Të këqijat në këtë vend nuk janë rastësi, por produkt i shoqërisë

26 Dhjetor 2018, 11:38Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Për dy ditë me radhë kam patur një komunikim intensiv në rrjetet sociale me qindra njerëz, thuajse të tërë të panjohur personalisht.

Diskutimi lidhej me disa propozime që unë bëra, nën një titull politikisht provokativ(qëllimisht për të nxitur debatin), lidhur me çfarë hapash konkrete mund të bëjmë ne si shoqëri, për të kërkuar më shumë frymëmarrje dhe liri politike dhe për të shigjetuar ligje konkrete që mundësojnë vjedhjen në mënyrë të ligjshme.

Diskutova gjatë me shumë njerëz, deri në kufijtë e padurimit. E bëra për të kuptuar më shumë dhe për tu bindur edhe më shumë se:

– Nuk është rastësi, që në epokën e luftës së ftohtë ne kishim regjimin më të egër diktatorial në Europë.

– Nuk është rastësi që në periudhën postkomuniste ne kemi tranzicionin më të gjatë në Lindje dhe nivelin më të lartë të korrupsionit qeveritar e shtetëror në të gjithë Europën.

– Armiku më i madh i vendit nuk janë partitë, por vetë shoqëria, njerëzit e gatshëm “të japin edhe jetën për partinë”, të gatshëm ti vënë bishtin më të gjatë gjithkujt që mendon ndryshe nga partitë e tyre.

– U binda edhe se, nga opozita gjithnjë e më shumë po ikin ata që mendojnë e arsyetojnë e po mbesin ata që vetëm bërtasin e shajnë. Dhe kjo e thellon krizën e shpresës.

Por u binda edhe per diçka tjeter. Ka shumë njerëz të tjerë, të vetëdijshëm se ku ndodhet ky vend tani, për çfarë ka nevojë e çfarë duhet bërë.

Ka shumë njerëz të tjerë që e duan këtë vend e duan të jetojnë ndershmërisht këtu. Ka shumë njerëz për të cilët ia vlen të këmbëngulësh të përpiqesh deri në fund.

Ka shumë njerëz që janë të binduar se Shqipëria nuk është vetëm e socialistëve dhe demokratëve që kacafyten mes tyre, në përpjekje për të marrë sundimin.

Ka shumë njerëz që tashmë janë bindur se zëvendësimi i një qeverie të korruptuar me një qeveri tjetër të korruptuar nuk është zgjidhje.

18 komente në “Të këqijat në këtë vend nuk janë rastësi, por produkt i shoqërisë”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    i re verdalle[kjo duhet te jete turqisht] por nuk the me kryesoren: me sunite nuk behet shtet,lloji i kafshes……………

  2. anti-virusi dmth sheronjesi says:

    E keqja e ketij vendi fillon nga MASHTRIMI masiv i pas ’90-es! Trushpelarja e ndodhur pas ndryshimeve politike te ’90 eshte skandaloze dhe e peshtire. Aty qendron thelbi i se keqes. Nese dikush propagandon dhe vlereson tradhetine dhe kolaboracionizmin me fashizmin dhe jo rezistencen dhe luften patriotike kunder pushtuesit, nese dikush vlereson dhe propogandon parane dhe vetem parane duke zhveftesuar punen dhe solidaritetin njerezor, nese dikush vlereson dhe propagandon te ashtuquajtura vlera “hyjnore” qe kane ne thelb friken dhe “zotin” duke zhveftesuar dashurine, barazine dhe drejtesine njerezore ne emer te kesaj “hyjnore”! Ne kete shoqeri shqiptare te neveritshme te pas ’90 vlere kane mare antivlerat, mashtruesi dhe hajduti quhet “i suksesshem”, tradhetari dhe maskarai quhet “patriot”, kurva quhet “bukuroshe”, idioti quhet “mendje e ndritur”, rrugaci quhet “modernist”. Normalisht shoqeria duhej qe pas ’90-es te korrigjonte dhe rivleresonte difektet e para ’90-es. Por ndodhi nje shkaterrim i plote i gjithckaje!!! Sa me shpejt te kuptohet kjo, aq me shpejt shoqeria shqiptare do mund te ringrihet, perndryshe kjo ringritje nuk mund te ndodhe, pervecse me ndryshime te forta dhe rrenjesore poltiko-shoqerore. Por qe kjo te ndodhe duhet te krijohet nje shtrese idealistesh dhe guximtaresh, idealet e te cileve nuk mbeshteten ne “pallavra qe zune myk nder tempuj”!
    … mjerimi s’don mshirë. por don vetëm të drejt!
    mshirë? bijë bastardhe e etënve dinakë,
    t’cilt n’mnyrë pompoze posi farisejt
    i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
    tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ n’shplakë.

    mjerimi asht një njollë e pashlyeme
    n’ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
    dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
    ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
    O’ si nuk kam nji grusht të fortë
    t’i bije mu në zemër malit që s’bëzanë,
    ta dij edhe ai se ç’do me thanë i dobët –
    n’agoni të përdridhet si vigan i vramë,
    Unë – lugat! Si hij’e trazueme,
    trashëgimtar i vuetjes dhe i durimit,
    endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
    dhe me klithma të paknaquna t’instinktit.
    Mali hesht. Edhe pse për dite
    mbi lëkure të tij, në lojë varrimtare,
    kërkoj me gjete nji kafshate ma të mirë…
    Por me rrenë shaka shpresa gënjeshare.
    Mali hesht – dhe në heshtje qeshë.
    E unë vuej – dhe në vuejtje vdes !
    Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qeshë ?
    Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
    O, si nuk kam nji grusht të fuqishëm !
    Malit që hesht mu në zemër me ja njeshë
    Ta shof si dridhet nga grusht’i paligjshëm…
    E unë të kënaqem, të kënaqem t’u u qeshë !!!

  3. Virusi says:

    Ke filluar te kuptosh. Germo….

    1. kuc says:

      Po ti mor cope muti, na paske kohe qe e ke kuptuar!? Apo duke germuar je bere i zgjuar …
      Ytttt

  4. Moza I. says:

    E mbeshtes arsyetimin tuaj Z Kikia sepse eshte real.Fatkeqesia me e madhe e kombit tone eshte qe sistemi komunist masakroi e zhduku eliten e tij per vite e vite me rralle.Per fat te keq drejtohemi nga papergjegjshmeria totale e politikaneve.E tmerrshme dhe e dhimbshme njekohesisht.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Tyryfycke! Kush ishte kjo elite, tyrcelinjte si Esat Pasha apo kolaboracionistet si Gjon Markagjoni!? Shqiperia nuk kishte “elite” qe ta masakronte sistemi komunist moj debile e lindur. Gjate sistemit komunist u krijua cdo lloj elite qe ka ekzistuar dhe ekziston ne Shqiperi, se vetem atehere njerezit u shkolluan dhe u arsimuan (nga 95% analfabete ne 1944). E keqja e Shqiperise qendron pikerisht se eshte drejtuar ne keto vitet e “demokracise”, nga halabake te “elites” si puna jote …

  5. A says:

    Democracia u shkatrrua qe ne fillim dhe u pasua nga bashkpunimi midis ps-pd per te mos bere shtet.Ne nje vend europian jane te gjitha mundesite apo ndihmat per te ndertuar shtetin e se drejtes,ku te gjithe te jane te barabarte kundrejt ligjet dhe kushtetuta te mbroj cdo individ..etj .Mbajtja peng e shtetit nga politika ne funksion te pasurimit te tyre nepermjet grabitjes se prones private dhe shtetrore nuk mund te kontrollohet ne se nuk egziston shteti ligjor.Deri tani politika kontrollon edhe drejtesine pra nuk ka drejtesi te pamvarur, ka nje kushtetute te gjymtuar ne nje sistemin shoqeror hibrid.Vendosja e Rames me politike per te mbajtur me kembe kete lloj sistemin duke u shperblyer me pasurite pa limit eshte goditja e fundit qe I behet vendit mbasi Rama eshte karizmatik si lider dhe mund ta bente ndryshimi gradual te sistemit.Pozitiv eshte fakti qe akoma ka njerez qe mendojne te dalin nga kjo gjendje statike.

  6. askushi says:

    Kikia,kur ti si bicim intelektuali arrite pas 30 vitesh te kuptosh dicka te tille(jemi ketu ku jemi sepse,jemi ata qe jemi) imagjino sa do ti duhet 51% te popullsise te ndergjegjsohet, emancipohet dhe te marri fatin e vet ne dore.
    Ne vitin 2000 isha 30 vjec,njeri i pjekur dhe me eksperience ne jete,kisha 9 vite jashte dhe pashe diferencen e madhe qe kishim,mendoja se ne 2050 do i afroheshim sadopak botes se quteteruar,tani jam i bindur qe jo vetem jemi shume prapa por, po shkojme anash.
    Qe do thote nuk do behemi KURRE!

  7. Talent tahiri says:

    KENI TE DREJTE. VUAJTJET E SHQIPTAREVE JANE PASOJE E LIGESISE SE TYRE. KESHTU E KAM MENDUAR GJITHMONE. VINI RE , EDHE SOT KUR SHKON PER NDONJE HALL NE NDONJE ZYRE APO SPORTEL GJEJA E PARE QE TE THONE ESHTE QE NUK BEHET. DHE NUK PERTOJNE TE TE NUMEROJNE PENGESAT. ME VONE MERR VESH QE DREJTORI KA MON KUKALESHIN E TIJ NGA DUHET T IA GJESH ANEN. KY I FUNDIT ESHTE SHPESH NDONJE NGA PATOSI APO ATY PERRETH QE ESHTE GATI TE BEJE BURG PER CA LEKE . NUK E DI SI DO MUND TE BEHEMI NDONJEHERE SI GJITHE BOTA.

  8. mark says:

    e ke thene me titullin gjithshka
    dhe me ate titull mund te shkruhet pa fund per kete specie
    por kryesorja kjo specie nuk di akoma ” C’eshte liria’.

  9. duno says:

    Per gjithshka u binde ti evgjit karri , vetem per nje gje sje bindur : qe te largoher mortja Edvin . Ai, njeriu me i poshter , me ciniku , me i pashpirti , me psikopati , me i cmenduri , me perversi , me i degjeneruari , me hajduti i pangopur , me pisanjozi ne trup e ne shpirt, me mosmirnjohesi ,harbuti, me legeni brez pas brezi . NJe evgjit si puna jote genjehet lehte nga lulkat , xixat e zilkat qe nuk i mungojne Edvinit te Anetes , prandaj zgjidhjet i do me Edvinin brenda . Tani po kuptojme pse ne shkrimet e tua ke alergji te madhe ndaj plehrave . Me sa duket ato te konkurojne dhe ti do qe te jeshe e vetmja plehre qe shkelqen ne kete vend .

  10. Lee lee says:

    Mentor gezuar festat

  11. A says:

    Ndoshta dhe shumica e shqiptareve po te mos kishin emigruar dhe pastruar mendjen nga ndikimi komunist do te ishin dakort me politiken e vjedhjes ,korrupsionit ,pa ardhshmerise per shoqerine qe ushtrohet . Rama nuk mund te ingranohet e te kuptoj si funksionojne vendet demokratike ne emigrimin e shkurter te tij .Ai si gjithe te tjeret mbeti atje ku e lane prinderit e tij …nuk mundi dot te kapercej mbi brezat dhe kohen per te sjelle progress shoqeror .Duke u rrotulluar ne rethin e mbyllur te politikes ska rendesi se kush do te jete nr1 ,te gjithe jane pjella te sistemin te kaluar dmth njerzit e rinj te destinatinuar per cdo krim ekonomik e politik me dem te vendit dhe …pasurimit te tyre.

  12. Tepsia Socialiste says:

    Dihet qe jemi pjelle e keqe, te paktem 95%.

  13. Tepsia Socialiste says:

    Edhe njerzit e njeanshem apo qe pozicionohen vetem ne nje drejtim dhe e shikojne te keqen vetem nga nje sy ose me nje sy jane problem madhor.
    Te pershendes, shkrim prezic i sakte.

  14. Kola says:

    Z.Kikia, mos u lodh tu mbushesh koken injoranteve, por vazhdo misionin tend si njeri me integritet, por edhe si gazetar. Vajza ime me studime ne SHBA, duke vleresuar kerkesat e protestes se studenteve ketu, me thote se te gjitha plotesohen vetem me nje lufte: Lufte Korrupsionit. Dhe kjo eshte e verteta. Ketu krimi blen cdo gje, edhe jeten.

  15. Moza I says:

    Per ty-eeeeeeeeeeeeeeej.Ne baze te arsyetimit tend ajo e sajuar ne komunizem nga Partia Komuniste eshte nena qe lindi Partite pas viteve 1990 dhe ketu ke te drejte.Prandaj e thashe dhe po e theksoj me qarte-Gjate ketyre 28-viteve politikanet shqipetare kane papergjegjshmeri totale dhe antivlera te mbeshtetura e te mbajtura nga mendjecmendurite e njerezve shpellare dhe te metaformezuat ku sigurisht futesh dhe ti.

  16. taqo says:

    Dakortohem me ty …….por .nuk shof rugezgjidhje ne shkrimin tend …….konstatime ,konstatime …….shumekush e njeh realitetin , a ka mundesi per artikuj dhe gazetare konstrukrive , per shkrime qe do ti vlejne zgjidhjes dhe daljes nga kjo situate vicioze …….?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje