Nga Mustafa Nano*
Kur nisi protesta e studentëve, të gjithë u vunë në mbështetje të saj. Ishte një festival solidariteti. Kurrë nuk ishin parë ndonjëherë shqiptarët të binin në një mendje mbi një gjë të caktuar, dhe ja, erdhët ju, të dashur studentë, për t’i bërë ata së bashku.
Por nuk u bënë me ju, ngaqë pëlqyen qëllimet e protestës. Jo, u bënë me ju, ngaqë gjysma (socialistët) pëlqyen faktin që ju po protestonit në mënyrë paqësore, dhe nuk kërkonit rrëzimin e qeverisë. Madje, as rrëzimin e ministres nuk kërkonit. As tani nuk e kërkoni.
Ndërsa gjysma tjetër (demokratët) ju mbështetën, ngaqë ju vendosët të mos negocjonit me qeverinë, e me kryeministrin Rama, i cili po ju qurravitet prej 14 ditësh. Nuk është parë ndonjëherë ndonjë kryeministër që t’u përgjërohet protestuesve për një takim.
Çfarë nuk do të jepte për këtë takim! Edhe gjithë qeverinë do jepte, po t’ia kërkonit. Por ju nuk ia kërkoni. Sepse ju nuk doni që protesta të keqkuptohet, apo të përdoret, duke harruar se në ka një gjë që ka krijuar hapësirë për përdorimin e protestës është ky merak i juaji për të mos u përdorur.
E dini? Unë personalisht kam frikë se edhe ju vetë jeni bijtë e bijat e prindërve tuaj, dmth edhe ju jeni demokratë e socialistë. Gjysma juaj do donin që kërkesat të plotësoheshin, e që qeveria të mos dëmtohej asnjë çikë. E gjysma tjetër as që do t’ia dijë fare për kërkesat; ata duan thjesht dëmtimin apo rrëzimin e kësaj qeverie.
Organizimi i kësaj proteste, dhe vendimet që janë marrë prej jush, janë frut i kësaj balance forcash. Dhe kështu kemi këtë protestë konfuze që nuk ka një grup udhëheqës e përfaqësues, që nuk pranon asnjë ndikim politik nga jashtë e që nuk pranon negociata mbi kërkesat që janë bërë.
Hej studentë, ka rrezik që e gjithë protesta të përfundojë si gjëja më qesharake që është prodhuar ndonjëherë në skenën publike shqiptare. Dhe do të ishte traumatike për të gjithë ata që protestën tuaj e kanë pagëzuar me emra të fismë. Prandaj, duhet të ndryshoni strategji.
Duhet të krijoni një leadership. Dhe duhet t’i besoni këtij leadershipi. Nëse nuk keni besim te njëri tjetri, dhe duket që nuk keni, kërkoni mbështetje nga pedagogët, apo nga jashtë. E nëse nuk ua mbush syrin e mendjen askush nga jashtë, atëherë merrnin vendimin për ta mbyllur protestën.
Mbylleni ashtu si e nisët, me një lajmërim të varur në derën e fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit a të arkitekturës, ku të thuhet: Të dashur studentë, ju njoftojmë se sot në orën 16.00 do mblidhemi para ministrisë së arsimit (për qejf të socialistëve), apo kryeministrisë (për qejf të demokratëve), për të deklaruar fundin e protestës.
Qëllimi konsiderohet i paplotësuar. Dhe i paplotësueshëm. Fituan ato që fitojnë gjithnjë këtyre anëve. Partitë. Sepse në Shqipëri askush nuk mund të fitojë kundër tyre.
Nuk ka rrugë tjetër? Në fakt, ka edhe një rrugë tjetër. Ju duhet të ngriheni kundër vetë partive, kundër rendit të prishur të gjërave, kundër sistemit të korruptuar që ka korruptuar çdo gjë. Vetëm kështu do të kishin kuptim edhe kanosjet që ju po bëni me grevë urie, me bllokime rrugësh, e me përshkallëzime të tjera, për të cilat keni folur.
Nëse nuk keni gjë kundër sistemit, dhe deri tani e keni pasur merak të tregoni se nuk keni gjë kundër sistemit, atëherë shkoni negocjoni me kryeministrin, merrni çfarë keni kërkuar të merrni, dhe kthejuni auditorëve. Shfaqja mbaroi. Nesër rikthehet jeta normale. Poshtë studentët! Rroftë sistemi!
*Monologu i kësaj të marte i Mustafa Nanos në emisionin “Provokacija”
http://www.gazetatema.net/2018/12/17/levizjet-klandestine-pjese-e-filozofise-komuniste/
QYP ME M….
Ti je k.r o Mustafa! Gjysma nuk jane as socialiste e as gjysma tjeter demokrate, por keta se bashku jane 10% e popullsise. SI gjysma jote e trurit qe eshte dru dhe gjysma tjeter tulle. Sharlatan i dreqit!
Protestë me studentë me gishtin e mesit ngritur dhe me çantë 5000Euro,
Pa lidhje dhe leshdhije
MUÇ, JANË BIJTË E ETËRVE VËRTET, POR JANË MË TĒ MIRË PRANDAJ , DO TA FITOJNË BETEJËN .
OSE, E FITUAN BETEJËN!?????? .
SA I TAKON BETEJËS POLITIKE, PAS TRE VJETËSH ATË PËRSËRI E FITOJNË SOCIALISTËT .KISMET, KUR TË RILIND PD-ja ÇNDODH?!?
SAPËR LESHELINË, SË SHPEJTI DO TË DËGJOJMË ….
NA ISHTE NJË HERË LESHELIA ….
NA KI SHTE NJË BLLOK….
NA KËRKONTE NJË ÇIZME …… ??
SEPSE KA NE QEVERI SKRAPARLINJ IDIOT DHE TE PA IDEALE SI TY O MUC PLEHRA..////
E di qe Much Nano nuk i lexon komentet on line, si tere ata qe besojne se Liria eshte ajo qe na jep Qeverria!
Pra, nuk besoj se me plagjiature(!) ka marre propozimin tim: Por rastesisht, paskemi te njejtin mendim, per kete moment: Protesta duhet kthyer ne politike, ne Anti Pluralizmin e Dekretuar nga Ramiz Alia. Dhe vetem keshtu bien te gjithe! Qe nga Saliu, qe e beri Mucin mambasador, dhe deri te Rama qe nuk ia vari te bente Blushin Junior krietar Bashkie ne vend te Lali Erit qe me ne fund po behet baba, pa lene dot genjeshtrimin si mjeshteri te pare te Mjaftueshme!
Kam frike se Nano nuk e di se cfare ka thene!
Populli Shqiptar shume dele, prandaj e kane palluar ne shekuj vet-vetja (per interes para dhe pushtet) dhe te tjeret komshinj. Keto studente zhgenjyen veten e tyre dhe ato qe i besuan.
Perfundimisht jemi komplet …. me zile te gjithe ?
Muc, vuru ne krye te protestes, si pedagog. Ty te besojme dhe te besojne. Gjithmone ke qene i kthjellet. Te tillin, te ndershmin dhe ata qe luhaten sot, neser do te jene me ty. Faleminderit Muc.
Futja kot o Much, po flet si gje e vjeter. Kryeministri ka premtuar dhe ka nisur plotesimin e kerkesave. Po studentet nuk i duan ndryshimet, duan ca leke e te vazhdojne si me pare. Prandaj nuk vene, nuk duan universitet cilesor as dije, e duan universitetin sic eshte, rrumpalle. Keta Jane studentet real, duan ca leke per celular, veshje, kafe dhe te dashurat.
Nuk jane gjysma te majte e gjysma te djathte. Jane 80 perqind te majte dhe 20 te djathte. Ku kane te djathtet tru per shkolle. Prandaj cdo i djathte qe mbaron shkollen behet deputet ose drejtor.
Per M.NANON..
Me siguri me dukesh i lexuar ,edhe pse shume gjera i ke lexuar vone .Nese te ka rene ne dore ndonje liber serioz mbi levizjet shoqerore dhe filozofine gjerat jane shume te qarta .Jane ligjet e zhvillimit te shoqerise njerezore te cilat edhe pse nuk jane te njejte si ligjet e shkencave natyreore ,kane karaktristika thelbesore te percaktuara ,pavaresisht formave ,etapave historike dhe hapsirave .Bota eshte e ndare ne kombe ,kombet ne klasa ,klasat kane shtresa te ndryshme ,shtresat kane grupe drejtuese dhe grupet kane lider apo drejtues..Edhe periudhat e evolucionit gradual edhe levizjet e medha shoqerore ,me apo pa dhune ,revolucionet apo kunderevolucionet drejtohen nga grupet drejtuese dhe lideret .Ble edhe anarkistet qe jane kundershtare te rregullave dhe pretrendojne barazi utopike kane lideret e tyre .Potesta e studenteveka patur dhe ka disa grupe drejtuese te cila orientonin studentet sipas objektivave te caktuara .GJITHESESI,GRUPI ME I MADH DHE ME I SINQERTE ESHTE AI QE KERKON PLOTESIMIN E DISA TE DREJTAVE THEMELORE JETIKE ,DUKE MOS LEJUAR INFILTRIMET PARTIAKE ,EDHE PSE SHUME PREJ TYRE DIREKT APO INDIREKT JANE TE LIDHUR ME PARTITE .Ne kete moment ky grup ,qe eshte i motivuar per gjera serioze nuk pranon keshillat e partive dhe ben mire .Por ata gabojne duke mos nxjerre ne drite drejtuesit e tyre te cilet ne nje menyre apo tjetren jane shfaqur .Pra ky grup qe perben masen me te ndergjegjesme duhet menjehere te hyje ne dialog me qeverine ,parlamentin dhe te kembengule ne arritjen e kerkesave me logjike dhe pa shperthime . Kjo eshte faza e pare .Me vone ata ,te pakenaqur me establishmentin politik le te krijojne nje levizje apo parti alternative ndaj atyre qe per 28 vite kane degjeneruar realitetin politik,social dhe ekonomik shqiptar .Ne se realizimi i kerkesave do te ishte nje fitore e vogel ,krijimi i nje force politike altenative do te ishte nje goditje e forte ,me pasoja te paparashikueshme per te gjithe politiken shqiptare.Nje force e tille do te fshinte hitlerucin BERISHA ,lolon BASHA ,BIZNESPOLITIKEN ,MONA DHE HIPERLIBERALIN RAMA
“Gjithsesi grupi me i madh dhe me i sinqerte eshte ai qe kerkon plotesimin e disa te drejtave themelore jetike….” A ka mundesi te me thuash e dashur Olimpi se kush jane keto te drejta themelore jetike qe kerkojne keta studentet?! Te kalojne klasen pa dhene provim?! Te mbaje shteti falas 140 000 mije studente te mbi 30 universiteteve publike dhe private?! Per sa studente ka nevoje sot ekonomia dhe shoqeria shqiptare?! Etj etj. Faleminderit paraprakisht.
Perse thoni protesta e studenteve, kjo dihet qe eshte proteste e drejtuar nga kjo opozite hajdutesh…..
ja dhe Mut-Nano..SPIUNI I SERBEVE..na Doli ky Anali..te na jape Mendje..ik o Mut-Nano dhe ha ndonje “Tope”…lol
Katarakti ,jam plotesisht dakord per uljen e numerit te shkollave te larta dhe per vendosjen e kritereve shume te forta per ato privatet .Mendoj qe per kushtet tona rreth 20…30,,mije studente jane te mjaftueshem duke synuar nje seleksionim te forte .Gradualisht qeveria duhet ta realizoje kete ,duke filluar qe nga viti i ardheshem -POR PROBLRMI ME I TMERRESHEM ESHTE BLERJA E PROVIMEVE QE STIMULON NJE ZIXHIR TE LLAHTARESHEM DEGRADIMI MORAL DHE EKONOMIK TE SHOQERISE .KETU DUHET NDERHYRE ME NJE LIGJ TE VECANTE .KU NJE .TASK FORC ..E SPECIAIZUAR TE VERE NEN VEZHGIM GJITHE MEKANIZMIN KORRUPTIV ME DENIME SHEMBULLORE PENALE DHE NJE FUSHATE QYTETARE KUNDER KETIJ FENOMENI TE SHEMTUAR.
zoti MUSTAFA,PO DESHTOI PROTESTA E STUDENTEVE ESHTE EDHE FAJI I JUAJ DHE I GJITHE GAZETARISE QE NUKE I PERKRAHENI DHE NUKE I BENI JEHONE ME TE MADH SE :KUSHE JANE SHKAQET E KESAJE PROTESTE?PERSE STUDENTET NUKE GJYKOHEN SI E ARDHMJA E VENDIT?
PERSE KERKONI TE SHKONI PERPARA AKOME ME NJERZE SI GJIN GJONI I BIRI I XHELIL GJONIT.
NGA E DINI QE PROTESTA DO TE SHENDRROHET NJE FLLUCKE SAPUNI.?
JU MUSTAFA ,DONI ME BO HISTORI? APO ME SHKRUAJTUR HISTORI?.NA HIQENI EDHE SI LARGEPAMES. TE PAKTEN LERENI STUDENTET NE HALLIN E TYRE.APO JANE PROTESTA TE KRIJUARA NGA PARTITE POLITIKE? NA E THUAJ ME QARTE zoti MUSTAFA , SE DIKU FLE LEPURI.
KRYEMINISTRI E PRANOI NJE KERKESE TE STUDENTEVE. ZGJOHU ORE MUCE. MOSE FLE ME ENDERREN ,SE NGA ISHTE E EMA E GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEJ.