Nga Xhovani Shyti
Për tetëmbëdhjetë ditë me rradhë studentët protestuan për të fituar disa të drejta të mohuara nga qeveria Rama e që, sipas tyre, janë bazike.
Në peticionin adresuar njëkohësisht Ministrisë së Arsimit dhe kryeministrit Edi Rama, studentët protestues rreshtuan tetë pika, ndërkohë që një e nëntë mbeti e harruar, s’dihet ndoshta nga mosdija, apo sepse prezenca e saj do ta agravonte aq shumë marrëdhënien e tyre me Kryeministrin sa do të impononte rrëzimin e qeverisë së drejtuar prej tij.
Në tetë kërkesat ultimative të studentëve përmblidheshin: Përgjysmimi i tarifës së studimit; Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për Dekan/Rekor si dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në Senatin akademik me 20%; Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit e Sportit dhe në bordin e IAL-ve të shtohet një përfaqësues i studentëve; Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore; Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor; Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve; Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë; Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Këto janë kërkesat bazike të studentëve, kërkesa që në të vërtetë kanë qenë detyrim i qeverisë së “rilindjes” për tu përmbushur përgjatë më shumë se pesë viteve të shkuara. Një pjesë e tyre janë detyrim i rrjedhur nga Ligji për Arsimin e Lartë dhe të tjerat premtime të Edi Ramës të bëra përgjatë dy fushatave elektorale por të pambajtura,
Është harruar pika e nëntë e kërkesave ndërkohë që, sipas specialistëve, përbën thembrën e Akilit të të gjithë katrahurës që i ka katandisur Universitetet Publike në “kasolle publike”. Pasojë kjo e rrjedhur nga që Ligji për Arsimin e Lartë nuk lë vend për bashkëkohësi të ecurisë së Arsimit të Lartë drejt standarteve të dëshiruara. Gjë që don të thotë se për të mos ndezur sërish beteja me qeveritë politike në ditët në vijim, ai që duhet të rrëzohet tërësisht për ti lenë vend një tjetri, me sens zhvillimin pa pengesa të Arsimit të Lartë, duhet të jetë vetë Ligji. Mirëpo në peticionin e kërkesave ultimative të studentëve protestues kjo nuk duket as si pikë e nëntë. Duke përbërë kështu harresën fatale të protestuesve./ CNA.al
I MODH PLAKO. O SHKRIM PA DOREZA NICE.
Nje shkrim i dobet. Sipas meje, autori duhet te trajtonte gjere e gjate kerkesen e harruar, kerkesen e nente te studenteve, jo te trahtonte 8 kerkesat qe rrjedhin nga ligji apo nga premtimet elektorale. Kur kemi te bejme me nje “harrese fatale” te studenteve, pse nuk u shkund kujtesen autori?! Shkrime te tilla jane per te mbushur faqen e Gazetes.
Heqja e ligjit nuk eshte ne kompetencat e studenteve,po te Parlamentit,i cili po te kishte lexuar kerkesat e studenteve,po detyrimisht do kishte propozuar heqjen e ligjit . Po me deputet millionera mos prit qe hallet e fukarenjeve te perfasohen n’ate m..Parlamenti ,per te perdor fjalorin e ketyre parlamentare…
Eshte koha per te votuar edhe per t’i derguar ne pension definitivisht.
Asnje te mos rivotohet,kjo duhet te jete nje detyrim qytetar per sicilin nga ne.
LILI KE TE DREJTE MIREPO DEPUTETET DHE GRAMOZ RUCI QE JANE MASHE E EDI RAMES DUHEN SHKUNDUR ME DHUNE DHE KETE E KANE NE DORE STUDENRER QE E NISEN KET BETEJE. E DI QE LIGJIN PER ARSIMIN E LARTE E KA NE DORE PARLAMENTI POR AI DO TE DETYROHEJ TA MERRTE NE SHQYRTIM LIGJIN NESE DO TE ISHTE SI PIKE E KERKESAVE TE STUDENTEVE. FUNDJA PERSE PROTESTUAN ATA PARA KUVENDIT KUR 8 KERKESAT I KA NE DORE QEVERIA? PIKERISHT PER NDRYSHIMIN E LIGJIT QE KA BERE “KASOLLE PUBLIKE” UIVERSITETET SI THOTE AUTORI I SHKRIMIT.
Kur te kthehen studentat nga festat nuk i ka dal akoma rakija qe kan pi do vazhdojn shkollen ose i ke te gjith neper klube .