Punë shqiptarësh, gjellë qensh

27 Dhjetor 2018, 19:23Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Sa herë popujt sivëllezër bëjnë ndonjë gjë të mirë, ne fillojmë bëjmë krahasimin: Po ne pse nuk e bëjmë?

Në verë, pati një diskutim këtu, ndër ne intelektualët e facebook-ut, se përse nuk reagojnë këta emigrantët shqiptarë, që kanë parë botë e sy dhe kanë mësuar ç’është demokracia.

Pra pse të mos organizoheshin siç bënë rumunët. Në fund të fundit ata nuk kanë frikë se do ti heqin nga puna. Madje pati edhe ndonjë mendje pak më e ftilluar si Fatos Lubonja, që i bëri deri edhe përgjegjës madje:

Ja cfarë shkruante ai në gusht të këtij vitit: “Emigrantët tanë janë më shumë me qeverinë.

Nëse do ishin të përfshirë në jetën e vendit si janë këta (rumunët), atëherë do ishte e rëndësishme se krahasimi do ishte motivues.

Duhet të ishin më të pranishëm, më të informuar. Por në nivelin që janë, s’besoj se ndikojnë në jetën politike.

S’mund të sillnin ndryshimin, e aq më pak një revoltë”.

Me pak fjalë janë thjeshtë tullaxhinj dhe punëtorë fermash, se kanë haberin nga lëvizjet politike.Tani, duke iu referuar gjithnjë kuvendimit facebook-or, lukunia e njerëzve vërhsonin të flisnin për paaftësinë e emigrantëve për të ardhur e për ta ndryshuar këtë vend (ndërsa ne do të qëndonin në hije duke pirë duhan, kuptohet).

Dhe përfundimi është si gjithmonë: Po nuk bëhet ku vend more jo!

Dhe ja, një ditë dimri, ca djem në Angli, vendosën të organizojnë një protestë në Shqipëri. Lajmi u përhap: Do të vijnë emigrantët të bëjnë protestë.

-Jo -thanë emigrantët, ne do të vijmë por po e organizojmë që të vini edhe ju.

-Aha, ne kujtuam se do të protestoni vetëm juve, pa ne këtu jemi, po të donim protestonim vetë.

Këta organizatorët, padyshim që morën kontakte me njerëz që janë afër opozitës se ata që janë në ministrira nuk protestojnë.

Dhe ja çfarë lexoj sot: Po vallahi edhe këta mund të jenë të implikuar politikisht. Se dëgjova që ky organizatori është me PD-në.

Dhe pastaj zbrazet batareja: Po u bë ky plehra të vijë ky të bëjë protestë këtu? Sa lekë i ka dhënë Basha me Monën sa? Ik more vemje se i dimë vetë këto punë ne.

Po mirë e kanë ore “vemje”, ikni. Ikni more siç ikët dikur nëpër male, me gomone, nëpër kamionë, nëpër bodrume anijesh, ikët dhe shpëtuat një popull të tërë nga uria.

Do të ishte vdekja më masive pas zisë së patates në vitin 1700, por të mos kishit ikur ju. Tani doni të na shpëtoni ëshë nga korrupsioni.

Po ne budallenj na dini që të vijmë pas jush?

Nuk dua të jap verdikt mbi një nismë të një grupi njerëzish, por është shokuese sjellja jonë si shoqëri. Padyshim unikale, e pashpresë.

16 komente në “Punë shqiptarësh, gjellë qensh”

  1. ?? says:

    Emiratet Arabe po hapin ambasadën në Siri ndërsa ne me shtëpi me punë me ligje me rregull dhe hedhim vickla.

    1. komentusi says:

      vllavi jem, kejt pa lidhje

  2. j says:

    Shqiptaret nuk kane asnje shprese, edhe sikur te protestoje gjithe bota per ta.
    Emigrantet u larguan dhe shpetuan veten dhe familjet e tyre.
    Kurse ata qe jane any ta luajnë bythën se “i zoti e nxjerr gomarin nga balta”

  3. Roland says:

    Bravo, Mentor,kesaj radhe e ke qare,por personalisht mendoj se kapacitete te rangut te Rames nje here ne 100 vjet mund te vijne ne popuj te vegjel si ne,keshilloheni,por mbajeni fort,se nuk ka kush e zevendeson.

  4. Ai says:

    Mentor, po dakort, ti ke te drejte t’a analizosh keshtu.

    Ja te them edhe une timen se u bera pothuaj dy dekada ne diaspore.

    Po sikur po sikur ai vertete te jete bir Lulushi e bir Mone?

    Po sikur po sikur si c’do nisme qe ka nevoje te ndermerret nga shoqeria jo partiake ne kete vend, vidhet e ndyet nga Lulushet e Florinjte? Sic ndodhi me studentet

    Po sikur po sikur njerezia te kete vertet aq neveri nga keto pseudo protesta te stisura sa preferon te mos protestoje ne vend qe te dale e te ndyet me kete fallsitet?

    Po sikur po sikur njerezia te prese nje dite qe te dale te protestoje nje individ qe ka respekt popullor ne vend qe te kerkojme te mbushim me lavdi kedo qe ze rrugen pasi kalon nga shqupi?

    Njerezia DUHET te protestoje. Qofte edhe ndaj kesaj qeverie.

    Fatkeqesia e madhe edhte qe populli ka aq shume neveri per per kete opozite sa preferon fakteqesisht te ule koken vete te mos shoqerohet me ata zagare.

    Keshtu qe ata emigrantet qe kane ardhur, ta bejne me gjithe qejf protesten tek KM. Pastaj te lene edhe nje dite per proteste tek SHQUPI se aty kane motivin pse ne proteste ishin vetem 3 vete.

    Hajde tung Mentor edhe nje cike me teper konsiderate per kontekstin, sepse keto gjera nuk ndoshin ne kushte laboratori.

  5. . OLIMPIA says:

    Kikia ,mos bej sikur i di te gjitha .Ti nuk mund te kuptosh gjene themelore ,emigrantet nuk jane nje force homogjene ,Dhe shumica e tyre ne vendet ku jetojne ka zhvilluar nje kulture politike moderne .Ata ,duke njohur mire vendin e tyre edhe mund te dalin ne shesh ,por per ke te dalin ,per Berishen ,Monen..Gjerat nuk jane mekanike …qeveria—opozita –dhe simbas logjikes tende emigrantet duhet te jene me opoziten …Por cila eshte opozita , Berisha ,Basha ,Mona….Ne se ka plot gjera qe mund te kritikohet RAMA,eshte cmenduri qe te besh lojen e ndyre te hitlerucit BERISHA,te djalit rrugac me fytyre feminore BASHA ,te kapos se trustit te lulelakres MONA…Me qe e quan vehten intelektual ne Shqiperi pasi ky term ne perendim nuk perdoret ,do te ishte me e zgjuar qe tipa si SEJKO,SH.RAMA ,DEMALIAJ TI LESH NE DELIRIN KU JETOJNE ,PAVARESISHT SE U DUKET VETJA SI NJEREZ TE MENCUR .EMIGRANTET JANE TJETER BOTE ,NUK ZVARRITEN PER PROTAGONIZEM IDIOT NE SHERBIM TE BERISH PRIMITIVIT QE I VURI FLAKEN SHQIPERISE.

  6. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    pune sunitesh,gjelle qenesh………..pis miliet ,do te thoshte dikush!

  7. pap says:

    Ku të ka shkuar mëndja, z. Kikia. Gjellë tamam për surratin tënd dhe të sërës tënde, po jo për mua dhe besoj edhe për pjesën më të madhe të shqiptarëve, kudo që janë. E di pse? Sepse janë shumë më të zgjuar, të ndershëm dhe patriotë se sa sëra jote, sërë mediokrish, hipokritesh dhe mashtruesish. Kane memorje shume me te gjate se sa e juaja, z gazetar, ju kane pare dhe shohin se si e kaloni gjithë ditën nëpër kafene e restorante dhe gjithë darkën nëpër studio televizive, ku ne garë llomotisni dhe përsërisni/kopjoni njëri tjetrin duke nxirë cdo gje. Cfarë ironie, vërtet nuk keni intuitën më minimale që të kuptoni se sa të neveritshëm jeni bërë për njerëzit me pacavuret që gatuani, apo bëni sikur nuk kuptoni?! Prandaj nuk ja u var njeri, pa lëre pastaj edhe t’ju ndjekin “atje” ku të rreh ty dhe sërës tënde. Që të kuptosh më mirë se për cfarë po flas, mor lum gazetari, të këshilloj të tërhiqesh ca kohë nga llumi ku llociteni ju “me nder” të medias dhe vrojto sërën tënde se cfarë bën. Të siguroj se do ta mësosh më mirë se si ta VLERËSOSH popullin tënd, si edhe kuptosh se cfarë dëmi I keni bërë dhe vazhdoni t’i bëni atij dhe vëndit. Jepini SHËMBULLIN e DUHUR popullit dhe do ta shihni nëse ai reagon/ ju ndjek, apo jo?! Lërini lloqet dhe moralizimin se nuk ju a blen njeri………

  8. Spss says:

    Ky artikull (punë shqiptari) është saktësisht (gjellë qensh), dhe vërteton që artikullshkruesi ka të drejtë.

  9. kaq says:

    Po rilexoi shkrimet para se te shtypesh enterin o Mentor! Gjithe gabime! Edhe mendimi me i bukur kur nuk shkruhet mire humbet forcen!
    Patriotizmi dhe qytetaria fillojne nga respketimi i gjuhes shqipe.

  10. Spss says:

    Për ata që nuk janë dakord me titullin e shkrimit i sugjeroj që ta lexojnë dhe do të binden sepse vetë artikulli është punë shqiptarësh, gjellë qensh.

  11. mik says:

    Cka kerkon Kikia, Hamit Matjanin e Xhevdet Mustafen ?!! E per cka ? E gjith bota e di qe qeveria Shqiptare nuk asht diktatore. Atehere per cka, per te zevendesuar nje qeveri me nje tjeter ? E me ke’ , me PD apo me LSI-ne ? A jane ata ma t’mire se keta ? Absolutisht jo. A nuk i kena provu edhe ato ? Te gjitha jane njesoj.

  12. Ai says:

    Ja te them une emigranti…i kthyer vetem e vetem per rilindjen
    Rumunet emigrat protestuan dhe te jesh 100% i bindur se paten mbeshtetjen nga populli “vendalli”.
    Perse se kemi mbeshtetjen nga “vendallinjt”?!
    Eshte se vendallijt jane mire dhe keshtu sic jane,pavarsisht se grinden vend e pa vend.
    Mos i qi nenen dhe kaq shume me ankesat, se “keshtu sic jemi” nuk paguajme shume taksa,per te mos thene fareee…epo dhe nje-dy shtepi i ndertojme pa leje…dhe tek spitali mbase nuk gjejme fiks ate qe duam,por nuk po vdes dhe njeri nga ndonje magesi qe mund te quhet fatale…dhe ndonje lek nendore tek polici dhe zgjidh ndonje problem…dhe tek bashkiaku,dhe tek kolaudimi,dhe tek tatimet…i fut dhe nja tre linja uji( nje paguan),dhe ndonjecik “mbjellje”….etj me radhe.
    Populli ne pergjithesi i kupton magesite e tija dhe te qeverritarve…ndaj,magut ti e mangut une..i fusim nje “kompromis”.
    Mentaliteti i atdhe dashurise mungon totalisht ne shqiperi.
    Ne shqiperi nuk ka shume “shqiptar” qe te ndjne se jane “nje”. Ke evgjit e harixhinj qe nuk ua kercet fare “per memedhe”. Ke bullgar e turq qe mbi rakine dhe rrahjen e gruas nuk vene asgje.Ke malazez e grek qe “e duan” shqiperine…
    Ke nje gjenerat 55+ qe “ja futa ketj” e kane si buken e gojes.
    Thene keto zoti Kika,shpresoj te me lexosh qarte tani:
    Ne shqiperi kemi më kurve-burrat gazetar ne bote!!!
    Edhe kurva me e madhe do u kishte zili.
    Perse te ngrihen emigratet?
    Sepse tu tek tyja te rezosh ramen e te biesh lulin?!
    Apo sepse soi jot ka per gazetar cip peken dhe babaramon?!
    Apo sepse keshtu eshte dhene urdheri?
    Kikaaa,po ke bythe?! futju politikes dhe populli do gjykoje…te tjerat jane si keto shkrimet e neve komentusve…per dy ore i heq merua dhe “as nam e as nishan”.

    1. ben says:

      Ai-nuk mund te them se fjalori i perdorur eshte ai i duhuri, por koncepti komentit eshte shume i sakte. Gjerat i ke renditur shume drejt. Ne fakt, ajo qe nuk arrij te kuptoj eshte fakti se perse duan ta rrezojne Ramen? Kush eshte alternative? Po te kishte alternative tjeter me te mire se sa Rama, do isha dakort qe ai te largohej, por kur shikoj ne anen tjeter, …, vaj medet. Luli, nje individ komplet i pa afte, qe ben kauze te veten cdo gje qe i del ne rruge. Keshtu, ngriti 5 vete qe ju bashkuan protestes se drejte te kuksianeve per taksen e rruges. Dergoi po kata 5 vete me cunin e Fariut ke Astiri, per te protestuar per prishjen e ndertimeve pa leje. Dergoi te njejtet individe tek studentet qe protestonin per pune e tyre. Ne te njejten llogore qendron edhe Mona, por natyrisht me “bateri” me te vogla qe drejtohen nga i njejti individ gojecthurir si Petrit Vasili.
      A vertet mendoni se shqiptaret jane aq budallenj te heqin nje Qeveri te keqe, per te vene nje qeveri akoma me te keqe?

  13. Absurditet says:

    Nje person proteston sepse i preken interesat ekonomike ne radhe te pare e pastaj ato sociale.
    Duke qene emigrant pjesmarres ne shume protesta ne Itali, qe nga protesta kunder ligjit Bossi -Fini, reformes per pensione,Welfar etj. etc mendoj qe ne Shqiperi ka shume per te protestuar. Por pse duhet qe per keto gjera qe prekin direkt personat qe jetojne ne
    Shqiperi duhet te protestojne emigrante.?Vite me pare ne perndiqeshim nga policia Shqipetare, na vinin gjoba pa shkak,nderrim passapotash sa here ndryshonin qeverite. Vitet e fundit ndihemi me te qete ne kete aspekt. Ekonomikisht nuk ndihemi te prekur,nuk kemi shpresa per tu rikthyer sepse qe te punosh ne Shqiperi, te studiosh apo te besh bisnes
    duhet miqesi, testa partie. Asgje perveç nje drejtesine te pa kapur.I vetmi motiv per te protestuar eshte pershpejtimi i reformes ne drejtesi.Protesta Ku do te merja pjese do te ishte ajo proteste qe do mbyllte brenda parlamentit te gjithe deputate dhe do i mbanim te ngujuar deri sa te miratonin ligjin per drejtesi te pavarur dhe nje strategji te perbashket per te hyre ne Evrope. Duhet nderuar musika jo musikantet, gjithe te tjeret jane te kota e per interesa te ngushta

  14. seriozi says:

    Po nuk lindi nje force e re politike , e re ne ide , e re ne njerez , pa asnje lidhje me politikanet e djeshem dhe te sotem ,, zor se emigrantet do ta mbeshtesin . Ne shqiperi eshte e inkriminuar 80 perqind e shoqerise . Kedo qe te takosh e te bisedosh , mendon se si do te fitoje pa punuar , sesi do te zhvase tjetrin , e keshtu me radhe . Me te tille shoqeri funderrine eshte shume e veshtire te ecet perpara . Vetem nje qeveri qe do te jete konseguente ne zbatimin e ligjeve , pa bere asnje leshim , mund t’ja dale .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje