Problemi i vërtetë nuk është protesta, por dialogu

19 Dhjetor 2018, 13:53Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Kryeministri ka nisur një tur takimesh nëpër universitetet kryesore të vendit, duke debatuar e diskutuar me studentë e pedagogë. Në një vështrim të parë, Rama ka gjetur një mënyrë të zgjuar për të relativizuar e tkurrur edhe më tej protestën në rrugët e Tiranës, ku tashmë ka mbetur një bërthamë e vogël protestuesish, me në krye atë djalin e mbështjellë me flamur dhe me kaskë biçiklete në kokë.

Problemi i bllokimit të kryeqytetit në morsën e studentëve duket se është tejkaluar për momentin, por kriza e arsimit të lartë vijon të jetë elefanti në mes të dhomës. Dhe Edi Rama, me takimet e ditëve të fundit në institucionet e arsimit të lartë, po fillon të kuptojë se problemi i tij afatmesëm dhe afatgjatë nuk është vetë protesta e studentëve, e cila ishte edhe ajo impresionuese, por lista e gjatë e halleve dhe ngërçeve të shkollës së sotme shqiptare.

Protesta e vendosi krizën e arsimit të lartë në epiqendrën e vëmendjes publike. Ky ishte rezultati madhor i një vale reagimi të fortë të një brezi që përgjithësisht është parë si periferik në zhvillimet politike e sociale. Tani që ata kanë marrë në dorë megafonët dhe mikrofonët e debatit me qeverinë, para syve të Edi Ramës dhe të të gjithë shqiptarëve ka nisur të shpaloset një tablo e koklavitur problemesh të të gjitha natyrave e formave.

Korrupsion profesorësh, kushte mizerabël ambjentesh, ulje tarifash, doktoratura false, injorim i fjalës dhe vullnetit të studentëve, shkëputje totale e arsimit të lartë nga nevojat reale të tregjeve, standarte mësimdhënie qesharake dhe keqfunksionim i ligjit për arsimin e lartë. Mali i krizës së universiteteve është i lartë dhe i frikshëm, edhe pa mijërat e të rinjve në Rrugën e Durrësit.

Rama po kupton me çmimin e debatit dhe disa herë të sfidave publike të studentëve, se ka përpara një problem real me zemërimin e rinisë shqiptare. Një problem që e ka kapur kryeministrin në ingranazhin e një mërie të vjetër dhe të re, për çeshtje që i përkasin tranzicionit shqiptar, më shumë sesa një qeverie të caktuar. Madje sot duket e padrejtë që në një pozitë si kjo të mos gjendet fjala vjen Sali Berisha, që hapi kioskat që shisnin diploma me lek në dorë.

Dialogu po rezulton jo thjesht një formalitet, por një ushtrim i vështirë komunikimi edhe për një orator te thekur si Edi Rama. Mjaft studentë i janë drejtuar ashpër Ramës, një risi kjo për kryeministrin shqiptar, disa të tjerë e kanë sfiduar duke dalë nga sallat, kurse ata që kanë mbetur, bashkë me pedagogët, kanë rradhitur një listë jo të vogël kërkesash e problemesh të pazgjidhura. Djem dhe vajza krejt të panjohur ngrihen dhe i thonë sy se nuk e besojnë dhe se nuk po marrin zgjidhje nga ato që ai thotë. Dhe ky është një problem real për kryeministrin, në kushtet kur gjithçka zhvillohet në sytë e të gjithë shqiptarëve.

Rama ka sot përballjen ndoshta më të vështirë publike qëkurse ka hyrë në politikën aktive. Eshtë përplasur me politikanë të të gjitha formateve, ka bërë beteja në të gjitha aulat e politikës shqiptare, por sfida e disa studentëve “anonimë” të cilët flasin për halle konkrete dhe e sfidojnë ballëhapur, janë një problem i një lloji të ri për kryeministrin.

Nga takimet që ka zhvilluar deri tani, kreu i qeverisë ka kuptuar se do të duhen shumë miliona euro dhe mund e punë nga qeveria që drejton, në mënyrë që në janar, kur duhma e alkolit dhe sheqeri i bakllavasë të jenë davaritur, sheshet e Tiranës të mos mbushen sërish me protestues të rinj.

Kriza aktuale kërkon angazhim afatgjatë dhe veprime konkrete. Rama këto orë po premton se do sillet pikërisht kështu, por studentët që dëgjojnë me skepticizëm dhe ironi fjalët e tij, janë testi i vërtetë i këtij armëpushimi. Problemi i vërtetë i qeverisë sot nuk është më thjesht dhe vetëm protesta, por dialogu që ka nisur. Sepse në fakt, vetë dialogu është një paqe me kushte dhe si e tillë ajo ka një fillim dhe një fund.

5 komente në “Problemi i vërtetë nuk është protesta, por dialogu”

  1. KUJTIM PUSHKA says:

    Kete we po ben EDI RAMA NUK EKA BERE NUNJE TJETER ME PARE
    BURE SHTETI
    SALI QENI DHE BASHA ADOLESHENTI TE VRISNIN NE RUGE PO PROTESTONJE
    MOS HARONI
    GERDECIN sa u vran
    Mos HARONI 21 JANARIN si u vran protestusit
    Mos HARONI 97 sa Nena u futon ne ZI
    PRAP SALI QENIN DONI
    Mos arthte sjo DIT

  2. Fatosi says:

    Vetm llafe mund te thuash ( duhet bere kjo,duhet bere ajo) por ata te rinje vijne nga ato familje dhe nga ato prinder qe duan te marin leket ose te mirat materjale pa punuar fare,korupsionin e dipllomave,doktoraturave,nuk e beri Edi Rama ? por e bene baballaret e atyre te rinjeve qe sot bertasin pa ndonje Kauz ose ndonje ide se si mund te zgjidhen keto gjera ( edhe ti Minxhoz I till je)
    Por duhet te gjithe bashke te punojme dhe te kontribojme ne mireqenjen e shqipetare ( Albanistanve) dhe jo te rime ne per cafenet dhe te bejme politike,dhe llogje, ose te kerkojme duke mos dhene

  3. denion mece says:

    Skender, je thjesht nje bythelepires i Rames! Perpiqesh te jesh i kamufluar, por ke bere nje artikull pacavure.
    Mekat, qe nje nga njerezit e mencur te ketij vendi katandiset si ti sot.
    Zoteri, nuk eshte vetem zemerim i studenteve, pse ben sikur nuk e kupton??? Eshte zemerim i nje populli te tere, te vuajtur, te keqatrjtuar dhe te poshteruar. Ti je i pari i poshteruar qe te kane tredhur dhe nuk i thua gjerat sic jane! Kjo qeveri ka degraduar kaq shume saqe nje recepsionist 26 vjecar me letra false merr tender 30 milione euro nga taksat e ketij populli te varfer dhe keta mut qeveritaresh thjesht heshtin. Se bashku me nje mut opozite. Dakord Skender? A e kupton sa rende jemi o Skender??? Kemi nje qeveri hajdute, nje opozite pa busull dhe pa moral dhe sikur te mos mjaftonte kjo, dalin njerez si puna jote dhe bejne “makiazh” si ky i ndyri qe ke bere sot!

  4. Tomorri says:

    Po more Zaloshnja duhen miliona,por Rama dhe sidomos Veliaj,kryebashkiaku delirant i Tiranes i kane shperdoruar per ambicjet e tyre personale!
    Kush i studion dhe vendos per investimet ne Shqiperi?
    Pervec sundimtareve nuk kemi degjuar asgje qe te behet transparence se ku jane me te domosdoshme dhe me prioreitet te behen investimet ne Shqiperi dhe ne Tirane!
    Rama dhe Veliaj jane votuar nga populli,pra per te punuar per popullin e jo vetem per veten e tyre!
    Si te tille ata duhet t’ia fillonin investimeve pikerisht atje ku JETON POPULLI e pastaj atje ku do te beje qejf ky popull hallexhi!
    Ne Tirane,per here te pare ish komunat u bene pjese e Bashkise,qe do te thote se banoret e tyre kane te drejta te barabarta me banoret e qendres se Tiranes ne investime etj!
    Por Veliaj,sipas nxitjes se show man-it Rama nuk e filloi punen tek populli,por tek turistet!
    Kush ishin perparesite,pra nevojat me te nguteshme ne Bashkine e Tiranes?
    Ne Yzberisht,nje zone banimi vetem 3 km larg zyres se Rames dhe Veliajt,ku banojne rreth 30-40 mije banore gati te gjithe ne pallate 10 kate,jane trajtuar si zone fshati sikur paskan kopshte,mbjellin peme,perime,mbareshtrojne lope,pula,kane disa ha toke bujqesore vetj!
    Por jo more zoteronj sharlatane!
    Ne kete Yzberisht(nuk eshte fjala per fshatin me kete emer) banojne hallexhinj,qe rrojne vetem ne maje te pallatit,pa asnje kusht elementar jetese pervec shtepise,pra si ne gazermat e ushtrise gjate luftes!
    Per rreth 4-5 mije femije ketu nuk ka asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulishte etj!
    Nuk eshte shtruar asnje rruge,kur perballe nesh,10 metra larg,Bashkia ne menyren dhe llogjiken me te CMENDUR,mbase edhe korruptive i ka asfaltuar nje blloku me shtepi vetem perdhese te gjitha rrugicat dhe ku banojne rreth 1 mije banore,pra sa 1/10-ta e banoreve te Yzberishtit!
    Pse ky diskriminim ndaj banoreve te Yzberishtit nga Bashkia e Tiranes?
    Eshte veporuar njelloj sic vepronte dikur edhe klika Tito-Rankovic ndaj Kosoves,qe investonte 90% te buxhetit per republikat e tjera,se Kosova konsiderohej ARMIKE!
    Po Veliaj dhe Rama,pse na ka trajtuar ne banoreve te Yzberishtit si ARMIQ?
    Kam disa kohe qe denoncoj ne media keto poshtersi te Veliajt dhe Rames,por si nuk doli nje gazetar human,qe te bente nje investigim te ketyre qe shkruaj une,se behet fjale per v40 mije banore e jo pula dhe ne mes te Tiranes,ndonese Rama trumbeton se do rregulloje edhe 100 fshatrat turistike ku nuk ka mbetur kembe njeriu?

  5. Virusi says:

    Skender, keni tell drejte nee to we thoni. Por ky nuk eshte vetem problem i qeverise por i shoqerise. Problem per te gjitha nivelet e shkollimit, familien dhe gjithe politiken. Edi Rama nuk eshte kryetar qeverie per te edukuar njerezit po per te ndertuar politika zhvillimi. Ai kerkon debate per te ndertuar politika edukimi qe ne te ardhmen shoqeria te mos kete probleme te tilla. Rama e ka me tee thjeshte tell thote: “Po, do i plotsoje te gjitha kerkesat”. Dhe problemet ti leri sic Jane. Ketu qendron pergjegjesia e nje burri shteti. Dhe Rama eshte nje burre shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje