Levizjet klandestine, pjese e filozofise  komuniste

17 Dhjetor 2018, 21:39Blog TEMA

Ajet Delaj

New York

   Per aq sa une di e per cfare  kam lexuar e  degjuar nuk do  arrije sukses nje proteste pa koke apo nje levizje anarkiste si kjo qe po zhvillohet ne Tirane ne te ashtuquajtur proteste sudentore .

Se paku keshtu eshte deri tani  .

 Puna eshte ndryshje nese kjo levizje klandestine qe ka nisur si levizje studentore eshte mirefilli levizje e ekstremit  te majte qe sunojne te marrin pushtetin me dhume nepermjet shkaterrimit te shtetit .

Nuk duhet harruar se levizjet maksiste ideohen si levizje klandestine por qe e deklarojne se veprojne ne ileglitet gje qe levizja “studentore “  nuk e ka bere akoma.

Shikoni me vemendje se revolucionin leninist te 97tes me lidere me maska qe  vetem dhuna i dallon me levizje studentore te tanishme pa drejtues.

Pa drejtues te deklaruar per opinionin e gjere pasi inicuesit e  kesaje levizje me siguri i kujtojne shqiptaret qenje jo inteligjente pasi kjo levizje jo vetem ka koke por me siguri nuk kane fytyre per te treguar ne public.

Me keq akoma duhet  jane mercenare te paguar te estabilishmetit politik shqiptar qe kerkojne te bllokojne implementimin e plote te sistemit te ri te drejtesise ne Shqiperi .

Asnje tentative per te krahasuar kete levizje pa fytyre me revolucionin studentor te 90tes nuk ka kuptim pasi ne ne ate  kohe prezantonim fytyren tone qe rrezatonte pasterti e shprese per te ardhmen packa se naive qe besonim atehere se krimi komunist do mposhtej me nje te rene.

Rrezimi i nje qeverie ne kushtet e lirise dhe demokracise eshte gjeja me normale por te tentohet te rrezohet jo qeveria por shteti me levizje klandestine duke shfrytezuar masen e madhe te studenteve qe jane te pakenaqur me trajtimin qe ju kane bere qeverite nder vite eshte nje aventure e rrezikshme per nje vend si Shqiperia qe akoma nuk e ka lene pas te kaluaren komuniste.

E them kete pasi te tera protestat zhvillohen per te ulur pushtetin ne tavolinen e bisedimeve  ne funksion te zgjidhjeve te kerkesave te tyre gje qe Kryeministri eshte i gatshem  me shume se nje jave duke pranuar paraprakisht si te drejta te ligjshme te tera kerkesat e tyre por qe duhen diskutuar pasi nuk jane te tera ne kopetence te Qeverise e natyrshem duhen kategorizuar e percaktuar afate e fonde.

Paradoksi i kesaje levizje fillon qe me kerkesen e pare ku kerkojne heqjen e tarifave nderkohe qe Qeveria shprehet per pergjysmim te tyre per te tere e pas kesaje kategorizim i tyre sipas kategorive shoqerore. E them me bindje se kategorizimi eshte i domosdoshem pasi femija i nje biznesmeni nuk ka asnje arsye te vazhdoje studimet duke perdorur taksat e shqiptareve.

Madje une do te thoja se eshte gjithashtu domosdoshmeri ngritja e pragut te pranimeve ne Universitetet publike pasi nuk ka asnje logjike qe te subvencionohet nga taksat e shqiptarve nje student me note mesatare 6

Pastaj protestuesit vazhdojne  me kerkesa te tjera qe disa prej tyre jane kopetence e Senateve te Universiteteve ne kuader te Atonomise se Universiteteve por bejne te “paditurin” dhe i kerkojne tek Qeveria .

Levizjet klandestine jane rrezikshme per nje vend si Shqiperia qe akoma nuk e ka lene pas idologjine komuniste  gje qe  nuk mund te rrezohet nje shtet antar i NATOs me levizje te tilla  apo metoda te pista qe kryesisht jane perdorur ne dekaden e fundit nga Rusia.

Kuptohet qe ky grup klandestin dhe pa fytyre nuk eshte i madh por ajo cfare une deshiroj te artikuloj qarte se ne nje veprimtari kriminale apo spiunazhi nuk denohen vetem aktoret por edhe bashkepuntoret.

Studente te nderuar shqiptare protestoni per te drejtat tuaja dhe nxirrni ne krye lideret tuaj por mos vahdoni te mbeshtesni vprimtari klandestine qe fare mire mund te perfaqsojne interesa anti shqiptare te dirigjuar nga nga qarqe antishqiptare.

 Shqiperia dhe shqiptaret jane percaktuar qarte se i perkasin perendimit me partner strategjik Shtetet e Bashkuara gje qe u rikonfirmua per te disaten here edhe keto dite me mbeshtetjen e Amerikes per krijimin e Ushtrise se Kosoves.

Deshiroj te bie ne vemendjen e cdo patrioti se sa here ka pasur zhvillime madhore per Kosoven ne dyzet vitetet e fundit gjithnje ne Shqiperi qarqe antishqiptare jane munduar qe te krijone problem. Nuk mund te them se nuk kane pasur sukses asnjehere por tani jemi ne kohe te tjera dhe me bindje them se do deshtojne me turp jo vetem ata qe nuk guxojne te nxjerrin fytyren por edhe ata qe qendrojne pas tyre

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Levizjet klandestine, pjese e filozofise  komuniste”

  1. Klimax says:

    Cfare shkruan more idiot????!!!!

  2. mimmo says:

    Ajet ! Nuk Ju njoh , por Ju vlersoj per sa shkruani ! ! I ke ra pikes ; mos e zgjat ma ! ! ! Pershnetje !

  3. Flutura says:

    Nuk ka ekstrem te majte ne Shqiperi. Ka anarkiste me shumice, qe duan te mbrojne hajduterine e tyre dhe krimet qe kane bere e vazhdojne te bejne ne kete vend duke manipuluar masen me gjoja majtizmin.
    Kush nuk e kupton kete ose eshte naiv ose dallkauk.

  4. lisi says:

    Qarte.Shkurt.Sakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje