Nga Eva Marku
E kam ndjekur që nga dita e parë protestën e studentëve, edhe pse studimet e larta i kam përfunduar tri vite më parë. Një ditë madje, nuk ngurova që t’i bashkohesha edhe unë për pak minuta që të shikoja e të kuptoja më mirë nga afër se ‘çfarë i paska mërzitur vërtetë kaq shumë’.
Kur iu bashkova, mu kujtua edhe njëherë momenti kur së bashku me shokët e shoqet e fakultetit të Filologjisë protestuam pikërisht para Kryeministrisë pak vite më parë për ‘armët kimike’. Një ndër ‘fitoret’ më të denja dhe të bukura që do të kujtoj nga periudha universitare gjithmonë, madje më shumë se sa vetë momenti i diplomimit.
E kujtoj mjaft mirë dhe më vjen mirë që studentët e sotëm janë edhe më të aftë dhe të guximshëm të luftojnë për të drejtat e tyre. Të drejta që të gjithë e dimë mirë, pa bërë shumë filozofi, u takojnë. E nisa këtë shkrim për protestën, për të treguar një tjetër të vërtetë të hidhur që studentët na e rikujtuan, të gjithëve ne. Një të vërtetë të trishtë, që është varfëria! “Ku ka varfëri, nuk ka edukim”, thotë populli. E di, ka shumë raste varfërie në Shqipëri, por unë dua të ndaj një ‘histori’ ndryshe nga ato që na i përcjell media vizive.
Paraditen e sotme (21 dhjetor 2018), dola nga zyra për të marrë diçka të shpejtë për të ngrënë, aty pranë një Fast Food-i tek ‘Liceu Artistik’. Ambient të cilin e frekuentojnë më së shumti nxënësit e shkollës “Kosova” dhe të ‘Liceut’. Bëra porosinë për ta marrë me vete në zyrë, ndërkohë që po e prisja, vijnë një grup djemsh të moshës 9 apo 10 vjeç. Porositën sanduiçë modestë dhe u larguan për t’u kthyer më pas që t’i merrnin.
Disa prej tyre mund të them ishin veshur mirë, të tjerët disi të ‘sajuar’. Po i shikoja me vëmendje dhe u buzëqesha ndërsa po bënin llogaritë e “pagesës” qetësisht së bashku. Menjëherë sapo u larguan, pas tyre erdhi një bashkëmoshatar i tyri, nxori gurishtat nga xhepi dhe me një zë të ndrojtur kërkoi një tost të thjeshtë. Uli kokën dhe u struk duke pritur pranë derës. Më bëri aq përshtypje ai zë, saqë ktheva kokën për ta parë. M’u duk sikur e frikësova kur e pashë nga koka e deri tek këmbët.
Në këtë të ftohtë dimri, nuk mbante as një xhup veshur, por një bluze sportive me zinxhir, një fanellë poshtë, atlete bezi të zhubravitura nga shiu dhe balta (tip converse), xhinse dhe një palë çorape që më mirë të mos i përshkruaj. M’u prenë gjunjët dhe shtanga para tij, ndërsa punonjësit po merreshin me porositë e tjera, pa evidentuar atë ‘mjerim’ që kishin para syve. Mbase janë mësuar ta shohin më shpesh se unë dhe nuk u bën përshtypje.
Tentova t’ia paguaj por u stepa dhe thashë “mos e ofendoj”. Mora porosinë dhe u largova e trishtuar. Ky djalosh më preku thellë në zemër dhe më kujtoi “Lulin e Vocërr” të Migjenit, por në “kohën moderne”. Kur mu në zemër të Tiranës, në një nga zonat ku ka institucione të njohura, biznese me emër,bare dhe restorante me çmime për ‘Vip’-at, pashë atë mjerim. Pyes veten se çfarë skamjeje mund të ketë pak hapa më tutje në periferi apo qytete e fshatra të tjera të Shqipërisë.
Një fëmijë që s’ka mundësi të ushqehet dhe të vishet mirë, nuk do të ketë ‘luksin’ as të edukohet mirë, aq më pak të jetë pjesë e shoqërisë. Sepse pikërisht djemtë dhe vajzat si “Luli i Vocërr” mbeten jashtë kësaj ‘klase shoqërie’.
Ndaj, sot dhe gjithmonë duhet të protestojmë për ‘Lulin’, e shokët e shoqet e tij që të edukohen në barazi dhe të shijojnë fëmijërinë si moshatarët e tyre!
O Goce qenka skenar i bukur na bere per te qare pash nderin,mire ben tja japesh ndonje kinasti ose nese ke ndonje mik coje ne hollivud
Zonjushe apo zonje,cilado qofsh!
Do kish bere mire t’ ja kishe paguar dhe Jo te shkruaje hartimin e rradhes….
nuk di perse keni mbaruar,por gezohme we na been te ditur se qenke punesuar,qe paske dhe kushte shume te Mira dhe kohe te “lire”,te dalesh e te porositesh ushqim te fresketI gezofsh te gjitha keto!
Ajo qe me beri pershtypje,eshte “cudia” juaja se paske pare nje “Luli te vocer” ne kete “epoken dixhitale”.
Kot shkollen qe ke bere,se Nuk paske mesuar kaq gje te Vogel:
Kapitalizmi ka qindra miliardere,por ka dhe qindra milione “Luli te vocer”.Ne kapitalizem eshte dhe Shqiperia,brena dhe Tirana.
Atehere,si Nuk thua nje fjale per kerkesat ultimative te studenteve,te cilet kerkojne dyfishimin e buxhetit per arsimin e larte?Po u plotesua pa dialog kjo kerkese,qeveria do I shtoje “Lulit e vegjel”,sepse Nuk ka nga ti nxjere keto fonde,vecse duke Iene pjesen tjetet te nevojtareve edhe pa ilace,pa spitale e shkolla,pa rruge, pa uje,pa drita etj.
Per ty eshte shume thjeshte te shkruash,por e paske te veshtiresine te mendosh we ne Shqiperise e sotme Jane shume me keq se studentet,qindra e mijra ” Luli te vocer” dhe duhet menduar edhe per keta,te cilet luftojne per mbijetese se per arsimimin e tyre as we e vet mendjen students universitaret.Shoqeria perparesi ka dhe duhet te paguaje per arsimin deri ne te mesmen,duhet te ushqeje dhe arsimoje keta “”Lulit e vocer”.Po,duhet te paguaje per studente ekselente dhe Jo parazite e ngelsa.Te tillet le te punojne si ne gjithe boten dhe ne se duan te studiojne le te paguajne.Shqiperia me kaq studente,edhe rojet Po na I been me universitetet,me doktoratura e mastera…
Ky eshte nje turp dhe jo nder,sepse keto kartona qe blihen Nuk I pranon askush…
Zonjushe apo zonje,cilado qofsh!
Do kish bere mire t’ ja kishe paguar dhe Jo te shkruaje hartimin e rradhes….
Nuk di perse keni mbaruar,por gezohem qe na ben te ditur se qenke punesuar,qe paske dhe kushte te mira dhe kohe te “lire”,te dalesh e te porositesh ushqim te fresket.I gezofsh te gjitha keto!
Ajo qe me beri pershtypje,eshte “cudia” juaja se, paske pare nje “Luli te vocer” ne kete “epoken dixhitale”.
Kot shkollen qe ke bere,se nuk paske mesuar kaq gje te vogel:
Kapitalizmi ka qindra miliardere,por ka dhe qindra milione “Luli te vocer”.Ne kapitalizem eshte dhe Shqiperia,brena dhe Tirana,pra ka dhe te tille.
Atehere,si nuk thua nje fjale per kerkesat ultimative te studenteve,te cilet kerkojne dyfishimin e buxhetit per arsimin e larte?Po u plotesua pa dialog kjo kerkese,qeveria do i shtoje “Lulit e vegjel”,sepse nuk ka nga ti nxjere keto fonde,vecse duke Iene pjesen tjetet te nevojtareve edhe pa ilace,pa spitale e shkolla,pa rruge, pa uje,pa drita etj.
Per ty,eshte shume thjeshte te shkruash,por e paske te veshtire te mendosh qe ne Shqiperise e sotme jJane shume me keq se studentet,qindra e mijra ” Luli te vocer” dhe duhet menduar edhe per keta,te cilet luftojne per mbijetese se,per arsimimin e tyre as qe e vret mendjen studenti universitaret.Shoqeria perparesi ka dhe duhet te paguaje per arsimin deri ne te mesmen,duhet te ushqeje dhe arsimoje keta “”Lulit e vocer”.Po,duhet te paguaje per studente ekselente dhe Jo parazite e ngelsa.Te tillet,le te punojne si ne gjithe boten dhe ne se duan te studiojne le te paguajne.Shqiperia me kaq studente,edhe rojet po na I ben me universitetet,me doktoratura e mastera…
Ky eshte nje turp dhe jo nder,sepse keto kartona qe blihen nuk I pranon askush…
Mjerimi nuk do meshire por do te drejte.Ne SHqiperi,me kete klase politike nuk mund te kete te drejte,kur etja per pushtet e para eshte ajo qe duam.
Piliveske pa tru.
Shume e goditur…pergezime eva.
E verteta e hidhur
Shktim i bukur po realitet qe e hasim cdo dite fatkeqesisht
Genci dhe Herolind-nuk e di se cila eshte mosha juaj, por brezi im ka kaluar femijerine dhe rinine nen komunizem dhe te tille si ai “djale” qe pershkruan kjo zonja, ishim ne te gjithe, te zveshur dhe barkthate, por ajo qe ne kishim ndryshe nga kjo gjenerate e re te ciles i perket edhe artikullshkruesja. ishte deshira per dije. Urine dhe te ftohtit e harronim duke lexuar dhe studjuar shume. Sporti ishte nje tjeter “hobi” qe na bente te harronim hallet dhe na ngrohte ne dimer.
Edhe nje gje tjeter. Te varfer ka jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne vende te zhvilluara dhe te ashtuquajtura sociale. Nje nga keto eshte edhe Kanadaja ku une jetoj prej shume vitesh. Cdo dite, kur kthehem nga puna, ne semaforin e pare ne dalje te autostrades, shikoj shpesh lypesa te moshave te ndryshme qe bredhin midis makinave te ndaluara ne semafor, duke kerkuar lemoshe. Ka me qindra e mijera homeless (njerez pa shtepi) qe gjenden kudo ne qendren e nje metropoli sic eshte Toronto, qe konsiderohet qyteti me i pasur ne Kanada. Ky eshte kapitalizmi qe ka te varfer dhe super te pasur, por ne komunizem jane te gjithe te varfer, kapitalizmi ka nga te dyja llojet. Mbase juve dhe kjo fare “gazetare” gjeni ndonje system tjeter ku te jene te gjithe te pasur.
Nje realitet qe e njohim te gjithe, fatkeqesisht. Jemi popull i lig, qe nga komentet duket.