Nga Alteo Hysi
Partia Demokratike theu sot bojkotin parlamentar, si e si për të shpëtuar djegien e mandateve.Nëse dikush mendonte se Luli dhe të vetët e kishin seriozisht që ishin kthyer në Kuvend për studentët, kryetari i opozitës na e provoi shumë shpejt, se në sallë ishte vetëm për mandatin që i shpëton by** një njeriu që ka llogari të hapura me drejtësinë.
Ndërsa Kryeministri Rama ishte duke folur në foltore, deputeti Endri Hasa, i njohur si ish drejtori i AKSH-it që fshiu serverat e Kryeministrisë në ditën e 21 Janarit, e goditi atë me vezë, të cilat as nuk i kishte futur vetë në Kuvend.
Pamjet filmike provuan se si Lulzim Basha nxirrte vezët nga xhepi dhe ia jepte në dorë Endri Hasës. Lulzimi, që në politikë as një vezë nuk bën dot, se e ka humbur busullën prej kohësh, tregoi sot për turpin e tij, që mbetet i njejti ngelës në politikë, i maskuar pas kauzës së studentëve ekselentë.
Luli që nuk është në gjendje të mbledhë as 100 militantë para Kryeministrisë, e as të vijë në pushtet me votë (siç thotë Sali Berisha), u fsheh me ditë pas protestës së studentëve, aq sa e përçau përmes militantëve të rrugës. Tani që e ka kuptuar se nuk mundet të bëjë politikë, aq më pak të jetë alternativë, po përpiqet ta zhvendosë sjelljen e rrugës në politikë.
Për të justifikuar shterpësinë e tij politike, Lulzimi e sheh si zgjidhje të ngrohë vezët nën kostum, e pastaj t’i lëshojë përballë kundërshtarëve të tij përmes një deputeti që fryhej sot para Ramës si të ishte gjel deti.
Pamjet e Lulit, teksa nxirrte vezët nga poshtë tavolinës të kujtojnë shprehjen e vjetër se “s’rri gjeli mbi vezë”, që nënkupton ndryshe se “s’është punë për të”, “nuk bën për atë punë”. Është skandaloze ta mendosh që kryetar opozite, që na del edhe me flamurin e studentëve në seancë, zgjedh të bëjë opozitë me vezët që i ngroh nën kostum. Nuk kërkon as këllqe e as ndonjë burrni të madhe të fshehësh vezët, por që të përballesh me realitetin, e të bësh politikën që duhet, po, kërkon shumë më tepër se sa shfaqjet komike të Lulzimit.
Shfaqja e sotme tregoi që Lulzimi nuk di dhe as nuk ka për të bërë kurrë opozitën e vërtetë, aq më pak të shpëtojë partinë e tij. Thjesht dhe shkurt nuk bën për këtë punë sepse ndër të tjerash, nuk e kupton që “gjeli s’rri mbi vezë”!
Po Lulushja nuk eshte gjel, pse nuk e di ti qe ai eshte pule ?! Duke qenese eshte pule e katandisi opoziten ne kete derenxhe , se po te ish gjel do kish kenduar ndonjehere , s’ka ze , ska callem, burreri, trimri, bese asgje e shuqyr qe nuk e ngrohu vezen se do na dilte nje tjeter Lulushe e cte benim!!!!
Nje veprim i tille duhet te denohet penalisht! Akush nuk ka te drejte te qelloje e te ule figuren e nje Deputeti,ai eshte i zgjedhur nga Populli dhe aq me teper Kryeminister i Vendit qe ka marre nje milion vota Shqiptaresh dhe te ngrihet nje palaco qe se ka vendin ne Parlament,e te qelloje te zgjedhurin e nje milion Shqiptareve! Ajo veze e hedhur nga ai kriminel nuk eshte kunder nje Deputeti e nje Kryeministri por kunder nje milon Shqiptareve qe i kane dhene votebesimin! Ky veprim e shume te tilla nuk me duket se kane te bejne me Demokracine ! Keto jane sjellje rrugacerie dhe sjane te denja per nje njeri te zgjedhur nga populli! Neqoftese e lejon ligji nje veprim te tille eshte skandal,atehere te ndryshohen ligjet e te mos lihen te tille njerez me sjellje anormale te hyjne ne Parlament! Parlamenti eshte vendi ku kuvendojne burrat e grate e zgjedhura nga populli per te zgjidhur problemet qe ka vendi e jo te bejne skandale si keto qe kemi para deri sot! Kuvendi i Shqiperise ,Parlamenti eshte perdhosur nga deputete qe se meritojne ate vend ,me sjelljen e veprimet e tyre ja vlen qe ti vesh para ligjit!Nuk ka nevoje Shqiperia per njerez te tille rrugace e dallkauker e kopuker qe skane asnje vlere njerezore! Hasa te tjere si ai e kane vendin ne burg jo ne Parlament! Ku e gjen kurajon aj sharlatan te gjuaje me veze nje milion Shqiptare? Duhet te denohet,ligjet duhet te ndryshojne e te mos lejohen te tilla skena te turpeshme!
Po kur deputetet e majte rrine si bufa, kur sulmohen fizikisht nga keta horra, mire t’ja u bejne ! Dhe i thone vetes maxhorance !? Turp!