Unë do të jem në protestë, por jo për të kërkuar dorëheqjen e Ramës

24 Dhjetor 2018, 16:05Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Unë e mbështeta protestën e studentëve, por nuk iu bashkova asaj. Kërkesat e tyre mbetën vetëm në kuadër të universitetit dhe mendoj se është një mision që duhet ta çojnë përpara studentët dhe pedagogët.

Unë do të jem në datën 28, në protestën që kanë thërritur një grup emigrantësh. Por, nëse aty do të kërkohet thjeshtë dorëheqja e kryeministrit, unë nuk do të qëndroj. Sepse kjo nuk zgjidh asgjë. Edhe nëse aty lëshohen akuza të tilla si: Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë, Shqipëria është vendi më i varfër i Evropës, shqiptarët po e braktisin Shqipërinë etj, unë sërish nuk do të qëndroj. Sepse më të tilla fjalime këtu as skuqet e as zverdhet njeri më. Edhe nëse bëhen kërkesa modeste si rritje pagash e pensionesh, apo shpërblime për Vitin e Ri, unë sërish nuk do të qëndroj. Sepse unë mendoj se vendi është në nevojë urgjente për të adresuar çështje që ta prekin problemin në gjenezë, të godasin sistemin.

Unë po rendis disa çështje(kërkesa). Edhe pse më shumë se të tilla, ato janë një përpjekje për të ngjallur në debat në nivel intelektual dhe ekspertësh, për çfarë duhet dhe mund të bëjë shoqëria sot.

1-Duhet përmbysuar ligji zgjedhor!

Ligji zgjedhor ka nevojë për një rishikim rrënjësor.

Sepse ligji aktual nuk garanton transparencën e financimit të partive dhe mundëson që politika të ushqehet me para të pista, duke blerë vota e duke deformuar demokracinë. Sepse partitë janë sot ndërmarjet më të zeza në vend.
Sepse ligji aktual u mbyll derën partive të vogla, duke siguruar dominimin e skenës politike nga dy paritë e mëdha, PS e PD(me LSI-në sa majtas-djathtas).

Sepse ligji aktual, përmes listave të mbylluar, u garanton kryetarëve sundim absolut mbi partitë e tyre, duke i shndërruar ata në drejtorë ekszekutivë. Populli voton partinë dhe partia(kryetari) emëron deputetët. Për këtë arsye, asnjëra palë nuk dëshiron ta ndryshojë këtë ligj, sepse ai u garanton atyre rrotacion dhe sundim në skenën politike. Pa ndryshimin e këtij ligji, këtu nuk ka zgjedhje të ndershme dhe nuk ka garë reale politike.

2-Duhet ndryshuar ligji për prokurimet publike

Ky ligj është çelësi i të gjitha aferave korruptive me fondet publike. Ai është hartuar në mënyrë të atillë që u jep liri enteve prokuruese të vendosin kritere secili sipas “qejfit” të vet, duke paracaktuar fituesit e tenderave. Besoj e keni parasysh tenderin tashmë të famshëm, i cili kishte si kriter që kompania të kishte një inxinier që ta kishte marrë diplomën fiks në vitin 1971, dhe këtë e kishte vetëm një kompani, ajo që ishte paracaktuar ta fitonte tenderin.
Pikërisht për këto arsye, në të tre tenderat në Unazën e Madhe të Tiranës, ku paraja derdhej lumë, morën pjese vetëm nga një konkurent për çdo segment.

Me këtë ligj ka shitur tenderat qeveria e demokrateve dje, dhe po me këtë ligj vazhdon të shese tenderat qeveria e socialistëve sot.

3-Të ndalohet me urgjencë përfshirja e kompanive offshore në tendera publikë

Ato janë sot forma më flagrante e zhvatjes së pronës publike dhe pasurisë kombëtare. Skandali i madh i një segmenti të unazës së Tiranës ishte dëshmia më e fortë. Por, prej 15 vjetësh, përmes këtyre kompanive fantazëm të regjistruar në parajsat fiskale, zhvatet sektori i naftës në Shqipëri. Kompani që e blejnë, e shfrytëzojnë, akumulojnë dhjetra miliona Euro taksa të papaguara, falimentojnë dhe zhduken. Pastaj e blejnë të tjerë, që sërish e shfrytëzojnë, nuk paguajnë taksat dhe sërish zhduken me dhjetra miliona Euro. Ato shfaqen si kompani nga Teksasi, nga Çikago, nga Azerbajxhani, nga Malazia apo nga Singapori, por që në fakt janë vetëm oligarkët e qeverive, dhe që nuk i kanë zyrat as në Teksas e as në Singapor, por vetëm 200 metra larg në vijë ajrore nga selia e qeverisë.

4.Të ndalohet dhënia e shërbimeve dhe veprave publike me koncension.

Sepse vendit dhe shoqërisë po i faturohen investime deri edhe për vitin 2035. Sepse akush nuk di të thotë se cila është leverdishmëria e tyre. A ia vlen të shkatërrohen parqet natyrore e kombëtare për HEC-e që furnizojnë vetëm një fshat me energji? Ai ia vlen një super autostradë nga Thumana në Kashar që kushton 260 milion Euro? Padyshim që të gjithë do të donim që rrugët ti kishin të gjëra sa një pistë aeropoirti. Por a ia v len barra qiranë?- pyet populli.

5-Duhet të vijojë reforma në drejtësi!

Me gjithë handikapet që mund të ketë, kjo reformë duhet të vazhdojë. Sepse shteti dhe institucionet e drejtësisë, nuk kanë qenë kurrë në këtë derxhe, që nga viti 1912. Sepse askush nuk mban mend se kur ka qenë urdhërarresti i fundit që ka firmosur Prokuroria e Shtetit.

E keni dëgjuar ndonjëherë opozitën të adresoje të tilla kërkesa apo çështje? Padyshim që jo, sepse ajo është bashkëhartuesja dhe bashkëpërfituesja e kësaj maskarade. Ajo kërkon vetëm që të ikë Rama, për të qeverisur me po të njëjtat ligje e të njëjtat praktika.

E mbani mend si e akuzonte PD-ja qeverinë e Nanos, apo “ansamblin babëzia”, sic thoshte Berisha? Kur në 2005 Berisha u rikthye, stafi i kryeministrit kishin marrë viza dhe ikën me urgjencë nga Shqipëria pasi menduan një revanzh denoncimesh apo arrestimesh. Kujtoni dot ndonjë emër se kush është arrestuar e dënuar nga ajo qeveri?

E mbani mend si e akuzonin socialistët qeverisjen e Berishës? Aq rëndë sa thonin se duhen ndërtuar burgje të reja, se nuk do të ketë vende. Kujtoni dot ndonjë emër ish zyrtari të arrestuar apo dënuar? Veç Spiro Kserës që kishte vjedhur lekët e festës së fëmijëve romë. Madje një nga më të akuzuarit e kohës, ish minitrin e financave, socialistët e vlerësuan si aset finciar dhe e votuan për në Këshillin e Bankës së Shtetit.

E shikoni çfarë akuzash u bëjnë sot demokratët socialistëve? Mendoni se do të përfundojë ndonjëri në burg nesër kur të bëhet rrotacioni i pushtetit?

Dhe a e dini pse? Jo vetëm sepse drejtësia është kontrolluar sistematikisht nga partia në pushtet, por sepse, këtu pakkush e shkel ligjin, sepse të gjitha vjedhjet dhe zhvatjet bëhen me ligj. Për këtë arsye nuk është dënuar askush për skandalet me ARMO-n, për këtë arsye, askush ndër zyrtarët e shtetit, nuk do të mbajë përgjegjësi edhe për skandalin e D.H.Albania.

Për këtë arsye, unë nuk mendoj se është zgjidhje ikja e kryeministrit, apo e krejt qeverisë dhe mazhorancës qeverisëse. Sepse, nëse ikën Rama dhe PS do të mandatojë një tjetër kryeministër, ai do të vazhdojë të qeverisë mbi të njëjtat ligje dhe praktika që mbështesin abuzimin. Nëse vendi futet në zgjedhje të parakohshme, me këtë ligj zgjedhor, ose do të rikonfirmohet PS, ose e shumta do të vijë në pushtet PD. Dhe ajo do ta vazhdojë të qeverisë po me të njëjtat ligje që i hartoi vetë dhe ia la trashëgim PS-së, dhe me të njëjtët oligarkë.

E keni vënë re ku ka degjeneruar debati politik? Kur opozita akuzon qeverinë për afera korruptive me tendera e koncensione, ata i përgjigjen: Edhe Basha ka vjedhur tek Rruga e Kombit.

Kur opozita e akuzon sërish, ata sërish thonë: Po Basha ka një kat pallati pa leje.

Kur opozita akuzon sërish, ata sërish thonë: Po Basha ka një makinë luksoze që si ka paguar taksat.

Beteja këtu është kush të bindë popullin që ka vjedhur më pak. Dhe teoria jonë, që në zgjedhje votojmë të keqen më të vogël, ka rezultuar fatale.

Ndaj mendoj se zgjidhja nuk është më rrotacioni politik. Çdo qeveri që ka ardhur me premtimin e luftës ndaj korrupsionit, e ka zhytur me keq vendin në korrupsion. Dhe sot problemi i madh është se populli nuk ka më besim tek askush dhe nuk shpreson më tek askush. Ndaj duhen adresuar çështje konkrete, që ta prekin në rrënjë problem, e jo ti shkundin gjethet.

Unë kam renditur disa çështje, që nuk janë të vetmet. Kjo është një përpjekje për të tërhequr në një debat intelektualë, specialistë të fushës, ekonomisë, studentë, artistë, këngëtarë, shkrimtarë, pedagogë e kushdo tjetër që mendon se ka edhe një alternativë tjetër për të jetuar, veç asaj të largimit nga Shqipëria.PS dhe PD duhen vënë para presionit për ti ndryshuar këto ligje dhe jo të ndërrojnë rolet.

Unë kam një lutje për këdo që do ta lexojë këtë shkrim, që ta shpërndajë, në mënyrë që sa më shumë njerëz të ftohen për t’iu bashkuar kauzës së vetme, asaj të denoncimit dhe korrigjimit të sistemit politik e ligjor që garanton dhe mbron vjedhjen e votës dhe zhvatjen e pasurisë.

26 komente në “Unë do të jem në protestë, por jo për të kërkuar dorëheqjen e Ramës”

  1. saliu says:

    Urimet e mia Z. Kikia ! Artikull per tu admiruar. Edhe une do te veproj ne te njejten menyre. Do te dal per problemet themelore jo per ti sherbyer nje kaste si opozita e sotme qe vetem lekuren ka nderruar.
    Nje miku im me thoshte gjithmone kur une perkrahja PD dhe ndryshimet politike ne Shqiperi, per hater te pluralizmit.

    Partite jane me huqe
    Luftojne per kolltuqe
    Edhe kjo (PD) qe erdhi
    Ka hequr vetem bojen e KUQE.

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      UNE KAM VOTUAR PER PD DHE LSI PO JAM SHUM I ZHGENJYER
      JAN KETHYER NE PARTY RUGACE DHE MASHTRUSE
      NUK BESOJ DOT NE LULI ME MONEN
      RAMA PO PUNON PER TE BERE DICKA
      PO LULI DHE MONA PO NXIJN CDO GJE
      KJO NUK E NDIMON VENDIN
      Roft SHQIPERIA

    2. Tomorri says:

      Pasi e hengret sa krahu per 28 vjet,u kujtuat se shpetimin e Shqiperise e bente vetem socializmi!
      Krahasoni po mundet cfare i dha shumices se popullit ai dhe cfare i mori kapitali!
      Sot Shqiperia eshte ne prag te shitjes ose faljes tek fqinjet!
      Shpejt do ta harroni se ka patur nje shtet qe quhej Shqiperi!
      Ta gezoni Ramen,nje diktator 1 mije here me dinak dhe antishqiptar se Berisha,qe diten te perqafon,naten te ngul thiken pas qafe!

    3. shvejku says:

      Meqenese nuk shkon ne proteste, hajde e pastro wc time ,se te paguaj me mire!

  2. Lumi says:

    Mentor, nuk ndreqet ky vend me keto pikat e tua. Je rritur me handra e mendon se keshtu ndryshon dhe nje vend i prapambetur. Vendin nuk e ndryshon nje tender I vetem apo nje njeri I vetem, qofte ai kryeministri. Duhen te punojne te gjithe, Jo te punoje nje njeri e te tjeret te qahen, te shajne, te pine kafe e te kerkojne pare dhe llogari. Vitet po tregojne se jemi shume mbrapa, kemi ekonomi Jo prodhuse, kemi pronen lesh e li, kemi mentalitet dembeli e bajraktari, duam vetem te marrim e te mos japim, te punojne ne shtet qe te rrime apo te vjedhim etj. Fajin nuk e ka vetem Rama, keshtu ishte ne kohen e Mbretit, Hoxhes, Ramizit, Nanos, te Berishes e keshtu do jete dhe ne te ardhmen. Problemi ketu eshte prapambetja historike dhe njeriu dembel e pordhac. Kurse reformen ne drejtesi ben mire te mos e permendesh. Ajo dhe disa te tjera Jane merite e Rames. Dikur Benazir Buto thoshte se: idet e reja ne vendet e prapambetura te hane koken. Ti je mendje vogel qe nuk I rrok dot punet e medha te nje shteti. Te ka hyre vetja ne qejf dhe kujton se di gjithcka.

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      UNE KAM VOTUAR PER PD DHE LSI PO JAM SHUM I ZHGENJYER
      JAN KETHYER NE PARTY RUGACE DHE MASHTRUSE
      NUK BESOJ DOT NE LULI ME MONEN
      RAMA PO PUNON PER TE BERE DICKA
      PO LULI DHE MONA PO NXIJN CDO GJE
      KJO NUK E NDIMON VENDIN
      Roft SHQIPERIA
      Une SALI ZIUN E NDIQNJA MBRAPA NGA DO
      PO AY KEKON GJITHMON VETEM LUFT
      NUK I DUHET ME KETIJ VENDI .

    2. Lani says:

      O ti zotni me pseudonimin Lumi te lumte dora shume bukur ke komentuar . Pershendetje.

  3. Sinqeritet says:

    Pershendetje z.Mentor Kikia.Fjale te pjekura.S’kane nevoje per koment,Sinqerisht Urime!Mery Cristmas,Happy New Year from U.S.A.

  4. Lani says:

    Qeveria Rama eshte qeveria me me kembe ne toke o zoti gazeta , te pelqen apo nuk te pelqen ty . Ju keni nje laps dore , nuk keni asgje mbi supe mendoni se dini gjithçka . Qeveria Rama mund te kete pa tjeter dhe gabime por nuk krahasohwt kurre me qevwrite e shkuara. Rama degjon dhe korigjon . Ti Mentor fluturon me pras me nxjerr mallin e gazetareve te RD. BEJ MOR NJE SHKRI QE TE NA JAPI OPTIMIZEM DHE JO NXIRJE DHE VETEM NXIRJE .

    1. Thupra says:

      Te gjithe per te vjedhur,iku rama, vjen luli, iku luli
      vjen meta,sala mona,laj thaj vetem keta keni ?! A doni ta regulloni ?
      hiqni keta ,mos voto per asnjerin ,zgjidhni te ri
      Ky thote do protestoj kunder qeverise rames por ne favor te rames se mos vjen luli !
      kjo ndodh vetem ne albanistan,Fshesen te gjithve,zgjidh kedo vetem ata jo,su ngopet
      30 vjet me po ata njerez.

  5. KUJTIM PUSHKA says:

    UNE KAM VOTUAR PER PD DHE LSI PO JAM SHUM I ZHGENJYER
    JAN KETHYER NE PARTY RUGACE DHE MASHTRUSE
    NUK BESOJ DOT NE LULI ME MONEN
    RAMA PO PUNON PER TE BERE DICKA
    PO LULI DHE MONA PO NXIJN CDO GJE
    KJO NUK E NDIMON VENDIN
    Roft SHQIPERIA
    Une SALI ZIUN E NDIQNJA MBRAPA NGA DO
    PO AY KEKON GJITHMON VETEM LUFT
    NUK I DUHET ME KETIJ VENDI

  6. Bilal budani says:

    Plotësisht dakord me analizën tuaj Por kujt i thua.A mundesh me dit c thonë kolegët tuaj milionerë. Kjo klasë politike zor se shkulet me vetëm protesta që nuk janë gjë tjetër veçse testim se derkushkon revolta dhe si mund të shtype ajo.Me shqiptare indiferente nuk ndodhin cudira

  7. olimpia says:

    Sot jam dakord me ty Kikia Doja te shtoja…
    KRIJIMI I NJE GRUPI TE POSACEM PER TE NDERTUAR NJE PROGRAM AFATMESEM DHE AFATGJATE TE ZHVILLIMIT EKONOMIK .OBJEKTIVI STRATEGJIK TE JETE RINGRITJA E INDUSTRISE MBI BAZEN E LENDEVE TE PARA TE VENDIT DHE TE DEGEVE HIGHTECH ,PER TE RRITUR VLEREN E SHTUAR DHE PUNESIMIN E RINISE .VETEM INDUSTRIA MUND TE NXJERRE VENDIN NGA VARFERIA.TE ORIENTOHET KAPITALI VENDES DHE KAPITALI I HUAJ NE KETO FUSHA ,.
    NEPERMJET KONTROLLIT TE NXIRREN REALISHT FITIMET E CDO BIZNESI ,SEPSE KA NJE EVAZION FISKAL TE LARTE .NE KETE KUADER TE RRITET MINIMUMI I PAGES MINIMALE ..300 EURO .ESHTE E PAMUNDUR QE GJENDEN QINDRA MILIONE PER INVESTIME KAPITALE DHE NUK RRITEN RROGAT ,MEGJITHE DEKLARIMET PER RRITJEN EKONOMIKE .
    E GJITHE SHKOLLA E LARTE ,SISTEMI ,PROGRAMET ,FINANCIMET ,TRUPI MESIMDHENES TE KALOJE NE NJE FILTER TE RREPTE .NE UNIVERSITETET PUBLIKE TE VENDOSEN KUOTAT ,DUKE U NISUR NGA KERKESAT E TREGUT .NE STADIN E TANISHEM 30 MIJE STUDENTE DO TE ISHIN ME SE TE MJAFTUESHEM .
    TE VENDOSET LIMIT I DY MANDATEVE PER POSTET E PRESIDENTIT ,KRYETARIT TE PARLAMENTIT ,KRYEMINISTRIT ,KRYETAREVE TE BASHKIVE ME NJE LIGJ TE VECANTE ME FUQI PRAPAVEPRUESE .DEPUTET JO ME SHUME SE TRE HERE.

  8. BRSS says:

    KUJT I PLASI TRAPI SE KU DO SHKOSH TIMOR LEGEN

  9. Mentor, Të admiroj për problemet themelore qe ngrit dhe për rrugëzgjidhjet qe propozon.Në Shqipëri duhen ba shumë ndryshime.Bile bile me gjuhën e agronomit do te duhej ba një cilizem i thellë. Po kush do ta bajnë ? Për mendimin tim vetëm ju intelektualët e bashkuar.Nuk mund ta bajnë turmat qofshin këto edhe studentë te cilët lenë shumë për te deshiruar nga niveli shumë i dobtë i formimit tyre por edhe mungesa e edukates personale.Duhet te formohet një forum i pamvarur intelektual pa angazhim në asnjë parti politike dhe te dilni me një platformë
    duke përcaktuat rrugedaljet nga situata pa dhimbje.

  10. Aleksander says:

    Refugjatet do bajn grev do protestojn? Ju mungojne policet e kohes Saliut e Lulashit qe na kerkonin 5000 leksha sa her na ndalonin me makin? Ju mungojn policet qe na bllokonin pashaportat ne polici e na thonin hajde mbas nje jave , nuk e ka firmos shefi, e ne fun te thonin troc, po nuk pagove nuk merr pashaport, ju mungon polici ne port te Durresit qe donte lek kur hushim e kur delshim ne Shqiperi, ju shkruan nje person qe i ka pa te gjitha rastet personalisht, qe ne vitin 1993 kam ardh ne Shqiperi per here te par mas eksodit te 6 marsit 91 e deri sot, refugjatet te votojn , te qeverisin kush merr vota ma shum. Votat e refugjateve do i marrin kush ka ba per refugjatet e familjet e tyre. Shqiperia nuk eshte pron private e asnjeriu.

  11. Gjinika says:

    Z. Kika pershendetje. Ju kam lexuar dhe digjuar me vemendje gjithmone. Me keni pelqyer sepse gjithmone keni trajtuar probleme aktuale qe i sherbejne pemiresimit te kesaj katrahure qe e quajme shtet. Edhe Z. Rama qe ktyefjale kishte ” Dua te ndertoj shtet ” dhe qe e nisi vertet anndeje nga duhet, nga Reforma ne Drejtesi , jemi te gjithe deshmitare se çfare pengesa i kane bere dhe po i bejne edhe sot, ata qe kane frike se do te jene te paret qe do te perballen me te. Edhe une do te shoqeroj per keto kerkese ne protest. Do te shtoj edhe une diçka ; 1. Nr. i deputeteve per Republiken e Shqiperise te jete 100. ( Nuk ka nevoje me shume. Çdo gje qe thone mbi kete numur eshte justifikim.) 2. Partite politike qe do te marrin pjese ne zgjedhje TE MOS FINANCOHEN NGA SHTETI Seicila parti te mbeshtetet te donacionet dhe te kuota e antaresise, qe pa tjeter duhen te behen transparente para se te filloje fushata.

  12. semi says:

    Ate korigjim sistemi politik e ligjor qe kerkon zotrote harroje nje here e mire z.Kika!E thene ndryshe kuplaraja eshte e destinuar te beje prostitucion ndaj qe te mbyllesh ate duhet se pari te presesh l.qet ose te tredhesh burrat!Ndaj leri shakate se Shqiperia eshte liçensuar nga fabrika qe e ndertoi si te tille e siç ka edhe nje shprehje kryeministri yne :S’ka bire kurve qe e çmonton e shkatero kete prodhim!Perderisa ne Shqiperi kane vend Qim Peket apo Muq Nanot si mund e duhet te zhduken hajvanet!Shqiperia se pari duhet te behet shtet i pavarur,pasketaj populli te beje zgjedhjen e presidentit direkt me vote e jo te dale nga pazaret e ndonje pseudodiplomati qe per hir te mbushjes se xhepave te tij apo per lojera te pista ne kurriz te ketij populli deshirojne me mire te kene nje ordiner se sa nje beseprer!Shqiperia ka fatin e Vietnamit ne vitet 65 deri ne çuarrjen e luftes civile per aresye bindjesh politike!Ndaj perandoria kur ta shikoj qe po humbet besimin e renien e kredibilitetit te saj ajo do te beje te njejten skeme si ne Vietnam duke ndersyer veriun kunder Jugut prove kjo qe u ndermor nga kryekrimi i derguar “burre shteti” Sali por qe nuk i eci pasi u gjet zgjidhja me e shpejte e me premtuese!Ndaj or Kika qe te nderrosh sistem duhet o ta hashe pas qafe ose te quhesh supermen!Shqiperine e shqyer tashme nuk e ka ne dore as Rama e as Dalama !Politike e futje ne binare qe po bene Rama kerkush tjeter nuk mund ta beje e te tentoje!Lereni te beje shtet te ndergjegjesoje njerezit qe tashme jane shpelare ne ate farre feje sa u ka ikur ngjyre e shije!Duhet mençuri e pjekuri qe Qim Peket mos tu jipet edhe nje here mundesia per tu rikthyer ne pushtet pasi ata mendojne qe bishtin iua hoqi Sala e jo evolicioni njerezor !Lereni Shqiperine te behet qytetare ne te shprehur e si nismetare!Shqiperia do burra qe te ribehet e jo karkaleca qe kane mbushur auditoret e Universiteteve ku le shume per te deshiruar e shprehura dhe qendrimi fashataresk!Turp te mendosh e jo me te imagjinosh qe keta karkaleca te jene neser ajka e shoqerise!

  13. enver hoxha says:

    ky vend ka marre fund ky vend ka degjeneruar dhe femija ne bark te nenes eshte i korruptuar . asgje nuk rregullohet asgje nuk ndryshon . presim te ndryshoje i korruptuari krimineli prostituta jo do iki nga ky vend qe prodhon vetem qen

  14. met bathorja says:

    ndryshimi i nga sistemi proporcional ne ate mazhoritar,eshte thelbi i te gjitha gjerave qe shkojne keq ne kete vend,o z.Kikia. Ata qe ngrini ju nuk kane vlere po nuk u ndryshua sistemi i votimit. Pas kesaj dhe dy te tjera jane te rendesishme: tenderimi nuk duhet te ekzistoje sepse eshte burimi i korrupsionit. dhe se dyti duhet nje ligj qe deputeti qe iken nga partia te mos kaloje ne parti tjeter,por te leje mandatin.

  15. REZI says:

    Këta emigrantët kë përfaqsojnë? Po ti që i bashkohesh kë përfaqson?
    Mentor në socializëm ishin ndaluar koncesionet me kushtetutë, tani kemi një sistem tjetër dhe kushtetuta u ndryshua…ju doni prapë atë kushtetutë?
    Problemi është se ju mendoni si në socializëm dhe doni të fitoni si në kapitalizëm.
    Nuk ka kështu as në shtetet e konsoliduara kapitaliste…
    Ju gazetarë e analistë jeni ata që vrisni shpresën e popullit me propogandën dhe terrorin psikologjik që transmetohet nga mëngjesi deri në mbrëmje jo vetëm në shtëpi por klub më klub e restorant e kafene. Ku ishit deri dje? Si pula rrini kur flet Sala e Luli.
    Prapë i kthehem pyetjes: kush janë këta emigrantë që vijnë në Shqipëri për protestë? Ne s’kemi dëgjuar si emigrantë që organizohet protestë nga emigrantët, apo prandaj shkrove ti për tu bërë thirrje? Ore kush ju paguan ju? Taksapaguesit shqiptarë? Haram e paci!

  16. Alban I says:

    Edhe une kam dale ne kohen time ne demonstrate kunder PPSH, por jo kunder kreut te saj, Ramiz Alise…

  17. Emigranti says:

    Artikulli eshte shume interesant dhe prek ceshtje te rendesishme. Une mendoj qe mos zgjerohemi me shume kerkesa; dy jane me themeloret: E para eshte DREJTESIA; pra te vazhdoje reforma ne drejtesi. Po nuk u vendos drejtesia (po nuk u gjet vrasesi i Lajos) ka thene Sofokliu 2500 vjet me pare, ky vend ka per te shkuar zi e me zi.
    E dyta sic e thota Z Kikia eshte reforma zgjedhore: I duhet hequr sa me pare mundesia kryetareve te partive qe te “emerojne” deputetet. Te votohet per persona se populli i njeh njerzit. Te behet nje komision me antare te barabarte nga disa parti dhe nga shoqeria civile dhe mbase do duhen edhe te huaj nga demokracite e zhvilluara dhe te ndryshohet ligji zgjedhor. Keshtu populli do ti heqe nga skena politike disa fytyra te uryera kriminale qe i kane bere gjemen Shqiperise dhe vazhdijne te jene ne majat e shtetit si puna e Ilir “Floririt” dhe shume te tjere pas tij.

  18. Mersin says:

    Kush ti beje. Vendi eshte ne krize te thelle morali.

  19. Virusi says:

    Puna, vetem puna e ben nje vend, Jo llafet. Perendimi eshte bere me pune, ku njerezit punonin nga 16 ore ne dite. Ata qe kane ikur ne perendim e kane te qarte; puno ose ktheu mbrapsht. Dhe ne shqiperi keshtu po ndodh, kush punon po rregullohet, Jo menjehere por ecen. Dembelet e te perkedhelurit qe merren me llafe nuk kane per te bere hajer. Do vazhdojne te qahen, te shajne e mallkojne. Shqiperia eshte vend i bukur e i bekuar ku njeriu nuk ka vene dore ne te. Historikisht kane ikur jashte por shpejt do vije dita kur trendi te ndryshoje.

  20. Askushi says:

    Ti kiki apo me mire kaka, e dredh sipas interesit, sips sahanit qe lepin.
    Ti permende ligjin zgjedhor, por nuk permende fare perdorimin e parave te pista, kriminale per blerje te votave, nuk permende fare per pastertin e figurave etj… pra ja ke futur kot.

    Ti flet per ligjin e prokurimeve dhe barazon kohen e PD me ate te Rames. Te vesh ketu barazi, eshte jo e sonqert, jo e paster, por e felliqur nga vete flliqesija jote. Sot nuk zbatohet fare ligji i prokurimeve. Firmat qe po marrin tenderat miljona euro, nuk jane firma fare, krijohen 1 muaj para tenderit per tendera miljona euro. Sot nuk do tja di adkush per dokumentacion kualifikimi, thuhet se do ta marri Bega dhe se luan topi. Bile po te guxosh te hysh ne nje gare te tille, te ka ardhur fundi. Do te kundervihen te gjitha instancat mafjoze shtetrore. Etj etj… dhe ti legen e barazon kete me tenderat e sali berishes.

    Nuk fole fare per skandalet e nje pas njedhme, nuk gole per kanabisin…etj etj
    Nuk po shkruaj me shume se skam nerva.
    Ky vende nuk behet jo se partit politike dhe politikant jan pacavure, por te gjithe ju intelektual, analist, petagog e profesor, jeni bythe lepiresa, pa ndjenja kombetare, shiteni dhe bliheni,, me nje popull si penisi i Rames, qe as ngrihet e as ngrifet… plere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje