Nga Zirina Llambro
Plot 5 vjet më parë, kur vendosa të largohem nga media e shkruar, isha mjaftueshëm e rritur për të kuptuar se pasioni dhe dëshira me të cilën kisha hyrë atje, 19 vjeç ishin venitur.
Isha gjithashtu mjaftueshëm e rritur për të kuptuar se nuk kishte të bëntë aspak me mjedisin ku kisha kaluar vite me rradhë të jetës sime, as me median në fjalë që ishte më e lexuara asokohe.
Ishte diçka që shkonte përtej. Ishte një largim pa asnjë peng e madje edhe këshilla më e shpeshtë që u jepja kolegëve dhe miqve të mi gazetarë, “Ikni se do shpëtoni, se nuk ua kthen njeri kohën e nuk do t’ua dijë njeri investimin”.
E kam fjalën për ata që sorrollateshin terrenit, rrugëve, pa orare, që edhe ditën e pushimit e kalonin duke menduar çfarë lajmi do sillnin nesër. Ata që kthehshin në shtëpi në 1 të natës për t’ja nisur të nesërmen që me natë. Ata vijojnë të jenë miqtë e mi.
Një pjesë, gjithashtu me mundësinë e parë iu larguan gazetarisë, një pjesë ende aty, njësoj të paguar me rrogën e pandryshuar për 5-vjeçarë të tërë, ndërkohë që pallatet, bizneset, makinat jashtë serie të pronarëve, pas po kaq vitesh janë dyfishuar.
U ngacmova në fakt për të shkruar këto rradhë, jo nga një individ, jo nga një kolege që mban apo vetëmban titullin “gazetar” dhe tenton të trembë me makinë koncesionari disa studentë, qofshin ata me çantën më të shtrenjtë të mundshme, apo pa asnjë lek në xhep.
As se impresionohem më, nga përdorja që i bëhet medias, lluksi, sekserllëku, furçëria gjithë komplekse për zotërinjtë e politikës, (i kam parë nga afër edhe këto), ankesat për kredi nga ata që çuditërisht kanë para me thasë, maskat dhe hipokrizinë gjithë buzëqeshje, me vetëdijen e plotë për shtyllën kurrizore të munguar.
Aspak!
Dikush që ka punuar në media qoftë edhe 6 muaj, di shumë më shumë se kaq të vërteta! E nuk habitet më, nga përmasat e depersonalizimit kryeqytetas e më gjerë. As nga orgjitë, as nga miqësitë që na shiten në instagram.
U ngacmova ama dhe s’di pse, nga një shkrim që më dërguan në Facebook, ku theksohej disa herë fjalia “Ata nuk e dinin që isha gazetare”, ku tentohej të jepeshin argumenta kaq qesharakë, kaq infantilë, kaq të shëmtuar, kaq medemek letrarë, sa u ndjeva e fyer mendërisht që në diplomën time shkruhet :“I jepet titulli “Gazetar”.
Në këto 5 vite që nuk kam qenë pjesë e asnjë gazete apo TV, nuk kam dëgjuar qoftë edhe një gazetar që ka bërë ndonjë lajm apo kronikë të vërtetë, të ketë shpresën se ndonjë gjë mund të përmirësohet në median tonë. Të kundërtën po!
Është shtuar numri i atyre që u është rritur disi rroga, qokaxhinjve të redaksive që prej vitesh s’kanë bërë asgjë, por kanë ditur të vjelin mirë pronarët, atyre që i kanë rritur ofertat vetes (bravo ju qoftë), duke lëvizur sa në një media në tjetrën, atyre që investigojnë dhe bëjnë shantazhe për lajme investigative që nuk kanë parë kurrë dritën e diellit.
Gazetarëve të mëdhenj të cilët, vënë kasetat e botojnë njoftimet identike siç ua nis zyra e shtypit të kujtdo Bashkie apo Ministrie, në këmbim të ndonjë shtëpie, projekti, vendi pune për familjarët. Kanë mbetur pak nga ata që meritojnë respekt dhe duken 1 kilometër larg, që vuajnë nga ajo çka i duhet të gëlltisin.
E nëse disa nuk vuajnë më, janë paqtuar me realitetin e për këtë mirë bëjnë se ndryshe, do ta gjenin veten në ndonjë spital psikiatrik, ca nga lodhja ca nga llumnaja që jep leksione e shet moral për të vërtetën.
U ngacmova e u keqardha sepse një pjesë s’kanë nga t’ja mbajnë brenda një tregu të çatrafiluar, shkatërruar, denatyruar, të uzurpuar nga të njëjtat fytyra që ftohen nga po të njëjtët persona që nuk duan t’i shohin fare me sy.
Në një treg të mbushur me studio ku militanti bëhet student ekselence dhe ish-profesori që bënte fushatën e rektorit të një partie, bëhet zv.ministri i një partie tjetër. Në një treg mediatik që busulla rri vetëm nga krahu i një grushti njerëzish që pasurohen më shumë sesa politikanët që përflasin .
U keqardha, për ato kolege që prisnin dikur deri në 3 të mëngjesit për të marrë listat e fituesve të arsimit të lartë se nuk pranoheshin në punë nëse nuk i kishin, për ato ish-kolege që dikur i lexoja sepse prodhonin vazhdimisht lajme që prekin njerëzit (ata të thjeshtët, pa përkrahje).
U keqardha, për diplomën e marrë me titullin “Gazetar”. U keqardha për veten dhe për të gjithë ata që kanë tentuar të ngrenë zërin, por nuk kanë arritur t’ja dalin të ndryshojnë asgjë, sepse kanë qenë ose më të drejtpërdrejtë seç duhet, ose pa “krahët” që të jep lëpirja dhe jo vetëm…ndaj cilitdo pushteti.
Në fund o janë dorëzuar, o janë larguar, ose kanë heshtur. Natyrisht ka dhe nga ata që janë asimiluar, por vetëm në dukje ama, se i përndjek e shkuara, kryesisht natën…! U keqardha, kur i kaloja ngjitur studentëve sot tek “21 dhjetori” të cilëve u shkëlqenin sytë nga energjia e shpresës se po luftonin për një kauzë dhe me besimin se do ndryshojë diçka!
U keqardha sepse e di si do ndihen ata pas disa vitesh, në një vend që po prodhon tufa qeniesh njerëzore që ta dërrmojnë shpresën dhe duan të të përçudnojnë personalitetin!
Në mos u bëfshin pjesë e këtyre tufave, do jenë larguar të gjithë duke ua lënë Tiranën e gjithë Shqipërinë, politikanëve me bluza plot babagjyshë e lule pishe, me gjini të dyshimtë, modestë parë nga televizioni, të ëmbël dhe aspak arrogantë, por që pazaret e gjobat i kanë më të forta se ata të vjetrit edhe pse tentojnë t’i shesin me buzeqeshjet false.
Krah tyre, do shohim me prodhimet e reja të makinave shëtitësit dhe shëtitëset nga një tavolinë pronarësh e binzesmenësh në tjetrën, që do na shesin dëngla edhe më qesharake se këto që po dëgjojmë, duke na përplasur më fort në fytyrë titullin “Gazetar”, që nuk e kanë as në diplomë, por që thjesht e përdorin sa herë u duhet, kur vetëm të tillë nuk janë!
Zirina beji nje foto dipllomes dhe publikoje bashk me shkrimin.
Te lumte dora!
GAZETARE ME SHKOLLE 3VJEÇARE BRAVO
E shikon shume gabim moj zonje problemin , per mendimin tim si gjithmone kemi te bejme ose me inate te fshehura ose me semundjen tone klasike te protagonizmit dhe te vizibilitetit….te drejten nuk ju njoh por me mjafton te njoh shqiptaret dhe difektet e tyre autolezioniste ..(ku bej pjese dhe vete natyrisht) ..
Ka edhe me keq moter.Ka gazetare qe shkruajne e flasin e na bejne moral por qe jane me te pamoralshmit.Kemi pedagoge te gazetarise qe na e kerkojne haptazi duke na bere presion per noten.Ngacmimet seksuale te tyre shume shpejt do marrin fund.Ilir Yzeiri fytyra me e urryer ne Universitetin e Elbasanit eshte nje prej tyre.Shume shpejt do te ballafaqohemi
Nuk dua te komentoj permbajtjen e shkrimit tend, moj zonje, por formen e tij. Ti nuk e njeh fare drejteshkrimin, nuk di te perdoresh fare shenjat e pikesimit, pale per me shume. Ke bere mire qe e ke lene gazetarine, pasi me shkrimet e tua e ke pas turperuar.
Guri me vjen mire qe ke pasur lexuar dikur gazeta. Ta kane shkruar gabim i dashur shoqet…
Pershendesim Gurin… qe lexon dhe vlereson formen dhe permbajtjen. Nga http://www.gazetatema.net/2018/12/17/studentja-ne-proteste-me-cante-prada-qe-nxirrte-gishtin-e-mesit-sa-keq/
Veçse mllef. Dhe asgje tjeter.
gjate dhe shume lodhshem i
ka rene. na mungon konciziteti neve shqiptareve. tjerrim e tjerrim
Natyra ka nje kushtetute te sajen se ciles shqiptaret ia jane pershtatur: quhet SELEKSIONIMI NATYRAL.
Mendoj se Shqiperia ka me shume se kurre shansin ( pasi e ka krijuar me vetedije per vete) per te qene vendi i pare ne bote, ku vlerat, te zevendesohen me antivlera dhe populli, jo vetem ti perkrahe, por edhe ti paraqese si gure te çmuar.
Kujt i rri ngushte ky transformin, te mos ankohet, te qaje apo te shkruaj, por t’ja mbathe.
Po shoh qe nje tufe gazetaresh qe jane ne pune ose kane ikur prej saj, po perpiqen te promovohen duke tentuar te tregojne se sa klas kane e njeherazi qe jane dikush qe i duhet shoqerise e ca me shume gazetarise.Dy shembujt me kuptim plote jane Klodiana Lala dhe Ylli Rakipi njeri me deshtak se tjetri ne fushen e gazetarise lere pastaj ne ate te investigimit qe jane beterr fare
Je diplomuar gazetare. Ke dhene doreheqjen nga profesioni. Po me cfare jeton? Shet tanga ne boutique te modes tek blloku apo….. c’tjeter?
E ke zili Mira Kazhanin,sigurisht…
Po nuk te largoi Mira nga “gazetaria”,ti thua qe ike vete…
Deshiron qe te kthehesh prape?..Eja!
Eja,por pa mllefe,pa merzitje,pa maskime…jo si skuth…
Eja e vertete!…
Si Mira qe ti e urren (!) pse “krenohet” qe eshte gazetare!
Nje gje ke bere mire Zirina. Qe nuk punon me si gazetare. Koha kur punoje dikur vazhdon akoma me te njejten problematike. Gjerat nuk ndryshojne me shkop magjik por me punen qe gjithsecili kontribon. Psh media kontribon ne dizinformim ne menyre te llahtarshme. Opinionistet jane kthyer ne mashtruesa te dipllomuar. Keto nuk u bene tani. U ligjeruan te tille dikur kur edhe ju u bete gazetare. Populli keto i di por nuk ka cfare te beje se goja qe duhet te flase e ka tradhtuar me kohe dhe flet pa sens fare. Psh ky shkrimi juaj me shum ka lidhje me ofendimin qe i behet nje gazetareje tjeter sesa tndonje shqetesimi per situaten. Nuk e di por sec kam idene se ne pergjithesi disa gazetare mendojne se jane perendia dhe populli mezi pret ti shikoje ne tv. Une kam vetem nje emer per ta. Te blere nga media lavatrice e parave te pista dhe te konvertuar ne mashtruesa te certifikuar neper kotece me emra evropiane.. Ti je pjese e njrit prej koteceve.
Bravo te qofte mi goc, per kurajon e te qenurit e drejtperdrejte. fatkeqesisht ky eshte realiteti i hidhur,qe e dine te gjithe e gjithsesi heshtin. i ke te gjithe te perlyer pa perjashtim.
Bravo te qofte mi goc,per kurajon,te qenurit e drejtperdrejte. ketyre u duket zili dhe inat po e dine shume mire qe ky eshte realiteti. me siguri do jene kurvat e mires keto ?
Mira Kazhani, që ju e keni marrë si shembul të mllefit tuaj, kishte plotësisht të drejtë me revoltën e saj ndaj harbutërisë së atyre studentëve, prandaj ky shembull e rrëzon të gjithë shkrimin tënd. “Uroj” të kishe qenë ti në atë rrethim “biblik” ku u ndodh Mira – dhe jo vetëm ajo – dhe pastaj do të dhihnim nëse do ta bëje këtë shkrim kundër Zirinës!
je vajze realiste, me kellqe e me kurajo . te lumte dora.
paske shume cmirushe verdalle,
Brava!Ne fakt,asgje nuk kuptova nga turfullimi tend.E kam lexuar shkrimin e Kazhanit,por,me duket se ne asnje rrjesht nuk denigroi protesten.Tha ate qe mendoi,sic mendon edhe ti.Ty te paska bere pershtypje psa ajo ka pare nje studente me Buitoni,dhe qetesisht e “pershendeste” me gishtin e mesit.Dhe kjo,te duket normale?Paske bere mire qe qe ikur nga gazetaria,nga ajo e verteta,se te pakten,Kazhani,disa gjera ka ditur t’i thote bukur ne menyre qytetare ,por,ti….???Nejse,ceshtje kendveshtrimesh,por,nje gje nuk kuptoj dhe besoj e keni mesuar ne gazetari,ju me shume se te tjeret:hiqni dore te berit mentare,me mire beni soditesen!
Pse nuk prezantohesh si zedhense e LSI o bythqirja e Monikes qe ka qen zedhenese e Klajda Gjoshes !?
Po mo moterqir loku…mamin ne konviktin e Burrelit e ke??
Per kete fjalor nuk ia vlen qe te merret kush me ty, po mjafton me pyt dhe me u interesu pak se cila eshte Zirina dhe punen. Nuk ka qene kurre servile e askujt. Me kujdes se e ke shume gabim zoteri a kushdo qofsh! Vleresoni per ate qe eshte shkruar dhe mjaft me fyerje!
Me kete fjalor nuk ia vlen me u marr me ty, por mjafton me u interesu pak me shume se kush eshte Zirina. Po meqe je kaq ordiner/e po te them se kujdes, se kurre nuk ka qene servilja e askujt. Une jam shoqja e saj e krenohem me kurajon e Zirines per te thene te verteten, pavaresisht se shume prej provincialeve qe jane bere tiranas se fundmi nuk u vjen mire. Hajt shnet
Zirina, nuk e di se ku punon ti tani, cfare pune ben se te gjithe gazetaret i persendyte, po jovete, pothuaj gjithe Shqiperine. Duhet ta dish dhe besoj e di; koha qe jetojm e vetem ne bordello eshte pune sigurte dhe pa telashe. Te me falesh 100 here per shkrimin tim
Ja, me ne fund, doli e verteta…Shpesh vrisja mendjen se pse ka mbarua gazetaria tash 5 vjet. Po shkaku paska qene vetem tek ti, more Zerine. Pashe zotin, a mundesh me u rikthye edhe nje here, vetem per pak kohe, sa te vendosesh pikat mbi”z”. Kthehu per hater te lexuesve, kthehu per hatrin tim, more Zero, mbasi e tille qenke…
Bravo Zirina . Jam nje qytetar nga Shkodra dhe me vjen shume keq per disa gazetarè qe nuk paguheñ sa duhet per punen emadhe qe bejne ne sherbim te popullit e vendit tyre . Te tille jane gazetaret Marin Mema , Artan Hoxha(gazetari investikativ qe flet per bandat……..) , keto te dy per mendimin tim duhet ta kene pagen me te larte ne Shqiperi me te larte se presidenti dhe kryeministri , po ashtu edhe ata te dmisionit Fiksit dhe stopit ta kene mjaft te larte jo sa ato dy te paret por te mire . Me çudit fakti kur me thone qe paguhenme shume nga te gjithe Fevziu, Arjan Cani , Ermal Mamaqi , keto qe me emisionet e tyre shkatrrojne shoqrine dhe kombin dhe per mendimin tim ato duhet te zhduken jo vetem nga televizort por edhe diploma tu hiqet si dhe pronaret e tyre te zhduken . Me falni se harrova per te permend Arcit Gjebrene qe e merr dhe e ka hallaĺl por duhet te marrin paga te larta e gjithe trupa e portokallise se e kan hallall .
Mire moj Zirine. Ti ike nga ky “vend i qametit”. Ti u dhenke keshilla(kuptohet kur askush ste ka kerkuar) te tjereve te ikin nga ky vend. A mund te te pyes edhe une ty? Cprofesion ushtron aty ku ke vajtur se e morra vesh qe ketu ne kete vend te qametit ti ke qene “gazetaruce” terreni. Apo ke filluar te pastrosh” kokat e peshkut”??? Zanat jo i keq per ty Zirine. Qellimi justifikon mjetin. Sa per Mira Kazhanin jam I bindur se sdo denjonte te perdorte letren higjenike Zirina Llambro. Urime Zirinke ne profesionin e ri qe e ushtron me shume passion dhe deshire.
A mor Gringo. ca po thu? E njeh mire Mira Kazanin apo do me te fol me ta mbush mendjen? Nje cope katunare qe u be rob me shume shume “sakrifica”. Nuk kam asgje me provincialet, por jo te shesesh pordhe pasi e dime sesi ka arrit deri te makina e te favoret e tjera. Jam shoqe e Zirines dhe e di mire modestine e saj, po me u krahasu me 1 metershin e Tirana post hapu dhe’. Nuk desha ta kthej ne personale, po ashtu e bere ti zoteri a kushdo qofsh pas emrit Gringo.
Here tjeter lexo ca shkruhet, per Zirinen mjafton me u interesu pak se kush eshte.
Hajt shnet
Gringo ti si e ha karkalecin vlla mbrapsht??Merruni ore me fenomenin jo me emra se late nam. po pse ore vetem Kazani ka te drejte te japi mendimin e saj?
ti legen qe fshihesh pas emrit Gringo kurre nuk mesove te shkruar shqipe te paster,Berati is still into you i guess… Qe mos ti bie shkurt e te te lakoj Emrin se pastaj do vjell po te them,rri urte mbaj vendin edhe per pak kohe qe mos te filloj me listen e bemave dhe vjedhjeve te tua.Zirines Mira Kazani e kurvat e saj i marrin te keqen,perfshire dhe ty se dhe ti kurve je biles je me keq. So, te leverdis me shume te heshtesh ose me mire te heshtni. LEGEN MASHKULL
PS. SHOQJA E ZIRINES JAM DHE UNE
Te lumte Zirina! Shkrimi yt ka te verteta per median shqiptare dhe shume respekt ke treguar per koleget qe kane punuar e punojne me dedidikim, pa ato kompromiset qe degjojme sot. Keqardhje per ata qe mesiper shprehin nje gjuhe urrejtjeje, pa njohur thelbin e shkrimit tend dhe pa njohur edhe ata qe flasin per “provinciale,” kur jane pranuar si te tille, madje aq kryeqytetas jane bere sa u bejne pershtypje cantat Prada sesa energjia studentore. Kurajo zirina! Faktet duhen thene dhe fake news duhet te shperfillen.
Ju te perveluarit e Mira Kazhanit, me pak kujdes se do na detyroni ti hyjme gazetarise me bemat e saj dhe te shoqeve te saj e gjith zagareve qe i rrethojne me emra dhe mbiemra me listen e gjate nga BE e deri ne Gazeta Shqiptare. Nuk ka qene ky qellimi i shkrimit. Por kini kujdes me fyerjet se po i hapet thesi dhuratave ktyre kot.
Shqiptaret me gjuhen e fyerjes kane sulmuar ate qe mendon ndryshe gjithmone, por ka ca njerez me guxim si kjo vajza qe nuk e ulin koken e thone ate qe mendojne. Komplimente per shkrimin.
Urrejtje, mllefe, prape urrejtje, zili, paaftesi, pakjartesi, kritike me urejtje, erresire ne te kaluaren, ne te tashmen, per te ardhmen… Askush nuk ka nevoje per keto superankesa ndaj kujtdo, per kedo… Moj cupe e revoltuar, nese vendose te lesh gazetarine pese vjet me pare, pse u ktheve perseri, per te derdhur gjithe vrerin e mbledhur? Depresioni po te shkatron, shiko shendetin, kerko ndihme te specializuar. keto I degjojme per dite, nuk kemi nevoje per perseritje. A ka njerez qe e duan kete vend dhe desherojne t’i dalin zot me pune, jo me llafe, per te ndertuar institucionet qe I duhen ketij vendi. Rruga dhe injoranca, revolucionet “proletare” komunizmat dhe kinezerirat, dhenje mendesh etj jane provuar e s’kane funksionuar.. Cfare duhet bere, kete gjeni ju te rinjte e te sotmes, ne se s’jeni te zot te beni gje, te pakten mjaft me ankesa si femije te perkedhelur me filozofi nga Blloku. Dhe dicka, mjaft na I permendet ato diplomat tuaja qe s’vlejne asnje grosh, sic po e deklaroni vete. Shkoni jepni para nen dore dhe pastaj ankoheni, shkoni ne shtrat me djallin dhe pastaj ankoheni, I serviloseni te fuqishmeve dhe pastaj ankoheni, nuk mesoni as te shkruani gjuhen tuaj dhe fajin ua kane te tjeret, nuk perpiqeni te edukoni vetveten dhe te kuptoni c’eshte respekti reciprok, dhe ankoheni, lyheni, ngjyeni, blini me te shtrenjtat gjera pa derdhur djerse per te fituar dhe ankoheni… S’keni bere dy lek pune dhe ankoheni…Kujt I ankoheni? popullit? Shkoni perpiquni te persosni vehten tuaj, te shkeputeni nga injoranca, te doni punen dhe njerzit pastaj merrni penen te shkruani mundesisht per shembuj te mire dhe lini urrejtjen se do ju haje te gjalle. Me respect per ata qe do ta lexojne kete.