Emigrantët kanë faj!

27 Dhjetor 2018, 11:25Blog TEMA

Nga Alma Nikolli

Emigrantët kanë faj që luftuan me dallgët e detit, e jo pak herë u mbytën të detyruar të hidhen nga gomonet.

Emigrantët kanë faj që i lanë të gjithë, e me lot në sy për muaj me radhë kërkuan të kapen pas një fije shprese, vetëm që të mos bënin hapa mbrapsht, vetëm që të mos zhgënjenin.

Emigrantët kanë faj që lanë pjata, pllaka e plaka nëpër botë, kur atdheu po vidhej nga të vetët.

Emigrantët kanë faj që mbajtën flamuj shqiptarë në shtëpi, kur Shqipëria vetë, sa e sa herë e ktheu shqiponjën me kokë poshtë.

Emigrantët kanë faj që këmbyen realizimin e ëndrrave të tyre rinore me një strehë të familjes në atdhe.

Emigrantët kanë faj që sollën parfumëra të shtrenjtë e në “këmbim” morën kavanozë me turshi, duke u ndjerë mirënjohës.

Emigrantët kanë faj që pjesa më e madhe e shqiptarëve që kanë iPhone, e kanë prej tyre.

Emigrantët kanë faj që shkollojnë motrat e vëllezërit me tarifa të papërballueshme në atdhe.

Emigrantët kanë faj që kur na kishte mbetur edhe një kafshatë e fundit nuk protrestuam, por u dërguam një mesazh.

Emigrantët kanë faj që i mbushëm rrjetet sociale me fotografi nga “jashtë shtetit”.

Emigrantët kanë faj që bënë më shumë se askush për Shqipërinë.

Emigrantët kanë faj që kërkojnë të protestojnë për vendin, që nëse ka diçka të mirë e ka falë tyre.

7 komente në “Emigrantët kanë faj!”

  1. zi says:

    Ah!Sa e dhembur je moj zonje!
    Por shume e vogel per te mare nje bare15000000 she njerzish.
    U poshteruam,u vrame,u larguam,u vodhem,u genjyem,protestuam, u rivrame,u rinjgjallem, u ngritem,shpresojme.
    Tani na ngelet vec tju ngushellojme dhe te perifrazojme fjalet me te mencura te idhulliit tuaj;
    Jam i gezum,qe mar pjese ne hidherimin tuj.

  2. Emigrant says:

    Po, emigrantët kanë faj! Dhe prandaj emigrantët duhet të kenë të drejtën e votës nga vendi ku jetojne. Ndoshta atëherë do fajsohet dhe pjesa tjetër e shoqërisë shqiptare.

  3. ben says:

    Me fjaline e fundit e ke qelbur fare. Ti nuk mund te perfaqesosh emigrantet, pasi vete nuk je e tille. Emigrantet nuk kane asnje te drejte qe te protestojne para se juve qe jetoni aty te ngriheni ne protesta, nese vertet keni nje shkak per tu ngritur. Ne, emigrantet shqiptare nuk shohim qe populli yne te ngrihet ne protesta, pervec disa uzurpuesve qe kane rrembyer trojet e tironsave dhe kane ngritur ndertesa pa leje si dhe ca te rinj qe e quajne veten “studente” qe protestojne se nuk duan te paguajne tarife per provimet qe perserisin. Juve kerkoni ta beni Shqiperine si gjithe Europa, por me mentalitet komunist. Ne kapitalizem, cdo gje paguhet; nga mallrat deri tek sherbimet. Te perserisesh nje provim, eshte nje sherbim ekstra. Perse nuk mesojne keta palo “student” qe ti marrin provimet me heren e pare. Kemi qene edhe ne dikur student ne kohen e merhumit dhe kemi studjuar pa pushim qe te dilnim mire ne shkolla dhe te justifikonim sakrificat e prinderve tane qe hiqnin nga goja e tyre per te na shkolluar.
    Se fundi, kur te ngrihet ne proteste i gjithe populli si ne 90-ten apo 97-ten, atehere do ju ndjekim edhe ne, emigrantet apo diaspora sic do dikush te na quaje.

    1. mik says:

      Ben , organizoje mendimet dhe thuaje ate qe duhet, mos e ban corbe. Mos kerce nga tema ne teme. Lexoji rreshtat me vemendje. Mos i bjer ne qafe vajzes kot. Perqendrohu.

  4. Detari says:

    Emigrantet kane faje, te gjithe ata emigrante qe u shkolluan jashte dhe ndertuan para nuk kane bere as dhe nje gje per kombin.

    1. ben says:

      Detari-remitancat, apo parate qe emimgrantet sjellin cdo vit ne Shqiperi jane miljarda. Ku kane shkuar keto para? Cfare kerkon me teper prej emigranteve, te vijne dhe te punojne falas per juve? Jeta e tyre nuk eshte e thjeshte aty ku kane emigruar, se ne vend te huaj askush nuk u be mbret.

  5. era! says:

    Emigrantet kane faj qe nuk te thone ty debile ta qepesh gojen se nuk ke as tru e as te drejte te flasesh ne emer te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje