Nga Endri Kajsiu
Është kthyer në qesharake situata politike në Tiranë, ku edhe në fund të vitit opozita nga mungesa e ideve apo nga këshillimi i keq siç ndodh rëndom (e siç e ka konfirmuar edhe lideri historik i PD, Sali Berisha pas zgjedhjeve të 2017-ës), ditën e sotme ka dalë në protestë nën emrin dhe ‘logon’ e emigrantëve.
Ajo që është qesharake në gjithë historinë e protestës së opozitës sot, ku cilido që ka parë të pranishmit në turmë e ka kuptuar se kush proteston, lidhet sërish më studentët dhe protestën e tyre.
Sot, ‘emigrantët’ që kishin dalë në prag feste për të protestuar, në fakt nuk kishin dalë në shesh për të protestuar vetëm kundër Edi Ramës, por edhe kundër studentëve. Protesta e sotme ishte si një konferencë shtypi e opozitës, ku brohoritej ‘’qeveri hajdute, Rama ik’’. E këtë e bënin pasi kryeministri Rama më herët në Asamblenë e PS-së tha ndër të tjera se studentët nuk kërkuan asnjëherë largimin e tij apo të qeverisë, por kishin vetëm shqetësimet e tyre të drejta.
Si për t’iu përgjigjur Ramës, por edhe si për t’iu thënë studentëve që nuk artikuluan asgjë kundër qeverisë, opozita sot ngriti një duzinë njerëzish nën flamurin e ‘emigrantëve’ dhe nxorri më në fund dufin e saj duke brohoritur “ Rama ik’’, duke e bërë edhe njëherë në fund të vitit të duket qesharake përballë qytetarëve.
Kjo mënyrë komunikimi që opozita ka zgjedhur, duke iu përgjigjur Ramës me protesta të inskenuara si jo të sajat nga njëra anë dhe duke kërkuar ikjen e Ramës nën emrin ë ‘emigrantëve’ është më së paku qesharake për një opozitë. E cila tregon jo vetëm që nuk është serioze, por është edhe e paaftë për të patur një alternativë qeverisëse përveç përdorimit të të tjerëve, për të mundur kundërshtarin e saj.
Kjo strategji komunikimi ka treguar se jo vetëm që nuk ngjit në opinion publik, por përkundrazi, ka rritur mosbesimin ndaj opozitës e cila në çdo protestë ku ka hyrë, e ka vrarë atë, me përjashtim të asaj të armëve kimike dhe asaj të studentëve ku opozita u përzu dhe çështjet u zgjidhën në favor të protestuesve.
Po emigrantet pse po protestojne ? Mos kerkojne edhe ata tu paguhet shkolla apo tu paguhen biletat dhe qendrimin ne Shqiperi ta keni gratis.
HAJDE HAJDE KU ESHTE KATANDISUR OPOZITA SHQIPETARE.
ata skan mare ndonji konfirmim te dalin ne emrin tim se emigrant. ata dalin per vete.
Bravo Rezart Palluqi mire e thua qesharake ceshte kjo proteste hahaha , u katandis kaposhi u be thele
Une jam nje emigrant qe jetoj ne Kanada.Nuk e di se,cili eshte emigrant qe me perfaqeson,kush ja ka dhene tagrin e ketij perfaqesimi?
Cilen shoqate perfaqeson dhe ku eshte njoftimi per te bere zgjedhjen e perfaqesuesit tone?Cilat jane pikat per te ciliat ai duhet te protestonte ne merin tone?Ka shume pikpyetje ky lloj perfaqesimi.
Une do te isha dakort per nje proteste ne emrin tim ne se :
-Do te protestohej per zvarritjen e realizimit terresor te “Reformes ne Drejtesi”.
-Kush eshte pergjegjes per kete zvarritje?
-Kush eshte bere pengese per lejimin e rregjistrimit te magjistrateve?
-Kush dhe perse mbrohen disa gjyqtare nga dalja prej sistemit prej gjykimit te KPK-se dhe KPA-se?
Do te protestohej,perse kerkohet te mbrohet e perkrahet paligjishmeria:
-Perse perkrahen nderuesit e paligjshem,te cilet kane grabitur pronen e tjeterkujt?
-Perse nuk ndeshkohen shkelsit e ligjeve ne ndertimin e pa licensuar e te pataksuar?
Do te protestoja per mos ndeshkimin e humbjeve te shkaktuara ne financat e shtetit:
-Perse nuk nisin me nisiative nga prokuroria,humbjet e shkaktuara shtetit nga mos arketimi i 85 million dollareve ne kohen e privatizimit te ARMO-s?
-Perse zvarriten hetimet per riceljen e hetimeve per vrasjet e 21 Jnarit?
-Perse varriten dhe nuk hetimet per vjedhjet ne privatizimin e CEZ-it?
-Perse nuk inisin hetimet ndaj Izet Haxhise,tani qe u bene muaj qe ai eshte vetdorezuar ?
Ja per keto dhe shume te tjera si keto do te protestoja une si nje emigrant,i cili eshte I shqetesuar per gjendjen e vendit tim,per qeverisjet e keqija te derisotme,per korrupsionin ne universitete,pamvaresish nga buxheti I manget per kushtet e studenteve,per dilomimin e qindar mijra studenteve,te cilet as ushkuret e tyre nuk dine te lidhin e jo te drejtojne ne disiplinat qe kane paguar pare,por qe nuk kane studiuar,per akuzat e paverifikuara,per rrjedhoje te pandeshkuara te politikaneve,te ministrave e ish ministrave,per prokurore e gjyqtare te korruptuar e te ndeshkuar prej Vetingut,etje etj….
A kishte te tilla kerkesa nga protestuesit e diaspores qe perfaqesoj Kandane apo ndonje vend tjeter?
Jane te lutur gazetaret,te hyjne ne rradhet e protestuesve emigrante,te identifikojne me emer e mbiemert dhe ke emigracion perfaqesojne.Nuk dua te me perfaqesojne “emigrante” te llojit te Goxhaj e Pesha….apo te perhershmit protestues te paguar prej forcave politike sipas interesave te tyre.
Keq fare….
Mediokriteti i protestave u shfaq mbreme ne te ashtuquajturen protesta e diaspores.Se pari emigrantet dine te organizohemi.Organizimi nis me krijimin e nje gruppi drejton qe perpilon kerkesat .Se dyti pas marjes se lejes organizon tubimin dhe i paraqet pales kundershtare kerkesa obietive e legjitime Se Treti krijon nje grup negoziatoresh qe paraqet kerkesat.N.q.s realizohen mbi 50% e kerkesave protesta nderpritet por dialogu jo.Tratativat vazhdojner per plotesimin e kerkesave.Pa dialog askush nuk te beson Protestat pa grup drejtues pa kerkesa e pa’ strateghi u njgjajne
tekave te femijeve te llastuar qe duan te kene te tyren cdo gje qe shohin neper vitrina.Protestes se djeshme i mungonin te gjitha,mbi te gjitha edhe ata qe u bashkuan u shprehen me gjuhen politike te opozites mjerane.Paligjshmeria u bashkua me ata qe Jane mesuar te zbatojne vetem ligjin!
Si emigrant sdo merja pjese kurre ne te tilla rremuja,Jo sepse jam kunder protestave por sepse sto pak dite qendrimi ne Shqiperi do doja te hiqja stresin e nje viti pune dhe sepse ne kete proteste nuk flitet per te bere nje strtegji per hyrjen sa me te shpejte ne UE,por per te shpetuar ata qe per afro 28 vite mashtruan,vodhen,ropen populli dhe qe na detyruan te leme vendin dhe familjet Tona.Mbeshtetje per organet e reja te drejtesise ,Jo pengese me pseudo protesta.
E gjeti zgjidhjen ik moj llack
Ku jane komentet e tjera?Nga 7 keni publikuar vetem 2…
Kush eshte ky qelbesire qe eshte pergjigjur ne emrin Tim?
Komenti i pare ne krye nuk eshte i imi por i ndonje spiuni qe fshihet mbas emrit dhe mbiemrit Tim: Rezart Palluqi