E rëndësishme është të mos zhgënjejë veten nesër

26 Dhjetor 2018, 14:29Blog TEMA

Nga Bedri Islami

Ndryshe nga sa ishte pritur, Edi Rama, edhe pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, në të dy pjesët e saj, edhe me dyer të hapura, edhe me dyer të mbyllura, nuk bëri asnjë ndryshim në kabinetin e tij qeveritar.

Duke mohuar ndryshimet, ai, megjithatë, la një portë hapur, si një paralajmërim se, në një të ardhme, kur ai vetë do e shikojë të arsyeshme, mund të ketë edhe lëvizje në kabinetin e tij qeveritar, por e drejta e saj është vetëm në dorën e tij.

Ai, sipas mesazhit të përcjellë mjeshtërisht, do e bëjë këtë atëherë kur ai dëshiron  të bëhet, atëherë kur ai do të vendosë se është koha e duhur dhe, këtë lajm, nuk pret ta bëjë , as përmes mendimit të atyre që e duan qeverinë e tij, por që të përmirësohet, dhe, as nga padurimi i opozitës e analistëve të mllefosur,  që presin të bjerë kjo qeveri si një mollë e pjekur së tepërmi.

Nëse Rama nuk i paralajmëroi ndryshimet në një kohë më të afërt, sa më të mundshme e të duhur, thjeshtë se nuk i pëlqen të marrë “ urdhër” nga askush, pra, as nga miqtë , e për më tepër as nga ata që kanë mprehur sakicat, kjo nuk e ndryshon të vërtetën, të cilën e di edhe ai vetë: në rrotat e qeverisë kanë mbetur gurë dhe gurëz që duhen hequr.

Nëse ai, shefi i socialistëve, nuk mendon të bëjë ndryshimet sepse është i bindur se edhe me këtë ekip do ia dalë, se karroja qeveritare po ecën në vijat e duhura, kjo ka të bëjë me perceptimin e tij si drejtuesi i gjërave që ka marrë përsipër dhe , të cilat, mendon  se edhe kështu do i çojë deri në fund.

A na zhgënjeu ai me mosndryshimet që nuk bëri dhe me parafjalëzën e një lëvizje të ardhshme?

Ekipi që ai ka ndërtuar është vepër e tij. Ai i ka thirrur të gjithë pjesët e trupës së tij një nga një, emër për emër dhe ka tani atë pjesë qeverisëse, e cila , sipas konceptit të tij, është më e qëndrueshmja, më e duhura dhe më rezultative.

Rruga drejt qeverisjes kalon pikë së pari përmes krijimit të mëhershëm të emrit. Zakonisht , në amalgamën e një elite qeverisëse, që zakonisht quhet qeveri, njerëzit që e përbëjnë atë nuk kanë pritur të bëhen ministra, pastaj të njihen; por,. U kundërta, kanë pasur rrugën e tyre për të shkuar drejt postit. Ata mund të jenë politikanë me emër, përfaqësues të njohur, ashtu si mund të jenë teknicienë të veçantë, shkencëtarë, njerëz pragmatikë, që deri asaj dite, edhe pse kanë qenë pjesë e një mendimi politik të njëjtë me atë të qeverisjes, nuk kanë pasur merita të drejtë për drejta politike.

Qeveria e tashme i ka të gjithë brenda, por duke shtuar edhe të panjohurit; pra, ata që nuk kanë ardhur as nga forca e politikës dhe as nga forca e mendimit.

Ndryshimet në qeveri Edi Ramës ia kanë kërkuar , si ndodh gjithnjë në këto raste, forca të ndryshme: ata që e duan dhe e mbështetin qeverinë e tij dhe, ata që duan rrëzimin me çdo kusht të qeverisë së tij.

Mes njerës palë dhe tjetrës , vendimi i tashëm i Edi Ramës, për të mbajtur stanjacionin qeverisës tek drejtuesit e dikastereve, ka dy perceptime të ndryshme.

Dashamirët e tij , pra, ata që e kanë mbështetur ende pa ardhur në pushtet, nuk gjenden në zhgënjimin politik që mund të pritet, por sidoqoftë do të donin të kishte më të njeshme në të ardhmen, sidomos  në pragun e zgjedhjeve të ardhshme lokale, nga të cilat mund të merret edhe vlerësimi i pritshëm.

Kundërshtarët e tij , dhe Edi Rama, duhet pranuar nuk ka kundërshtarë të zakonshëm, nuk donin thjeshtë një ndërrim emrash. Ata u nisën nga një emër tek shefi i qeverisë. Asnjë ndërrim nuk është i mjaftueshëm. Ata nuk duan kokrrën që bie, ata duan të gjithë pemën qeverisëse. Qoftë, edhe përmes shkatërrimit. Edi Rama nuk ka kundërshtarë politikë përballë tij: ai ka njerëz që e urrejnë thellësisht dhe që në të shumtën kanë qenë ish miqtë e tij.

Protestat, ashtu të befta, të çoroditura dhe herë pas here agresive pa shkak, si ishin, më mirë nga të gjithë i ka lexuar ai që duhej t’i lexonte, shefi i qeverisë.

Nëse , prej tyre dhe ngjarjeve që duhen para ndaluar, nuk ka mësuar asgjë të dobishme, ose, edhe më tej, nëse mendon se mësimi i tyre mund të bëhet edhe më vonë, kjo është diçka që ka lidhje me perceptimin e politikës si një lojë shahu dhe nga skakiera e së cilës ai ende nuk mendon të largojë figurat që nuk bëjnë.

Kjo është gjithçka e tij.

I ulur fillikat në një sofër të madhe pushteti, megjithatë ai ka dhënë shenjën se do të dëgjojë, edhe pse duket krejt i padëgjueshëm.

I gjendur buzë një dimri politik, të cilin ia sollën në paradhomën e qeverisjes, ai nuk e mblodhi rastësisht, pas kaq shumë kohësh, kryesinë e partisë së tij, si një mënyrë që të ketë përballim të përbashkët.

Ai ka fatin të dejtojë forcën politike më progresive, por nganjëherë edhe më të dëgjueshme, çka, nëse nuk përbën faj, është përsëri një gabim që ndjehet.

Në fund të fundit, zhgënjimi më i pranueshëm do të ishte nëse ai, edhe me këtë trupë drejtuese, përkundër të gjithë Kasandrave paralajmëruese, ai del që përballë dy shkëmbinjve, njëri joshës dhe tjetri i pikëlluar, të çojë gjërat deri në fund dhe të ketë hedhur poshtë mallkimin e mandatit të tij të dytë.

I gjithë risku është me të dhe mbi të.

Ai nuk zhgënjeu askënd sot, e rëndësishme është që të mos zhgënjejë veten nesër!

9 komente në “E rëndësishme është të mos zhgënjejë veten nesër”

  1. Kalec Dega says:

    Mire ky qe flet me vete po budallenjte qe i shkojne pas si i behet….

    po pse ke do heqi…prefesorin e englishtes, ministren me diplome kristali apo tualetin e tojotes…ju qokeni tra pu sha milet militant i pagdhendur…..


    gjiknurin e Astridit?


    … e do ti zevendesoje me brez e plehra te infektuara qysh ne gen…..?

    ja i ndryshoi..ku do jete ndryshimi?..po nuk doli para drejtesise vete rama,saliu,meta,lulzimi…

  2. shqip says:

    -Miliona euro abuzime nga bordet e universiteteve ne kurriz te studenteve te varfer dhe ministria e arsimit me firmatot me te shtrenjta vazhdon punen ne ministri…?
    – Fallsifikohet firma e politikanit amerikan , fallsifikohen dokumentat e tenderit dhe ministri ndertues i pallateve dhe financuesi sekteve indiane , vazhdon punen ne ministri …?
    Do te thote qe ne shqiperi nuk ekziston asnje ligj

  3. Cudia says:

    Ti Kalec shko bej fresk Sales. Rama do beje cfare i kerkon situata dhe populli dhe jo cfare mendojne anal-istet dhe debilat si puna jote. Ate ka zgjedhur populli dhe ai do beje ndryshimet qe ja kerkon koha. Qe te ndryshoje ministrat cdo 6 muaj nuk eshte e drejte gjithashtu. Cdo njeri do kohen e duhur per te bere ndryshime. Vendosja e sistemeve efikase nuk behet me ndryshime ministrash por me kontributin dhe ekspertizen e te gjitheve. Nuk jemi ne kohen e Sales qe ligjin e bente Zeusi jot.

  4. peter says:

    Akoma se kuptoni kete idiot qe e kini zgjedhur kryeminister dhe mendon se shumica e mbeshtet.. Prandaj ju thote qe ka mandat nga shumica, Ngriuni dhe mereni zvare kete kodosh,dhe shoket e tij, Te majte e te djathte se skane ndryshim, Nuk kini nevoje per kodosha ,te dilni ke qoshja. e beni dhe vete ate pune….

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Peter,me “argumentet” qe na jep ne komentin tend,do te ishte me mire ta kishe emrin “Leter” dhe mbiemrin “Higjenike”…

  5. tepelenasi says:

    Ja nje shkrim me analize e mendim edhe dashamires per njeriun e veshtire per te degjuar. Jane bere e kemi lexuar disa te tille ne gazeten tema e dita. Njeriu qe ka vesh t’i degjoje, mendime te tilla i bejne nder ne se ka deshiren per ta permiresuar punen e tij dhe vetvehten. Se ka dhe shkrime e opinione, tmettesisht, dashakeqese. Jo per individin Edi Rama.Por per gjithe qeverine dhe , ne fund te fundit, per te gjithe vendin
    Cfare te mesosh e cfare te degjoje indivividi
    i Edi Rama nga shkrimi i sotem te “KohaJone” i Nikolle Leshit!? Ky Nikolle qe, se bashku me Saliun, njeri tjetrin e dogjen dhe heshten si kur te mos u kish ndodhur gje!!!??? Kjo dyshe tropojano – lezhiane e dogjen gjithe Shqi
    perine dhe kerkon(kerkojne) edhe sot te njejten gje!? …
    Pergatitu Majko, thote L(l)esi, per…k/minister!!!
    Eshte ky e disa si ky, miq e armiq te Rames qe hyjne ne mes turmes, gjoja per mbeshtetje te studenteve e jo vetem, te cilet duan t’i vene, perseri, zjarrin Shqiperise.
    Bedri Islami te pershendes e falnderoj.
    Si tepelenas, Rames, ia njoh meriten per ndryshimin ne qytetin e Tepelenes, ndryshim qe na e ka bere te banueshme, pergjithmone a perkohesisht dhe njekohesisht te vizitueshme, si asnjehere tjeter edhe nga te huajte. E jo vetem ne qytet, por dhe ne rrethinat e saj, e sidomos zonen e kurveleshit.
    Si edhe per te gjitha shkrimet e tjera (te tuat e jo vetem) te uroj miresi e gjithmone i drejtperdrejte.

  6. Don says:

    Problemi kryesor i Rames eshte se ai eshte i PA AFTE. Uria e pensionisteve ketij i duket si piktura e Rembrandit “Ne oren e anatomise”.

  7. Sit back and relaks■●▪ says:

    Apo mire ja u bejne si Rama e Basha sot ashtu edhe Saliu e Nano dje. Po popull koqe gomari ngelet tere jeten a derezinj, po lepe aga peqe aga ngelet, po me popull laluc me 7 lepuj ne bark nuk ben me nena. Edhe kur merrni armet ia ngulni njeri tjetrit, ne vend tua numeroni ne lule atyre qe ju kane hipur ne kurriz. Po a ka me burra ai vend apo i hengri emigracioni te tere e aty kane ngelur vetem ata qe veshin perparese e qe shkundin tapetin e marrin pluhurat nga mobiljet. A e kuptoni qe frika se po te heqim Ramen na vjen Bajtha eshte nje idiotesi sepse nje popull me integritet, dinjitet, solidaritet, ndergjegje kombetare nuk e ka per gje te heqi edhe 10 qeveri njera pas tjetresh cdo 6 muaj nqs ato nuk permbushin premtimet bazike. Por per kete duhet popull me bole jo popull bole.
    Cdo koincidence me popuj konkrete eshte thjesht rastesi!

  8. Sit back and relaks■●▪ says:

    Apo mire ja u bejne si Rama e Basha sot ashtu edhe Saliu e Nano dje. Po popull koqe gomari ngelet tere jeten a derezinj, po lepe aga peqe aga ngelet, po me popull laluc me 7 lepuj ne bark nuk ben me nena. Edhe kur merrni armet ia ngulni njeri tjetrit, ne vend tua numeroni ne lule atyre qe ju kane hipur ne kurriz. Po a ka me burra ai vend apo i hengri emigracioni te tere e aty kane ngelur vetem ata qe veshin perparese e qe shkundin tapetin e marrin pluhurat nga mobiljet. A e kuptoni qe frika se po te heqim Ramen na vjen Bajtha eshte nje idiotesi sepse nje popull me integritet, dinjitet, solidaritet, ndergjegje kombetare nuk e ka per gje te heqi edhe 10 qeveri njera pas tjetresh cdo 6 muaj nqs ato nuk permbushin premtimet bazike. Por per kete duhet popull me bole jo popull bole.
    Cdo koincidence me popuj konkrete eshte thjesht rastesi!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje