minutave, ja brenda një ore.

Gjithë problemi ishte se mos tavaxhiu ta ndërronte Gjelin e Detit gjatë pjekjes.

Vazhdimi dihet.

Duke dashur të evitojmë skena të dhunshme në postim, besoj se lexuesi i nderuar e kupton se çfarë ndodhte më pas.

Pjesa e trishtët përfundonte të nesërmen në mëngjes kur me mide të prishur nga ushqimi i tepërt i darkës duhej të mblidhje mbeturinat e tavolinës dhe t’i hidhje ashtu të ftohura, të ngrira, pa jetë në plehra.

Dhe për ca kohë kishe neveri të shihje Gjel Deti!

9 komente në “Epopeja e Gjelit të Detit”

  1. ta theme dhe une nje llaf says:

    Ky ka lajthitur i shkreti eshte dhe akademik gjeli detit.

  2. Lan XHABIJA says:

    Pershkrim real.
    Keshtu ka ndodhur.
    Por, harrove te thuash, vjedhjet e gjelave, dhe historite gazmore neper estrada, ku behej humor, dhe jo vetullngrysje.
    Gjithsesi, gezuar vitin e ri i nderuar Tan Fuga.

  3. Goni says:

    Nuk e kuptova këtë artikull. Mbase nuk është për nivelin tim. Por diçka mësova, atikullshkruesi është një nihilist i lindur.

  4. Mirel says:

    C’eshte ky mor aman…idiot komplet dhe nje shkrim me i var teneqen. Ik or qyq pi nonji teke…eshte feste njerezit festojne dhe ky kric gomarri mbeti fejsbukerave. A ka familjare ky qe tia mbledhin frenat dhe ta ulin me zor ne tavoline. Gezuar or hajvan dhe mos u duk me nga 2019!

  5. Che Guevara says:

    A nuk po e kuptoni?
    Ky pra eshte niveli i Akademise se Shkencave te Shqiperise!
    Dikur Institutet e kesaj Akademie,pra ne kohen e diktatures komuniste kryenin studime shkencore ne te gjitha fushat si ne gjeologji,miniera,prodhimin e drithrave,gjedhit,bagetive,fruti kultures, industrise,bujqesise,punesimit,energjitikes etj!
    Ne se do mendohej te ndertohej nje hidrocentral i pari qe do merrej me kete pune ishte instituti perkates i Akademise se Shkencave qe do t’i propozonte qeverise gjithcka duhej,kishte laborator te Hidroteknikes,qe percaktonte problemet teknike te tyre etj!
    Ndersa sot i vete ne zyre nje biznesmen kryeministrit se dua te bej nje hidrocentral dhe me kaq mbyllet edhe studimi,edhe planifikimi edhe …. te gjitha deri tek llogaria bankare!
    Prandaj sot ecet me mbrapsht ,ndersa diktatura i bente gjerat me mend e jo me bythe!

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Po o Che Karvara, ashtu eshte diktatura i bente gjerat me mend, por me mendt e bythes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje