Përse nuk e qasën Lulzim Bashën?

25 Dhjetor 2018, 11:19Blog TEMA

Bedri Islami

Protesta shumëditëshe studentore ishte mbyllja më e papritur e vitit, por edhe cunami i beftë që ngriti në alarm gjithë klasën politike shqiptare.

E veçanta e kësaj lëvizjeje nuk ishte në kërkesat e saj, pasi ato ngjanin me kërkesa të njëjta në shumë protesta studentore kudo në botë. Më shumë se gjithçka tjetër, edhe pse ishte një cunam me një thelb politik, ajo nuk e pranoi politikën brenda vetes. Shkoi edhe më tej se një refuzim i heshtur, e leçiti atë, duke ia djegur edhe flamurët partiakë.

Liderët e politikës shqiptare, të stazhionuar tash 28 vite, befas, u gjendën jashtë rrjedhës, ata ishin memecët që mundoheshin të frynin apo të shfrynin nga jashtë protestën, por që kurrë, megjithë të deleguarit e tyre, nuk u bënë , jo vetëm liderë, por as pjesëz të saj, duke shkuar drejt statusit të të padëshiruarit.

Është e kuptueshme se protesta nuk do të mund të bënte lider, apo pjesë të saj, shumicën qeverisëse, aq më pak Edi Ramën, shefin e qeverisë, pasi ata ishin ngritur pikërisht kundër praktikave dhe tarifave qeverisëse, për të shkuar më tej, në abrogimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Por jashtë saj u mbajt edhe opozita, çka nuk kishte ndodhur ndonjëherë dhe, si mendoj, rrallë herë do të ndodhë paskëtaj. Opozita u gjend në rolin e vëzhguesit dhe prania e saj e mbuluar shihej e trajtohej si një prishje e rendit të gjërave, për të shkuar më tej, në shprishjen e vizionit që kishin drejtuesit gjysmë anonimë të lëvizjes studentore.

Mbi të gjitha, lideri i opozitës kryesore, Basha, një ish student, ende i ri në moshë dhe që në gjithë këto vite është përpjekur të paraqitej si një politikan trendy, i gjeti të gjitha dyert e mbyllura.

Nëse Edi Rama, megjithë peshën që bartte mbi vete, gjeti mundësinë, edhe sikur t’i kishte zgjedhur një nga një me dorën e tij studentët, dhe u ballafaqua; herë suksesshëm dhe herë në një zgjatje të panevojshme të fjalës së tij, Basha, edhe pse donte, as nuk guxoi e as nuk provoi, qoftë edhe me forumin e tij demokratikas, të bënte një takim të vetëm, të shihej diku, të ishte dikush, të jepte një zë apo të dëgjohej nga dikush.

Opozita dhe Basha, si njeriu i saj, duartrokitën sa mundën dhe amplifikuan sa deshën edhe përplasjet Rama – studentë; ngritën në qiell një vajzë nga Vlora që i tha shefit të qeverisë me arrogancën e njeriut të llastuar, “ po, ose jo”, apo të dikujt që kërkoi llogarinë e tij të porositur se nga e bëri lideri qeverisës banesën e tij në një fshat afër Tiranës; të një tjetri që, i deleguar nga “Zgjimi”, ishte ende në gjumin e parë të liderit të tij; ama, vetë fakti i madh që, ishin lënë jashtë dere, si të thuash, ishin lënë nën shiun marroq të politikës, kjo që ishte më e rënda, dhe që ndodhte për herë të parë në këtë vend të trazuar nga politika e mbrapshtë, heshtej.

Basha nuk kishte guximin të shkonte dhe, duke e ditur këtë, u përpoq të fshihej pas protestës së Astirit, pas zërave studentorë në studio që vrapuan të thërrasin cilin student bërtet më shumë e tregohet më arrogant, u kapën pas çdo vuajtjeje njerëzore, nxorën blloqet, i kanë merak blloqet, dhe bënë llogaritë se sa harxhon një student në Tiranë, sikur shteti duhet t’u paguajë atyre edhe ushqimin, edhe kafenë, edhe gjumin, edhe udhëtimin…, por vetë nuk u qas askund.

Të humbësh besimin, edhe kur je në opozitë, do të thotë se ke humbur gjithçka nga e ardhmja e politikës. Basha është një njeri i politikës, ndaj të cilit ka humbur besimi edhe i njerëzve pranë tij, e jo më i studentëve.

Ka disa arsye për këtë.

Disa pak vite më parë, kur Basha sapo kishte nisur rrugën e liderit të emëruar nga familja e tij politike, deklaroi se, që në moshën 31 vjeçare,  pasuria e tij ishte 1 milionë euro. Dhe se kjo pasuri ishte vënë para se të futej në politikë dhe të ishte pjesë e saj.

Që pasuria e sotme e Bashës është shumë herë më tepër se 1 milionë euro, kjo është e ditur. Ajo është mbi dhjetëfishuar.

Studentët në rrugë dolën për një jetë më se të zakonshme, të përballueshme, aq sa mund të bëjnë vetë dhe sa mund të kenë ndihmën e prindërve të tyre.

Basha, studenti holandez, nuk ishte shembulli i këtyre që mezi ndiqnin studimet në Tiranë.

Studentët kishin dhe kanë moton e tyre fundin e korrupsionit në arsim, në jetën e tyre dhe në jetën e vendit.

A ishte Basha shembulli që mund t’i frymëzonte ato? Ishte e kundërta.

Në intervistën e tij të para disa kohëve,  Basha, nën ditirambin e vetvetes, nuk bëri asnjë arsyetim se si është bërë djali 31 vjeçar, kaq ishte asaj kohe kur u bë pjesë e politikës, në janar të vitit 2005, milioner, kur në të gjithë jetën e tij ai kishte vetëm 5 vite punë të rregullt, pa llogaritur këtu atë që mund të ketë fituar kur ka qenë përkohësisht kamerier në Rinas.

Ndoshta liderin, ish student e kamerier në Rinas, protesta mund ta pranonte, por milionierin e panjohur, që kishte studiuar jashtë shtetit, me paratë e VEFA-s apo të donatorëve të panjohur e të “të mallkuarit” Soros, e kishin të vështirë ta bënin shok rruge.

Por le t’i marrim gjërat gjakftohtësisht.

Lulëzim Basha deri në fundin e vitit 1999 ishte në Holandë, ku vazhdonte studimet në njërin nga universitetet e njohura të tij, ashtu si ka ndodhur edhe me shumë të tjerë. Përralla e tij e afishuar në jetëshkrimin privat se, kur ishte student ka punuar si këshilltar juridik, në firmat private holandeze, është kaq e pa bukë dhe njëkohësisht kaq e thurur keq, sa që nuk mund të bënte përmes këtyre “këshillave” as një dhjetëshe nga milioni i parë që ka deklaruar.

Jo pak studentët protestues e zënë kohën e tyre në një punë dytësore, por, gjithnjë sipas kushteve, ligjeve dhe mundësive, përmes shpërblimit që marrin mund të mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të mbijetesës së tyre. Vetëm nëse kanë pasur ndonjë shtytje nga ndonjë kompani piramidale në Shqipëri, si Vefa Holding, me të cilën ishin të lidhur familjarisht çifti Basha, atëherë mund të arsyetohet se “këshilla” juridike e tij, ka qenë e vyer.

Basha si lider i një lëvizjeje politike, në fakt është në të njëjtën kohë edhe lideri i kauzave të humbura. Asnjë student nuk do që kauza e tyre, aq shumë kohë e pritur dhe që ka grumbulluar aq shumë rreth vetes, të jetë një çështje e humbur.

Në të gjithë përpjekjet e tij , Basha ka humbur. Deri sa ka shkuar në humbjen fatale të tij, si edhe pritej, në vitin e shkuar, kur grupi i tij parlamentar, u rrudh aq shumë, sa edhe viti i dikurshëm 1997, kishte qenë më i begatë.

Atëherë çfarë motivi do të kishin studentët të bëheshin palë me një humbës të përsëritur?

Basha është lideri i kauzave të braktisura. Ai, si është dëshmuar deri tani, e braktis kauzën e promovuar pikërisht në çastin kur mendon se ka përfituar nga ajo maksimumin e ofertës së tij financiare.

Muaj me radhë, në një çadër në mesin e Bulevardit ai predikoi dy herë në ditë “republikën e re”, ndërsa përkrahësit e tij hanin bukë e qofte. Nga Çadra, si ide dhe si praktikë, mbeti pas vetëm marrëveshja e tij e natës me Edi Ramën, pas së cilës ai mori disa poste ministrore, disa drejtori parash dhe, kaq.

Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja që studentët, jo pak herë, në duar mbanin parulla drejtuar Ramës, ku citohej Basha. “ ne nuk jemi Lulzim Basha” , shkruhej në to.

Basha është njeriu që e shet kauzën e tij, dhe, këtë e bën pa iu dridhur as qerpiku. Studentët nuk mund të donin një lider, sado vocërrak të ishte, që bëhej me to, për të shitur kauzën e tyre.

Në zgjedhjet e vitit 2017, për herë të parë, opozita dërgoi listën e deputetëve në disa faza, në disa ditë. Biznesmenët u vendosën në lista sipas pagesës. Ajo që saktësohej në listën e ditës së parë, ndryshohej të nesërmen, sipas zyrës kunatore, ku ishte edhe familja e shefit. Kaq hapur u bë kjo, sa që njëri ndër figurat e njohura pëdëiste, Genc Ruli, shpërtheu, duke u ashpërsuar, se, duheshin nxjerrë jashtë, me shqelma, kunati dhe gruaja e Bashës, që e kishin katandisur partinë në një biznes familjar.

Studentët mbyllën dyert për Bashën, sepse nuk donin të shitej për një biznes familjar protesta e tyre.

Së fundi, do të ishte e pamundur që një lëvizje rinore, që aspiron në lartësinë  e saj, tek idealistët që janë promotorë, që një lider, i cili të vret për postin e tij, të bëhet fytyra e paqes.

“Ai tjetri të vriste, i tha një student Edi Ramës, ndërsa ti na vrave shpresën”.

Me atë “tjetrin” që të vriste, ishte edhe Basha. Po aq i trembur sa “tjetri”, por po aq vrastar. Studentët e dinë se nuk mund të jenë të tepërt dhe as nuk duan të bëjnë pjesë një lider që, një ditë të ardhshme, mund të përsërisë një 21 janar tjetër.

Në fund të fundit edhe ata e dinë se Basha është lideri që, duke u kujdesur për milionat e tij, të mashtron dhe të gënjen edhe kur e pyet se sa është ora.

Mes tij, si njeri, si lider politik dhe si pasqyrë e kapjes së partisë nga familja, në njërën anë dhe, studentëve, në anën tjetër, nuk kishte asnjë pikë takimi.

Ndaj , edhe nuk guxoi të shkonte, atje ku e dinte se nuk e qasnin.

Dhe, kur nuk të qasin edhe të revoltuarit, më së paku do të thotë se je i pabesueshëm ,edhe pse je shefi i opozitës.

12 komente në “Përse nuk e qasën Lulzim Bashën?”

  1. 123 says:

    Hiq dore nga tejzjatja e fjalimeve….
    Njerezit kuptojne dhe shohin hithcka ne dy-tre fjali…..
    nuk kane shume kohe te lexojne mendimet pa fund te hedhura ne eter….

    1. Dyrrahu says:

      123,
      Akut qenke dhe mire, por zoti Islami ka te drejte te shkruaj ashtu, biles ashtu duhet shkruar per t’i kuptuar te gjithe mendimet e tija.
      Une ne nje parolle te studenteve ku thone:
      Ai tjetri na vrau fizikisht, ky na e vrajti shpresen.
      Ketu une nuk pajtohem sepse zoti Rama nuk ua ka vrare shpresen, perkundrazi ai ua rriti shpresen.
      Shpresa per mua eshte e rrezikshme sepse po te ngelim vetem ne shprese do te vdisnim vetvetiu. Studentet jane gjalle, bile te forte, ndonese euforike. Kete force te studenteve e kuptoi mire zoti Rama dhe menjehere iu afrua me te gjithe perkushtimin. Edhe pse kishte ofendime e kercenime ne drejtim te tij, ai prapseprap nuk u ndal dhe punoi ne dy drejtime: te permiresimit te kushteve dhe te dialogut.
      Per zotin Basha nuk them gje sepse ai ia ka humbuk kuptimin edhe opozites. fatkeqesisht qe opozita eshte aq e keqe sa pozita s’po din Cfare te bej me te.

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      Basha nje ADOLESHENT MASHTRUS LLAPAQEN GENJESHTAR
      21 jamar Basha Berisha LIKE FLOLIRI MONA Jane te implikuar
      Cfar do prec prej tyre me shum

  2. syri says:

    Je lodhur shume per te shkruar kete artikull!Analizen e profilit te lules tulipan hollandez e dine te gjithe!Edhe te Saliut dhe PD se rese dhe se vjetres!E keqja qendron qe njerezit harrojne kollaj ose jane te prirur per perfitime dhe gjithmone te pakenaqur me ate qe kane! A nuk e kthyen Saliun prape pas ate qe ndodhi me te qe prej fillimit dhe deri ne 2013! Njerezit duan prape te ndertojne ku te mundin,te vjedhin mjafton te votojne prape Saliun! Njerezit duan prape te dale polici ne rruge dhe te te kerkoje 50 dollare ose euro, duan te mos ndalojne ne semafore,duan qe Saliu te na rahe dhe vrase prape! Studentet qe nuk kane cilesi duan te shkojne ne Kristal dhe te marrin diplloma me parate e prinderve ose te droges! Njerezit duan Lazarat dhe kaos ne Shqiperi! Njerezit duan te mos kete shtet! Duam nje si ” DumBaba” prape! Le ta gjejne! Ky popull do te ngele gjysem analfabet se ashtu deshiron mentaliteti i tyre!

  3. eli-tiv says:

    ..lulin nuk e duan e nuk ju duhet…por edhe ai po keshtu…nuk mundohet shume..varianti “babale” eshte drejtimi qe i ka dhene punes…cdo denoncim i tyre ka 90 % genjeshtra…nuk behet merak per te..shtyn ditet..Rendesi ka te vere gjobat..

  4. ZIGUR QARRI says:

    Ne foton poshte titullit: Basha duket si dhendrri, qe shkon te mare nusen, i shoqeruar nga dajat, xhaxhallaret dhe kushurinjte.
    Berisha duket sikur mer pjese ne varrimin e vet.

  5. petro says:

    Banditëve të Vefa-s s’ju gjetën kurrë paratë që i vodhën popullit. Pasi pagoi, ish kapterri i ushtrisë u lirua nga burg, me dekret presidenti, “për sjellje të mirë”. Iku në Hungari, ku ju “zbuluan” se kish pasuri të fshehura. Më parë se të arrestohej ai jo vetëm kish vjedhur, por dhe ishte vjedhur.

  6. Doni me per Belulin.. says:

    Na e shpifet me propagande dhe akuza virtuale. Mjaft o Bedri Islame! Kontrolli i pasurive eshte ne fuqi jo vetem per sistemin e drejtesise. Shteti ka ne dore te hetoje dhe kontrolloje pasurine e kujtdo. Perse nuk e ben per Bashen apo Berishen? Madje edhe per Ramen e Meten? Perse kurdisin keta gjoja gazetare (ne fakt mercenare) per te shperndare akuza qe nuk qullosin asgje? Zbatimi i ligjit kerkon akuza dhe rezultate zyrtare nga Prokuroria, Kontrolli Shtetit, Kontrolli Pasurive, etj., per cdo shtetas apo zyrtar te korruptuar dhe qe nuk justifikon pasurite. Njerezit kerkojne denime dhe sekuestrime nga Gjykatat per te gjithe hajdutet dhe kriminelet, ne vecanti per zyrtaret e larte qe dihen nga i madh dhe i vogel se si i kane vene pasurite. Cdo shkrim ne gazeta, sikurse ne biseda kafeneje, me akuza dhe shifra korrupsioni, nuk eshte gje tjeter vecse demagogji dhe mashtrim per te ushqyer pakenaqesine e publikut.

    1. E mjera Shqiperi says:

      Ore “doni me per belulin” mendon qe gazetat dhe sidomos ne qe ja kepusim kot ne reagimet tona do te zevendesojme shtetin? Akoma ti nuk e kupton qe ne akoma nuk kemi shtet? Cfare kerkon ti? Qe te na mbyllesh edhe gojen? Te mos themi qe Basha ka bere qindramiljon dollare te bera nga punet e pista, ne rradhe te pare kunder Shqiperise? Cfare kerkon ti nga ne qe te ta vertetojme kete qe eshte e pamundur per ne dhe pastaj ti te besosh? Valle ti nuk e di qe jo te gjithe ne qe shkruajme ketu jemi te shkelqyer ne matematike si ty, si ti qe respekton vetem shkencat egzakte. Qe te mos lodhem shume me ty po te pyes: Pse Basha nuk thote ne prekurori se kush e njoftoi per paret e Tojotes? Keto gjera ndodhin vetem ne Shqiperi, ku Basha refuzon te tregoje prekurorise burimin. Vetem ne Shqiperi akoma nuk ka shtet qe te te shkuli dhembet dhe jo te luajne shah si thote i “madhi” Rama. Akoma nuk e kupton ti qe shumica e shtetit pjerdh ne te njejten poce? A nuk e kupton ti qe Basha dekonspiroi aksionin per kapjen e parave sepse ato ishin te tijat? U tremb se do i dilte emir dhe jo se ai pjerdh per miljona dollare. Ku ta di une ne se dhe Balla pjerdh ne te njejten poce me Bashen? Ndoshta parate ishin edhe te Balles dhe te dy se bashku luajten me qoren shqiperi. Prandaj ti “doni me per Belulin” duhet te thuash faleminderit per shqetesimin qe kemi dhe jo te na kerkosh vertetimin e teorive tona. Beso si gjithmone ne shkencat “egzakte” dhe ro ne endrat e tua te bretkoces!

  7. Doni me per Belulin.. says:

    Na e shpifet me propagande dhe akuza virtuale. Mjaft o Bedri Islame! Kontrolli i pasurive eshte ne fuqi jo vetem per sistemin e drejtesise. Shteti ka ne dore te hetoje dhe kontrolloje pasurine e kujtdo. Perse nuk e ben per Bashen apo Berishen? Madje edhe per Ramen e Meten? Perse kurdisin keta gjoja gazetare (ne fakt mercenare) per te shperndare akuza qe nuk qullosin asgje? Zbatimi i ligjit kerkon akuza dhe rezultate zyrtare nga Prokuroria, Kontrolli Shtetit, Kontrolli Pasurive, etj., per cdo shtetas apo zyrtar te korruptuar dhe qe nuk justifikon pasurite. Njerezit kerkojne denime dhe sekuestrime nga Gjykatat per te gjithe hajdutet dhe kriminelet, ne vecanti per zyrtaret e larte qe dihen nga i madh dhe i vogel se si i kane vene pasurite. Cdo shkrim ne gazeta me akuza dhe shifra korrupsioni, sikurse ne biseda kafeneje, nuk eshte gje tjeter vecse demagogji dhe mashtrim per te ushqyer pakenaqesite e publikut.

  8. E mjera Shqiperi! says:

    Ku e di ti Mero qe Basha e ka dhjetefishuar pasurine dhe jo qindrafishuar? Dhjet perqint te 240 miljonshit bejne 24 miljon. Edhe dicka tjeter zoti Mero. Na e paraqit Bashen si te zgjuar, dredharak, genjeshta etj si shkak te pasurimit te tij. Jo zoti Mero! Ai eshte bere I pasur se eshte I lig. Ai per interest e tij personale shiti luftetaret e Kosoves. Per interest e veta shiti interest e Shqiperise duke imlikuar “shtepine e verdhe” qe eshte brenda kufirit tone si symbol te krimeve te luftes. A e mendoni ju zoti Mero qe sherbime te tilla paguhen me pare te rende? Shitja e interesave kombetare arrin deri ne Amerike, ku I lidhur me Rusin, ka korruptuar edhe armiqte e Amerikes. Haleja Basha ka qelbur jo vetem Shqiperine. Era e kesaj haleje kambritur deri ne Amerike. Permendjea e pasurise se tij qe eshte vetem pasoj e veprimtarise se tij, eshte sherbimi me I mire per Bashen, sepse fsheh te verteten qe ligesia e tij solli parate dhe jo parate e ben ate te poshter.

  9. ideali says:

    Ore muter, perseri me racen e Enverit merreni ju?Po a e dini qe historia e ka hedhur poshte ate dhe cdo tjeter nga ajo race qe tenton te marre pushtetin behet qesharak.Lui Fulipi i Frances qe restauroi Burbonet… Hahaha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje