Pse duhet falenderuat sot Ilir Meta!

20 Dhjetor 2018, 17:21Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Ilir Meta ka kthyer sot një ligj, që më shumë i ngjan një thike pas shpine për Edi Ramën. Si një njeri që vjen nga e majta dhe nga një opozitë që po denoncon përditë shërbimet që i bën kryeministri oligarkëve, ai i ka çuar për rishqyrtim parlamentit amendamentet që i falin miliona njerzve më të pasur të këtij vendi. Fjala është për uljen e tatimit mbi dividentin që ndajnë mes tyre aksionerët e kompanive private.

Ai është parashikuar të zbresë nga 15% që ka qenë më parë në 8% sot. Dhe historia nuk përfundon këtu. Ky përgjysmim do të shtrihet sipas ligjit të votuar njëherë në 3 dhjetor edhe për vitet paraardhëse. Pra, sikur të japim një shembull të thjeshtëzuar, për një biznesmen të madh që do të ndajë fitimin e 10 milionë dollarëve në vit, buxheti i shtetit që merrte deri më tani 1.5 milionë, këtej e tutje do të marrë 800 mijë. Dhe kjo jo vetëm për 2018, por edhe për vitet e më parshme, nëse ky biznesmen nuk ka ndarë në atë kohë fitim.

Pra merret me mend se sa humbet buxheti ynë i përbashkët nga dhurata maramendëse që Edi Rama po i bën më të pasurve.

Natyrisht që akti i duartrokitshëm i Ilir Metës është një vendim i pastër politik. Pavarësisht nga kleçkat kushtetuese që presidenti ka gjetur duke u mbështetur tek shkeljet e barazisë mes shtresave të ndryshme, ai me kthimin e këtij ligji, ka dashur të na tregojë një akt të pastër grabitjeje.

Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen e opinionit mbi këtë turp që e kaluan në heshtje të gjitha mediat që janë të interesuara për ndarjen e fitimit të tyre.

Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen mbi mashtrimin e Ramës me taksën progresive, sipas të cilës më të pasurit do duhej të paguanin më shumë dhe më të varfrit gjoja më pak.

Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen mbi paktin okult mes oligarkëve dhe kryeministrit, duke vënë në dukje se gjatë viteve të fundit më të pasurit e këtij vendi nuk kanë paguar tatim mbi dividentin, me premtimin se një ditë Rama do tj’u a falë atë (kjo vërtetohet me shifrat e viteve të fundit).

Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen mbi një shoqëri gjithnjë e më të pabarabartë, ku puna e taksohet (deri 24%) shumë më tepër se fitimi i një aksioneri (8%).

Pra, pikërisht në një kohë kur Edi Rama ngre supet para studentëve për tu thënë se kaq para kemi, në një kohë që firmos në mënyrë frenetike PPP me justifikimin se drejton një shtet të varfër, kryeministri i të pasurve u dhuron njerzve më të kamur të këtij vendi miliona euro.

Pikërisht këtë ka dashur të tregojë Ilir Meta me kthimin në kuvend të këtij ligji. Dhe për këtë duhet përshëndetur. Sepse ai e di që nuk mund ta pengojë këtë vendimarje të Ramës. Ai e di që argumentimi i tij kushtetues mund të hajë interpretim. Ai e di që shumica e deleve do ta hedhë poshtë dekretin e tij.

Por, pavarësisht nga kjo, akti politik i Metës ka një vlerë. Sepse ai na tregon më shumë për një kryeministër që pasi i jep tendera pa garë klientëve të tij, pasi u fal koncesione dhe PPP, pasi i shpall investitorë strategjikë kur kanë probleme me pronarët, pasi i hap dritën jeshile për të prishur teatrin dhe stadiumin duke ngritur kullat e tyre mbi tokë publike, ai, në fund u përgjysmon edhe tatim fitimin, për këto biznese që u ka dhuruar.

Natyrisht, të gjithë e dinë që akti i presidentit nuk do ta ndalë dot vullnetin e Ramës për ti shkuar deri në fund krijimit të një shoqërie skajshmërisht të pabarabartë. Por Ilir Meta duhet falenderuar për zbrapsjen e këtij ligji, sepse së paku ai riktheu vëmendjen, ndaj një grabitjeje që prej 3 dhjetorit po kalohej në heshtje.

8 komente në “Pse duhet falenderuat sot Ilir Meta!”

  1. ashtu says:

    sa te shkon LSI-ja ty shoku Andi…gjynah qe ste kandidon Mona per Tironen…imagjino…Andi Bushati, shoku i Mones, per Tironen

  2. ashtu posi! says:

    Nuk ka problem.Paratë që do i mungojnë buxhetit nga oligarkët,do i kompesojnë kafenetë e lodhura,tezgat,berberët,këpucarët,gabi e gjithë pabuksat që vijnë rrotull për të shitur gjithë ditën ndonjë kapse rrobash,çakmak e manikota.

  3. KUJTIM PUSHKA says:

    TI MUT DO GJYKOSH
    EDHE LIKJA SHOKU TEND
    JENI HEDHUR NE SULM KUNDRA QEVERIS
    SULM I PAPARE NONJEHERE ME PARE
    TURP TE KINI O ANTISHQIPETARE

    1. mirel says:

      Injorancia nuk.ka brire o komentues. Vetem te mesosh cdo te thote arithmetike do e kuptosh cfare pislleku ka bere Ramuti

  4. @autori says:

    Sot (por vetem sot) jam dhe une me Ilir Meten. Edhe Bedri Islami kishte nje shkrim te mire. Vazhdoni keshtu qe ti hapni syte njerezve, per ti treguar Ramen lakuriq, sikurse eshte realisht, nje hajdut dhe mashtrues ordiner. Por, mos hezitoni qe te cvishni lakuriq edhe ortaket e tij te politikes. Njelloj jane te gjithe, qe nga 91 e deri me sot.

  5. Une says:

    Pavarsisht se ne gjuhen popullore ke te drejte…e verteta e taksave ne pergjithesi eshte kret ndryshe.
    Taksat veprojne keshtu:
    Sa me pak taksa per “oligarket” aq me shume investime …qe te puoje populli mo
    Sa me pak taksa per kllasen puntore…aq me shume rritet kosumi
    Rritet kosumi…fappp…lulezojn ekonomia
    Ju plerat nuk e doni nje ekonomi normale. Nuk e doni sepse sundimi i lekut dhe sundimi propagandesk humbet vlerat…dhe fappp…ngeleni me gisht ne goje

  6. syri says:

    Per Andin,kapo-bushati, e kam fjalen, te gjithe kane te drejte ndonjehere vetem Rama kurre! Te jesh kaq budalla apo inatci apo te kane lene mendte apo je i shitur por ky arsyetim eshte vetem mungese inteligjence! Dhe kush Meta hajduti me i madh shqiptar ,kuptohet pas Saliut sepse Sala edhe ka vrare! Bashke me Tosin ,Avukatin,Zhejin kane ngelur prapa ne kohe! Rjedha e lumit i ka nxjerre ne breg si plehra! Paska te drejte Likja?!

  7. Ermal Berati says:

    Je gazetar hajdut, kriminel antishqipetare perderisa mbeshtet ata qe shkaterruan dhe po shkaterrojne shqiperine. Ne keto momente historoke per Kosoven dhe gjithe kombin shqipetare ju gzetaret Shqipetare jene ne nge gjum letargjik. Keni heshtur kur duhet te ishin ndezur gjithe “motorrat”mediatike per te bere te njhour botes genocidin qe i shete bere kombit tone dhe po vazhdon dhe sote . Jeni muter dhe qelbesira.
    Emigranti USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje