Nuk mund të presim më që të marrim mësime nga kjo që kemi para syve, studentët na dhanë mundësinë që të lexojmë se cila është rruga për mandatin e 3-të

28 Dhjetor 2018, 12:09Blog TEMA

Nga Edi Rama*

Nuk mund të persim më gjatë që të marrim mesazhet dhe mësimet nga kjo që kemi para syve, nuk është asgjë veçse një mundësi e jashtëzakonshme, nuk është protestë për tu mbyllur, për të larë gojën, që duhet të ngelet te kërkesat dhe ne të mjaftohemi që në 7 janar të dalin ata të doktoreshës, artistit dhe qorrit.

Ju ftoj që ndryshimin e qeverisë ta shikoni si pjesë e një reflektimi dhe kapërcim të domosdoshëm për ta kthyer këtë mandat në mandatin e rezultateve që do na çojnë në fitoren e mandatit të tretë, studentët na e kanë dhënë mundësinë që të lexojmë se cila është rruga për mandatin e tretë.

Ministrat që do largohen kanë një rol tejet pozitiv në diçka që kemi bërë dhe transformimet që kemi sjellë. Janë një gjeneratë drejtuesish që ka shumë për të dhënë edhe në parti.

Të gjithë ata që kanë 5 vjet në kabinet t’ja lënë vendin të tjerëve, dhe për ta, bëj falënderim të posaçëm e për punën e tyre mbaj një fjalë.

Dua ta filloj me Linditën

Reforma ne arsim është një nga më të thellat në adresimin e fundit të trancizionit. Kjo është padyshim e lidershipit të Linditës.

Sistemi i hyrjes në universitet është sistemi që krijoi Lindita Nikolla, sistemi që prej dy vjetësh nuk kemi asnjë ankesë, nuk është metaforë, është fakt.

Edhe ligji për Arsimin e Lartë garanton fundin e tranzicionit, mjafton ta zbatojmë, është meritë e Linditës.

Ligji ka ardhur në Kuvend i mbështetur nga dekanatët dhe rektoratet, konsensus nga gjithë vota akademike, por sigurisht që paralelisht me këtë punë dhe kontribut, ka shumë gjëra të tjera që presin për lidershipin e Linditës, që nga udhëheqja e një qarku ku duhet të fitojmë në Lezhë…

Besa Shahini do të zëvendësojë Lindita Nikollën, është zv. ministrja me një karrierë akademike dhe ka gjithë kapacitet për të marrë stafetën dhe për të çuar përpara reformat e për të rritur efikasitetin e punës së MAS.

Arben Ahmetaj ka rol absolut në gjithçka që lidhet me ekonominë, që humbasin shumë herë në vorbullën e kazanit. Nëse sot shifrat janë të atilla që vendi pati sukses në tregjet botërore, merita i takon atij.

Ministrja e re është Anila Ademi, drejtuese e fondit të shërbimit shëndetësor.

Dimtir Bushati ka merita të padiskutueshme në rrugën e deritanishme, në botë e rajon, shërbimin konsullor, por është koha që ai t’i përkushtohet Shkodrës dhe të japë kontributin e vet në Këshillin e Integrimit, zv.ministri do të jetë në vendin e tij.

Damian Gjiknuri… ajo që ka ndodhur së fundmi ka errësuar figurën dhe kontributin e tij, ai është ministri që ka lënë shenjë të pashlyeshme në reformimin e sektorit të energjisë dhe pavarësisht se çfarë mund t’i atribuohet loidershipit në atë drejtim,u them pa asnjë modesti se pa Damianin ajo reformë do ishte e pamundur, askush tjetër nga ministrat nuk i ka kapacitete e tij drejtuese e menaxhuese, askush.

Jam i bindur se historia e mahisur politikisht e lobit të unazës do të zbardhet deri në fund dhe do të provojë pafajësinë e tij. Jam i binduri se Damiani do udhëheqë fort në qarkun e Vlorës për të fituar në zgjedhje atje.

Ministrja e re do të jetë Belinda Balluku. Ajo i ka të gjithë atributet për ta drejtuar me sukses atë ministri.

Niko Peleshi ka qenë një bashkëpunëtor që të gjithë donin ta kishin, partia ka fatin e madh ta kishte, Bledi Çuçi do të zëvendësojë Niko Peleshin .

Nikos i bie barra të sjellë nga qarku i Korcës edhe një rezultat më të mirë.

Mirela   Kumbaro besoj që meriton respektin për një punë të madhe që është bërë, përmbysje totale në gjithë drejtimet trashëgimia kulturore sot është më në kujdes, janë të panumërta ndërhyrjet.

Elva Margariti është këshilltare në Kryeministri dhe koordinatore kombëtare e projektit 100 fshatrat.

Sonila Qato do lërë kabinetin për një detyrë tjetër, Eduard Shalsi do të vijë në vendin e saj si ministër shteti.

Do rikthejmë ministrin për marrëdhëniet me Kuvendin, është domosdoshmëri, duhet ta them sot hapur, vlera më e madhe e luajalitetit ndaj PS në përvojën time si kryeministër është ky grup parlamentar që kam, jam i keqardhur që ai goditet nga muskujt e opozitës.

Shumë ministra do të kenë në gjirin e tyre për t’i rehabilituar, në këto kushte Elisa Spiropali të kthehet si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Në fund fare, kam edhe një dyshim shumë  se Erion Braçe do të jetë zv. kryeministër i qeverisë, se është koha që shumë nga ato që thashë e të tjera që nuk i thashë, të adresohen, Erioni si zv. kryeministër do të ketë gjithë autoritetin të ndjekë procesin e transportimit të shërbimeve në shërbime dinjitoze për njerëzit.

Për pastrimin e administratës nga hajdutët, parazitët dhe fundërrinat që abuzojnë me qytetarin pa pikën e turpit duke tundur lloj lloj flamujsh që nga ai i PS, krushqisë, vëllazërisë.

Është koha që ndarja më këtë lloj qenie të jetë drastike në çdo pjesë të territorit, që dimensioni i ri të jetë kudo.

Blendi Klosi e di afatin qe ka deri ne fund te qershorit e di edhe detyrën qe ka e nëse do ta zbatojë do të jetë gëzimi për fitoren e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Po kështu Ogerta e di shumë mirë se ca pritet prej saj në gjashtë muajt e ardhshëm.

Kjo ishte paraqitja që kisha duke iu siguruar se ajo që nisa të them dhe që dua ta mbyll është që ky është moment i rëndësishëm për PS dhe mundësi e jashtëzakonshme për mua nuk është fjalë goje.

Me besimin që qeveria e re do të krijojë më shumë hapësirë për më shumë ndërveprim pasi një pjesë e atyre që thashë do të lënë qeverinë dhe do të kenë fokus në fushatë, me garancinë për ju që asnjë ministër, qoftë edhe i sapoardhur, nuk do të tolerohet nëse nuk do i mbajë parasysh ata për të cilat është bërë ky ndryshim, u uroj të gjithëve gëzuar.

*Pjesë nga fjala e Ramën në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste

3 komente në “Nuk mund të presim më që të marrim mësime nga kjo që kemi para syve, studentët na dhanë mundësinë që të lexojmë se cila është rruga për mandatin e 3-të”

  1. Kalec Dega says:

    Iu deshen 5 vjet per ta kuptuar???…….pak me vonese puna e trurit….

  2. Genti says:

    Te ka marre suma flake dhe nuk e ke kuptuar ende, ose ben sikur nuk kupton. Nuk shpeton dot karriken tende me lifting te qeverise. Nje tjeter qeveri dhe kryeminister i deshtuar ne historine e deshtimeve historike Shqiptare. Rama zhduku se na e shpife!!

  3. Mjerimi says:

    Ne mbledhjen e Asamblese Kombetrare te PS-se Rama deklaroi:
    “Ju ftoj qe ndryshimin e qeverise ta shikoni si pjese e nje reflektimi dhe kapercim te domosdoshem per ta kthyer kete mandat ne mandatin e rezultateve qe do na coje ne fitoren e mandatit te trete,studentet na e kane dhene mundesine qe te lexojme se cila eshte rruga per mandatin e trete.”
    Deklarate me halucinante dhe me arrogante se kjo e ketij kryeministri te pa afte dhe harbut nuk ka ku ta gjesh!
    Pra,sipas ketij deliranti te pa fre i bie qe studentet nuk u ngriten ne protesta per gjendjen e rende te sistemit arsimor,por e kunderta:
    -Ata qenkan ngritur per ta lavderuar qeverine se paska punuar mjaft mire deri atehere,por per inat te opozites qeveria duhet t’i shtoje akoma me teper sukseset!
    Pra nuk paska qene “shuplake” per qeverine ,por ferkim faqesh mirenjohese!
    Bravo Rama se je mjeshter ne mashtrime!
    Dhe kete injorim total te kerkesave te strudenteve protestues Rama e vulos me kete deklarate skandaloze,se studentet protestuan ne mbeshtrertjen tone te sukseseshme dhe se paskan mesuar Ramen se si te siguroje mandatin e trete qeverises!
    Tallje,cinizem,halucinacione,harbutllik,arrogance dhe delir i madheshtise etj, keto te gjitha se bashku,qe Rama gjate ketyre viteve i ka patur me bollek,ne dem te qeverisjes se vendit!
    Si more karagjoz edhe pranove se studentet te dhane shuplake ,ndersa tani e dredh fjalen sikur studentet te shtruan rrugen per mandatin e trete!
    Po pse per Ramen apo kunder Rames u ngriten per 2 jave studentet?
    Dhe komedia e ketij aktori te sarkazmes politike vazhdoi me nje skenar te para menduar sakte,qe filloi me nderimin e ish ministres se Arsimit Nikolla, te ciles i thuri elozhe sikur ajo do te kandidonte per kryeministre!
    Pastaj vazhdoi Rama me lavderimet pompoze te te gjithe ministrave te larguar,se ata paskan punuar aq mire sa pa ata nuk do ishin siguruar kaq shume suksese,qe vetem Rama i ka pare!
    Do thote dikush:
    -Po pse i lavderoi kaq shumne Rama keta ministra dhe i largoi,meqenese paskan pounuar kaq mire?
    Gjithmone dardha e ka bishtrin prapa!
    Por me keto lavderime Rama hedh gurin dhe fsheh doren!
    Se Rama eshte mjeshter si sofist dhe akoma me i sofistikuar ne mashtrime si show man!
    Rama i lavdereoi ne kulm te gjithe te laguarit me te vetmin qellim,qe te mos deklaronte se gjysma e qeverise u largua per pune te dobet,por se duhen rifreskuar njerezit dhe se boll na paskan ndenjur ne ato detyra per 5 vjet!
    Pra te provohen edhe te tjeret si keta!
    Me keto justifikime skandaloze Rama vret dy zogj:
    -Lavderon te larguarit,por me teper mbron veten se gjysma e qeverise nuk iku per deshtime,por per te shtuar ritmin dhe sukseset ne pune!
    Se, ne se do t’i kritikonte ministrat si te pa afte atehere do te nxirrte veten si ata dhe do te duhej qe te ikte si i deshtuar!
    Ne se ne PS nuk e kane kuptuar keshtu kete deklaraten hyrese teper mashtruese te Rames,atehere ka vdekur PS-ja dhe ne do vazhdojme te qeverisemi nga nje kryeminister mashtrues dhe super te pa afte!
    Ne PS ka mjaft personalitete qe mund ta zevendesojne Ramen shume here me mire se ai!
    Rama ne PS ka hyre si KALE TROJE ndaj duhet te largohet nga PS sa me pare!
    Kjo deklarate e Rames duhet t’u jape te kuptojne studenteve se Rama eshte nje mashtrues,prandaj zgjidhja e vetme eshte largimi i tij pa asnje kusht!
    Me Ramen Shqiperia do zvarritet deri ne mjerim total!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje