Nga Mentor Kikia
Aq shumë panik nga politika, sa nuk arritën ti hedhin qoftë dhe një gurë.
Aq shumë neveri nga politika, sa në emër të neverisë zgjodhën ti qëndrojnë sa më larg.
Aq shumë urrjetje ndaj partive por nuk arritën ti shkojnë asnjërës deri tek dera për ti rënë me shkelm.
Aq shumë mllef kundër politikës, por as edhe një kërkesë të vetme për të vënë gishtin mbi këtë plagë.
Aq shumë dëshirë për të ndryshuar diçka në këtë vend, që më shumë se kujtdo u përket atyre, por nuk arritën të hedhin as edhe një ide të vetme se çfarë mund të ndryshojnë.
Aq shumnë dëshirë për ta bërë një protestë popullore, por mbetën me vendosmeri vetëm brenda gardhit të universitetit.
Aq shumë pritshmëri nga qytetarët, sa kishte dhe nga ata që, në eufori e sipër anulluan ikjen nga Shqipëria. Por asgjë nga ajo që ata prisnin.
Aq shumë energji, por asnjë lëkundje.
Aq shumë thirrje kundër politizimit të protestës, por aq shumë mercenarë politikë brenda saj, që jo vetëm e moderuan, por edhe e paketuan dhe e nisën më në fund edhe me pushime.
Dhe ja, pas mbeti një kujtim i mrekullueshëm dhe këto batanije në bulevard si teshat e krevatit të atij që sapo ka ndërruar jetë.
Studentët grekë në 2007 protestuan për muaj me radhë, derisa e shembën sistemin arsimor e themeluan një të ri.
Studentët në Kiev, në 2013, mblodhën rreth vetës një popull të tërë dhe rezistuan 3 muaj, Dhjetor-Shkurt, natë e ditë në sheshe, nën një dimër ukrainas, deri në minus 27 gradë, derisa e larguan presidentin që e kishte bërë vendin aneks të Rusisë.
Gjatë gjithë këtyre ditëve, kam shkruar shumë mesazhe inkurajuese për të rinjtë që kishin ideale, dhe ju kam kërkuar ti shpërndani këto mesazhe, që sa më shumë njerëz ti lexonin ato. Sot po ju kërkoj sërish ta shpërndani këtë postim, por me qëllim që ata që ikën me pushime ta kuptojnë se çfarë patën në dorë të bëjnë, e nuk e bënë.
Dhe këtu nuk e kam fjalën për të rrëzuar një qeveri.
U shkriva gazit..ha ha ha… Si thote ne rreshtin e fundit? Ka merak se i shembin qeverine?! Ha ha ha.. cfar kujton ky se eshte? Apo e di: qe po e tha ky – ashtu behet… hahaha
U shkriva gazit..ha ha ha… Si thote ne rreshtin e fundit?
Ka merak se i shembin qeverine?! Ha ha ha.. Cfar kujton ky se eshte?
Apo e di: qe po e tha ky – ashtu behet… hahaha
Studentet ishin vetem nje TURME dhe jo nje organizem i gjalle rinor,arsimor,shkencor,financiar dhe juridik!
Mbi te gjithe ajo TURME kurre nuk doli te identifikohej me perfaqesuesit e saj,me programin e saj ku mbi te gjitha te vihej gishti mbi plage: Fajtiore per gjendjhen e sotme katastrofike jane klasa politike!
Kemi 28 vjet qe Shqiperine e kane sunduar vetem ca klika anti shqiptare,qe poten per qellim rrezimin e soicializmit,por kurrsesi ndertimin e nje shteti te ri kapitalist!
Studentet ishin vetem fasade e nje grupi karieristesh te etur per pushtet,te gjithe bij te ish bllokmeneve,byroisteve,komunisteve dhe asnje nga te persekutuarit!
Pra socializmin e rrezuan ish komunistet,por kurrsesi te persekutuarit!
E ashtuquajtura “Levizje e dhjetorit” ishte kopertura tragjike e klikave gjoja demokratike,sepse edhe partia e re qe u formua,jo vetem nuk pati asnje program te qarte politik,ideologjik,ekonomik e ushtarak,por beri kauze te saj :Luften kunder fantazmes se komunizmit”!
Per te bojatisur imazhin e antikomunistit si ish komuniste qe ishin ata i vune zjarrin pasurive kombetare ne vend qe te hartonin nje strategji kombetare te kalimit te shtetit nga socializmi ne kapitalizem!
Dhe sot jane te shkaterruara dhe grabitura te gjitha minierat,fabrikat,uzinat,kombinatet,hekurudhat,armatimi e municionet e ushtrise,flota luftarake dhe tregtare,aviacioni civil dhe luftarak,etj,etj.!
Nuk ishte vecse antishqiptare shkaterrimi i pyjeve,tokes bujqesore,i kanaleve vaditese e kulluese,i tokave te drenazhuara,i serave,brezareve me peme frutore,ullishte etj!
Pyjet,liqenet,rezervuaret etj u rrenuan!
Dhe sot populli jeton ne mjerim ndersa qeverite numerojne sukseset e tyre kriminale!
Vetem nje parti e re,qe te fitoje mbeshtetjen e mbare popullit,pa krahe politike as majtas e as djathtas mund te ngreje ne kembe nje shtet te te gjithe shqiptareve me mireqenie si gjithe Europa,mbase edhe me mire se pasuritre nuk mungojne!
E gjithe klasa politike e deritanishme te shporret nga politika dhe ne drejtim te jene rinia dhe njerezit me idealiste dhe shtet formues!
Lufta kunder njeri tjetrit si balliste e komuniste rezultoi e deshtuar dhe rrenuese qe na kushtoi 28 vjet kohe te humbura dhe qe na ktheu ne mesjete!