Nga Panajot Barka
Kështu do të mund ta cilesonim greven e zgjatur të rinisë studentore.
Lë ta nisim nga deklarata e Ramës, se ajo i dha një shuplakë qeverisë dhe grusht opozitës. Mendoj se koncepti i Ramës pranon një të vërtetë, por jo të plotë, por gjithsesi të diferencuar. Dhe tek ky diferencim, të ngritur tek termat popullore “shuplakë” dhe “grusht”, kërkon të ndërtojë epersinë e luftës së vet politike në këto momente të vështira dhe deliklate. Në fakt, greva e studenteve tregon ditë për ditë se politika, ajo politikë rreth të cilës vërtiten punët e shtetit dhe përcaktohen fatet e njerëzve ka rrenë. Njëkohësisht greva studentore evidenton me forcë pamundësinë e gjetjes së rrugës që i duhet shpresës për zgjidhjen e krizës.
Në këtët kuptim nuk është fare e mjaftueshme dorëheqja ta zëmë e qeverisë. Kjo se e njejta krizë ka vijimësinë në rrugën poltike të opozitës dhe populli nuk është më i gatshëm të zgjedh midis dy të keqijave, të keqën më të vogël. Pra, situata është shumë më e rendë se ajo që duket dhe e skicuar rendom sipas parimit demokratik të ballafaqimit politik pozitë-opozitë.
Lë t’i analizojmë tre aktorët në skenën e kësaj situatë dhe të marrim në konsideratë dhe aktorin bazë, popullin e gjerë në heshtje.
Një nga këta aktorët, i sapo dalë në skenën publike, por që zotëron potenciale të mëdha në arenën politike, është rinia studentore. Ajo që mbeti në vend, por gjithmonë si derivat i asaj moshe që ka sjellë ndryshime cilësore në historinë e njerëzimit. (Shënojmë se ka rendësi. Sipas përvojës historike këto ndryshime arrihen kur kauza e rinisë dhe elitës prijese kthehen në kauzë të popullit dhe të shoqërisë së civilizuar)
Rinia jonë studentore është vërtet në grevë. Por “Kauza” e saj përmblidhet në 8 pika të cilat, bashkë me qartësinë kanë paqartësinë, sipas rastit herë shtohen e herë pakësohen. Studentët ngulin këmbë se kërkesat e tyre nuk janë politike, pavarësisht se i drejtohen politikës. Studentët në “pavarësinë” dhe “distancimin” që duan nga politika tregojnë se janë të ndërgjegjshëm për “infeksionin” që mund të pesojnë ata dhe “kauza” e tyre nga infiltrimi politik në lëvizjen e tyre i gjithë spektrit të politikës.
Nuk është vetëm ky fakt që pengon evoluimin e kauzës studentore. Më shumë duhet kërkuar tek fakti se vet spektri politik ka frikë nga zhvillimi i kësaj kauze jashtë kornizës së lejuar nga politika e instaluar në vend. Kjo frikë bëhet më evidente po të kemi parasysht falementimin e kësaj politike që mbahet ende në këmbë për shkak se i duhet krimit, korrupsionit, padresjtësisë dhe imoralitetit shoqëror e shtetëror.
Duket qartë kjo dhe tek fakti se lëvizja jonë studentore, është ndoshta e para që jo vetëm nuk ka një kauzë të qartë, por nuk prodhon dot as edhe një udhëheqje solide që të mund të drejtojë apo të marrë përgjegjësi të mëdha, për mgjithë shoqërinë
Kjo të kujton në fakt funksionin e Komiteteve të Shptimit Publik në krizën e shtetit të renë të 1997. Përsa kohë Komitetet i duheshin spektrit politik të opozitës për të eliminuar pushtetin e shtetit të Sali Berishës, veprimtaria e tyre inspirohej nga ky spektzer opzitar deri në veprime ekstreme. Ama, po ky spekter nga ana tjetër nuk lëjonte që Komitetet të unifikoheshin. Ndërkohë dhe këto Komitete deklaronin se ishin jashtë ndikimit politik. Ndërkohë, kur erdhi momenti që faktori ndërkombëtar tentoi të provonte mundësinë e shndërrimit të Komiteteve në forcë politike pushteti, këto parti dërguan në takimin e Komiteteve me faktorin ndërkombëtar nivelin më të ulët të mundshëm përfaqësimi, me pasojë, faktori ndërkombëtar konstatoi thjesht pamundësinë e mbështetjes tek Komitetet për të gjetur zgjidhjen e krizës shqiptare.
Pas kësaj, kërkesa përmanente e Komiteteve për eleminimin total të pushtetit të Berishës, u shndërrua në një kauzë vetasgjesuese për vetë ato deri sa erdhi në pushtet opozita dhe anëtarët e Komiteteve dhe aktivistë të tjerë pranë tyre fituan nga ndonjë post në shtetin e ri që nuk lindi dot.
Në këtë realitet, stanjacioni i kërkesave të studenteve, si shprehje e kembënguljës së tyre për t’i zgjidhur ato në total nga qeveria, has përditë qëndrimin statik të kryeministrit për t’u ulur në dialog. Në fakt kryeministri përballon rezistencën e studenteve për zgjidhjen e kërkesave të studenteve duke mbajtur në këmbë një taktikë kontradiktore. Ai pranon drejtësinë e 8 kërkesave të studenteve dhe është gati , siç thotë, për t’i zgjidhur ato.
Por, duke iu referuar parimeve demokratike, ai i kërkon studentët për dialog dhe jo për të negociuar me ta. Kontradikta qëndron tek fakti se përderisa ai është gati për t’i zgjidhur kërkesat e studenteve, përse atëherë i kërkon për dialog? Përse nuk paraqet një platformë të vetin se si e mendon ai zgjidhjen? I fton për dialog kur e di që ata nuk i shkojnë. (Nuk kanë udhëheqje, qartësi perspektive dhe kanë frikë se “do të munden” nga bashkëbiseduesi i tyre). Nuk lëjohen të shkojnë për dialog dhe ushqejnë stanjacionin gërryes për kërkesat e tyre për shkak të frikës së spektrit politik nga evoluimi politik i lëvizjës së studenteve, i të vetmës forcë që nuk kontrollohet nga krimi në çdo lloj formë të shfaqjes së tij.
Por ky stanjacion, krijon rrezikun se lëvizija aktuale studentore e cila po zhvillohet në kushtet e nëvojës imediate për ndryshime radikale në sistemin politik, qeverisës e shtetëror në vend, do të degjenerojë para aleancës së qeverisë me faktorin kohë. Ajo ka rrezik të mbetet në histori si një ballafaqim dhe garë parullash dhe memesh, si një shpresë zhgënjyese që nuk zgjidhi dot as kerkesat e vet studenteve, as kurrupsionin në universitete, as shndërrimin e tyre në institucione të dijës dhe të kërkimit shkencor, as në forume të mendimeve dhe ideve të lira, demokratike dhe garantuese të ardhmerisë së shoqërisë, as në reformime radikale të sistemit politik.
Do të riciklojë për pak kohë të njëjtin spekter politik me po ato probleme, ose do t’u garantojë forcave të këtij spektri kohën për të bërë retushimet e duhura për të shtirë në kohë krizën e tyre të thellë.
Nga ana e vet kryeministri Rama, pranoi sfiden e studenteve. Hoqi nga pararoja e përballimit të studenteve ministren, e cila në fakt, ndryshe nga kryeministri, tregoi se ishte gati të përballej me studentët në çdo formë (ajo shkoi në zëmër të grumbullimit studentor për të dialoguar me ta pavarësisht se nuk e pranuan) dhe mori përsipër personalisht çdo gjë.
Memet, batutat, studiot televizive, rrjetet sociale, daljet publike, dialogun e tentuar apo të venë në dyshim. Asnjë faktor tjetër partiak apo qeverisës nuk mirret me çeshtjen. Arma e tij e vetme mbeti kërkesa për dialog. Edhe pse nuk e fsheh frikën ai tregon se ka besim se do t’ja dalë. Besimi mësa duket i buron nga pervoja e gjatë e ballafaqimeve politike të fituara, në parti, në bashki, në qeveri. Por duket që ai nuk ka parashikuar se kësaj here ka përballë, jo një forcë politike, jo kundërshtarë brenda partisë, por një forcë vitale.
Në këtë kuptim Rama e shikon fitoren e tij në aleancën e interesave me opozitën të vena në rrezik nga lëvizja e studenteve. Lëvizja e cila mund të kthehet në një shpresë reale nëse del frontalisht kundër sistemit politik në terësi dhe imponon reformin total të tij. (Në këtë drejtim intelektualët duhet të ndihmojnë studentët të lenë në hije gjithë spektrin politik. Dhe kjo arrihet përmes një kauze që i intereson dhe shpreh gjithë shoqërine).
Kjo, taktikë deligjitimiton në rolin e vet dhe opozitën, kauza e së cilës përmblidhet në synimin e pushtetit, por që është e ndërgjegjshme se nga mekatet e së kaluarës dhe nga mungesa e një përspektive të qartë shtetërore nuk mund ta ndihmojë as lëvizja studentore.
E gjithë kjo vërtetohet nga fakti se faktori i katërt, masat e gjerë popullore, tej rinisë studentore, janë pasivë, pa pjesëmarrje dhe pa shpresë!
Ik o legen futi no i pjate supe andej nga Athina dhe leri studentet shqiptare dhe protestat e tyre sepse nuk te lidhe gje ty me ato ore hale
sunit i piset,ke te drejte,eshte cmenduri te merresh me sunitet por cti besh Zotit qe fatkeqsisht na beri te ndajme oxigjenin me ju njethundraket arabe,kshq patjeter qe duhet te merremi edhe me ju plehra…………………….gezuar ramazonin!
Si eshte e mundur qe gazeta TEMA nxjerr shkrimet e ketij antishqiptari ,qe kerkon vorionepidhit te nenes Se tij dhe ju te temes kujt i sherbeni sugurisht jo shtetit Shqiptar .Pse Shqiptaret qenkan kaq sylesh sa dalin kunder identitetit te vet.Pse nuk denoncohet ky plehre profesor por nderohet me titull ne universitetin e gjirokastres per punen e mire kunder Shqiperise.E keni me ze dhe me figure ne ne mbledhjet e partise fashiste te agimit te arte,Pse nuk e jepni ta shoh populli Pa mendoni pak sikur nje profesor te kerkoje ne greqi pavaresine e camerise dhe te valevise flamurin Shqiptar ne Janine.Ik ti Mero provoje ta ngresh Po nuk te trodhen.ju lutem botojeni shkrimin.
Ik o Unicorn.Zgjith problemet brenda vetes ne fillim.Cfare je?.Pastaj jep leksione prej pseudointelektuali qe tu dogj barku per kete vend.
Meso te shkruash shqip, pastaj merru me konkluzione” profesor”!
-Sikur te flisje shqipen siç e shkruan,do te degjonim me kujdes kur del ne tv…por behesh i bezdishem kur nuk thua dot dy fjale live.
-Ketu lind pyetja se si arrin te shkruash shume mire shqip por te flasesh ke mangesi?
Pergjigjia do ishte e thjeshte…nuk do,ose dikush ta ka shkruar artikullin!
– Je munduar te thuash gjera shume te sakta…por ke perdorur jashte mase fjale te huaja.
Kjo eshte bere qellimisht,dhe duke te njohur ndermjet tv-se,jam mese i bindur se je shume hipokrit (ja perdora dhe une nje fjale te huaj qe te te bej qefin),e thene ne shqip…hileqar.
-Te tjerat i kupton vet ti(nga momenti qe te kam shtjelluar mendimin)
Ja dhe nje element qe Rama nuk guxoi te ekspozonte ne te ashtuquajturen “levizje studentore”. “Arqiomarksistet” e importuar te Athines ne mesin e turmes laramane studentore antishqiptare nuk jane vecse segmente te huazuara te Agimit te Arte.Qellimi nuk jane halete era perc te qytetit fstudenti per te cilat do te mjajtonte te dergoheshin drejt burgut drejtore konviktesh dhe drejt shtepise pa ceremoni ministrja humbameno e arsimit por krijimi i nje situate qe do te sjelle kaos, rrezimin e Rames dhe mbi te gjitha ndalimi para se te jete vone e memes se te gjitha reformave jetesore per shtetin shqiptar, asaj ne drejtesi. Te gjithe duan kaos, kumunistet pasi pane qe Rama eshte socialist liberal qe vlereson Mitat Frasherin, shiko editorialistet Zeqo e compani te Dites. Vazhdojme me Majkon si perfaqesues i grupit qe Rama spastroi brenda PS, LSI qe shikon fundin e saj ne perballjen me drejtesine e re shqiptare dhe PD e bashes qe perballet me shperberje ose lenie te pafund ne opozite. E vetmja gje qe u ka mbetur “studenteve” eshte te vene ne krye te tyre Bejlerin e Himares dhe te kendojne kengen e Kacifes.
Bastard! Egoist! S’te shkon fare maska e intelektualit dhe pergjerimet per fatin e levizjes studentore, sepse te gjithe i njohin mire te gjitha pislleqet e tua!
ΓΕΙΑ ΣΑΣ!Εχω μεγάλη δυσκολία να εκφράσω τις ιδέες μου στα αλβανικά αλλά διαβάζω τα κείμενα σας.Ελπίζω βαθειά πως αυτοί που σχολιάζουν εδώ μέσα δεν εκφράζουν την πλειοψηφία της αλβανικής κοινωνίας,διότι αν συμβαίνει το αντίθετο η ταλαιπωρημένη αυτή κοινωνία θα ζήσει μεγαλύτερα σκοτάδια.Καλή δύναμη στους αλβανούς φοιτητές που δίνουν μάχη για παιδεία και δημοκρατία!Η αλληλεγγύη και η φιλία είναι το όπλο μας-αλβανοί και έλληνες είμαστε αδέρφια!
Foli Racdhjeri Braka qe as histroinie e gerrrrqise nuk di kur ja mbylli geojen Historjana dhe i tha me thuaj nje Emer gerrrrrrrrrrrrrrrrrk.
sepse rracdhejret nuk jane per lufte e shtet por vetem per rrrrrracdhjerje gerrrrrke