Andi Bushati: Rama po kërkon kamardaren e Monës dhe Lulit

17 Dhjetor 2018, 15:32Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka pasur tre qasje të ndryshme ndaj protestave të studentëve. Fillimisht ai i trajtoi me përbuzje duke predikuar se qytetarët nuk mund të paguanin edhe për ngelësit.

Më pas, kur pa përmasat që morën manfestimet, ai luajti rolin e njërit prej tyre. Ai arriti kulmin duke thënë në “Opinion” se studentët në rrugë kishin dalë për dashurinë ndaj tij, madje ëndërroi si gardistët e kuq të kryatrit Mao që sot të marshonin bashkë më tej për të linçuar rektorët, dekanët dhe pedagogët.

Tani kur protesta ka mbërritur në ditën e saj të 13, ai u kthye të bëjë atë që di të bëje më mirë.

Atë që ka bërë pothuasje me çdo manifestim kundër tij, që prej kohës së armëve kimike.

Me delirin e atij që nuk pranon asnjë difekt, ai do ta shesë atë që ndodhi si një manipulim të opozitës që nuk e mund dot Rilindjen me vota.

Po ti shohësh statuset e Ramës të ditëve të fundit ato janë të mbushura me alegori për PD dhe LSI.
Ato i fryjnë borive të kapjes së protestës nga partitë, të forumeve rinore që kanë zënë vedet e studentëve të çiltër dhe të militantëve që luajnë rolin e prindërve realë.

Në këtë fazë të tretë të ndryshimit të strategjisë së tij, kryeministrit nuk i ka mbetur asnjë rrugëzgjidhje tjetër veçse të përdorë Monën dhe Lulin si kamardare shpëtimi.

Natyrisht, opozita ka luajtur rolin e saj të shëmtuar në të gjithë këtë histori. Por këtu në pyetje nuk është qëndrimi i saj, por shndërrimi, i atij që kërkoi të lunate rolin e timonierit të madh, në një politikan meskin që godet pas shpine.
Dhe kjo e ka një shpjegim fare të thjeshtë. Ai duhet kërkuar tek fakti se ata studentë rrefuzojnë t’a shohin si partner në dialog.

Për disa arsye.

Sepse ai, që tashmë ka marrë etiketën kryeministri i të pasurve, nuk shihet më si një shpresë për shoqërinë e drejtë dhe të barabartë ku ata duan të hyjnë nesër.

Sepse ai, si nismëtari i ligjit të arsimit të lartë që planifikon të çojë paratë publike tek privatët, nuk ka asnjë shans që në afatgjatë të plotësojë kërkesat e tyre.

Sepse ai që e ka mbushur qeverinë dhe administratën me hajdutë të pagdhendur me diploma falco, nuk është në gjëndje t’i përgjigjet aspiratave të tyre .

Sepse ai, pas manipulimeve me FRESH-in dhe spektaklit fallco që organizoi më Top Show, tregoi se është i një race të ndryshme me ata student që ende nuk janë mësuar me makivelizmin e baballarëve të tyre.

Sepse ai, edhe kulturalisht edhe estetilisht tregoi se është ku e ku më i vjetër, se shpërthimi i kreativitetit dhe fantazisë që shpalosën këto ditë studentët.

Këto dy javë treguan se edhe nëse do e kishte të mundur, ai kurrë nuk do të arrinte të ishte partneri, dialoguesi apo bashkëudhëtari i tyre.

Dhe me sa duke e ka kuptuar këtë.

Prandaj i është shmangur përballjes reale dhe po përpiqet ta zhvendosë konfliktin me Lulin dhe Monikën. Sepse vetëm aty ndihet mirë, me të singjashmit e vet.

21 komente në “Andi Bushati: Rama po kërkon kamardaren e Monës dhe Lulit”

  1. ?? says:

    Shumica protestuesve s’din përse protestojn.

  2. Lulzim says:

    O ti palo gazetar e palo analist , po dergoji ne prokurori dhe denoncoi te gjitha ato qe sipas llapaqenit tat jane te drejta , por te fyesh nje Kryeminister me te suksesshem te te gjitha kohrave ne Shqiperise , nje Kryeminister i zgjedhur nga Sovrani Popull me 75 deputete te blinduar te PSocialisteqe , nje Kryeminister qe po qeveris me shume largpamesi dhe devotshmeri , me reformat e jashtezakoshme ne Drejtesi, me Vettingun qe sapo ka filluar dhe po jep rezultate te jashtezakonshme , reformen e jashtezakonshme me Ligjin per Arsimin e Larte , etj reforma , ti palo analist Bushati , ke fyer Sovranin Popull me 75 deputete te PSocialiste.
    Sovrani Popull me 75 deputete te PSocialiste !

    1. T.T. (Tjetër) says:

      qeke tape me propagande. Ju meritoni cilesine e jetes qe keni. Te fundit ne Europe per cdo gje. Jam sigurte qe ti je larg ne rrugen e emancipimit e te urbanizimit te mendimeve. Ve bast qe gjyshin e ke pas fshatar pa prona (dmth medites). Baba te ka zbrit ne qytet me partine. Vet mendon qe je njesoj me nje parizien. Mjer Shqiptaret qe i kane syt e hapur se jane pakice e ju duhet te bashkejetojne me kokekatror si puna jote. Ke nja 3-4 dekada distance ne mendim me ata qe i kane syte e hapur.

    2. Che Guevara says:

      Eh more Lulzim fukarai!
      Te gjithe diktatoret zgjidhen nga populli,por i hipin ne qafe atij tere jeten!
      Po pse Hitleri dhe Mussolini a nuk ishin zgjedhur nga populli?
      Po banditi Berisha a nuk ishte zgjedhur nga populli dhe e coi kete popull ne mjerim e shkaterrim!
      Edhe Rama eshte nje nga keta diktatoret,qe ka bere dhe eshte sjelle sic ka dashur!
      Por diktator me harbut,me cinik,me te pa llogjikshem e me armik te popullit te tij se ky Rama kurre nuk kam degjuar!

  3. Vivi says:

    Artikulli i ben Rames radiskopine brinje më brinje : Ky eshte Rama lakuriq !

  4. Lulu says:

    More si nuk ju mbylle goja ketij te mencuri ( I cmendur) por vazhdon e flet dhe te mendoje qe eshte analisti me I mire ne bote ( se ne Shqiper eshte I pari nga fundi) Ai dote beje analizen e Kryeministrit dhe te qeverise se tij
    Ahkjo Democracia ne Shqiperi erdhi mbrapsh, ishim mire ne diktature ku po te nxirje budallalliqe nga goja te conin ose ne cmendin ose ne burge
    Iku ajo kohe dhe nuk vjen me Bastardet e kane mbytur Shqiperin dhe ineligjencen e krijuar

  5. Tan_Tironci says:

    Te Hysniut dhe sat’eme. Bythqir blloku.

  6. salianji says:

    Partner per dialog me studentat eshte ky bq i Saliut, Lulashit dhe Monika baxhelles.

  7. vetem nderhyrja e presidentit filipinez vendos ligjet ketu says:

    Fatkeqesi per shqiptaret qe Rama i ka dhene gjithe vendin pese oligarkeve te pashkolle te cilet kane fallsifikuar cdo gje me ndihmen e disa gjykatesve dhe prokurorve
    Akoma me fatkeqesi eshte opozita qe perfaqesohet nga lsi dhe pd, dy shkaktaret kryesore te shkaterrimit total te shqiperise

  8. tafa says:

    Gjynah ky lehesi,po lodhet e po dersin perdite por jo vetem se degjon por as ja fershellen kush.Nuk e di por te me shanin e ofendonin kaq shume njerez do te kisha kurajon te beje nje analize,por kot nuk thone Sa degjon haleja nga pordhet aq degjon dhe nipi byrose nga kritikat

  9. Turi says:

    Duket cilesia e ketij shkrimi. E fillon me “Edi Rama….”. Ketij dhe ne enderr i del Edi Rama.E vazhdon pastaj me perralla qe dhe Anderseni do e kishte zili. Ky eshte analist kazani. O Bushat bej analize me fakte jo me endrra vere. Po ç’pret!

    1. Andi Bushati eshte nje palo gazetar dhe palo analist .Keta persona i hedhin benxin zjarrit.Qe te gjithe populli duhet te distancohen nga keta qe jetojn me therrimet e atyre qe i bindet.

  10. loku says:

    O Bushat o klysh kurve, klysh sigurimsi, klysh komunisti dhe ska si te jete ndryshe kur je nipi i shokut Hys i Kapo…. Familje plere….

  11. Pinxho kapella says:

    Kete karagjoz e boton Mero Baze vetem per te grumbulluar nje mozaik te sharash qe megjithate, ky i biri i hetuesit Mehdi dhe i …………Vera qe megjithate i meriton.

  12. Ed tironci says:

    Ik ore bajge…kelysh komunisti…me kujtohet si ishe ne dhjetorin e 90…BAJGE ATEHERE …BAJGE EDHE SOT…kush te pagu ty..paste veten ne qafe!!

  13. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET....... says:

    Ramaic,as me pak dhe as me shume por nje produkt i shumices se pakices qe e votoje,dhe ja grabiti e tjetersoje voten ne zgjedhjet e fundit parlamentare,patjeter qe nje fund te turpshe e pakthim do te kete.Bushati ka bere nje nder analizat me te thella ne vite.Urime Andi.

  14. Isuf says:

    O Bushat, me sa di une arsimin e larte kudo ne bote e ndjek kush ka kellqe. Nuk eshte I detyrueshem, e ndjek kush eshte I zoti sipas takatit. Ose shkon tek privati ose Tek publiku. Si tek njeri si Tek tjetri pagesa behet sipas oreve te kreditit, cmimet variojne. Te gjithe kete e dine mire. E di ti, e dine studentet, e di Rama e dine pedagoget, e di opozita. Per mua protesta eshte kot, diskutimet behen kot edhe ky shkrimi jot eshte kot fare.

  15. Ptuuuu,,,, says:

    TY TÈ ESHT SHPU KOMORDARIA QE KUR RA KOMUNIZMI ,,,,,O CUNI BLLOKUT,,,,HA I MUT,,,SKA GOMIST QE E NGJIT KOMORDAREN TATE,,,,PUSHT BURR,,,,

    1. Troç says:

      Kam kenaqesi kur shkrune ky Andi Palaçoja se njemije vete e bajne zhele ne komentet e tyre, nuk zuni mend i gjori, apo leku asht mbi gjithçka, vazhdo te bahesh legen

  16. a.f. says:

    Troc fare!
    Nuk e di me siguri nese jane vertet 1000 ata qe e bejne “zhele” Andi Bushatin..
    Por jam i sigurt qe Rama eshte tamam ashtu sikurse e diagnostikon Bushati..

  17. a.f. says:

    Troc fare!
    Nuk e di me siguri nese jane vertet 1000 ata qe e bejne “zhele” Andi Bushatin..
    Por jam i sigurt qe Rama eshte tamam ashtu sikurse e diagnostikon Bushati…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje