Artur Zheji, si shumica e analistëve, ka komentuar ndryshimet ne qeveri të Edi Ramës.
Sipas tij, Rama i poshtëroi ministrat, të cilëve, sipas tij, nuk iu kishte thënë gjë paraprakisht se do i shkarkonte.
Shkrimi i Zhejit
Në fjalën e gjatë dhe monotone të Ramës, ku njoftoi live dhe përpara kamerave ndryshimet e ministrave, duke u bërë nga një fërkim në zverk, pas shkelmit në prapanicë, u kuptua nga reagimet e të pranishmëve se askush nuk dinte gjë më parë.
Pothuajse përlotja e ish ministres Kumbaro dhe trishtimi i Lindita Nikollës, habia plot revoltë e Arben Ahmetajt, të xhiruara detaj pas detaji dhe me kujdes nga kamerat e ERTV, bënë të qartë se kryeministri, nuk e kish parë të udhës të njoftonte paraprakisht, të dënuarit me kokë-prerje, që do të qëroheshin me një goditje të vetme dhe me pak masazh me togfjalësha ngushëllues te qafa, pikërisht aty ku ndodh edhe këputja e kokës nga trupi…
Simbas gojëve të liga të PS, që pas këtyre ndryshimeve në qeveri, u shtuan me shpejtësi, kryeministri këto ndryshime i ka këshilluar vetëm me Lindën, këshilltaren e jetës dhe të qeverisjes, që konkuron sëfundmi edhe Endri Fugën.
Ndryshime priteshin, Rama e provoi njëherë në mënyrë konsensuale në Shtatorin që shkoi, por nuk ja doli dot dhe më pas, vendosi të veprojë sipas zakonit: Pa parathënie e pa paralajmërim, pa të parë në sy dhe pas kurrizit”…
Dhe ish 7 copë ministrat e ministret, përjetuan live, që u larguan nga Teatri Politik, si të ishin, apo si edhe ishin, 7 kukulla në duart e kukullaxhiut kryeministër…
Në të vërtetë, këtë pjesë, Rama e ka merak vetë dhe e qan mjeshtërisht nga ana aktoriale, duke përdorur një zë të mbytur e pak bas, e pak të përzishëm e solemn njëkohësisht, që procesi i kokë-këputjes së kukullave, të ngjajë më shumë me të kundërtën e vet, sidomos kur KM-ja, herë pas here shtonte me kumbim zyrtar: “do të ngarkohen me detyra të tjera shumë të rëndësishme”…
Kur në të vërtetë, me siguri, shumica dërmuesve e të larguarve, nuk do të bëhen kurrë më ministra në jetën e tyre dhe sigurisht kjo nuk do të jetë ndonjë humbje e madhe, për hir të Zotit! Përkundrazi!
Madje vetë largimi i tyre, nga teatri i kukullave të qeverisjes, në këtë periudhë skandalesh dhe protestash të njëpasnjëshme, i hedh kokëprerët ish ministra, mes dy zjarresh, mes ambicies së pakufi, të atyre që i zëvendësojnë dhe të pakënaqësisë popullore që kërkon “fajtorë” për të shqyer dhe për të mallkuar.
Ndërkohë që mjeshtri i kukullave, i vetmi që ka zë e figurë në atë paradë të heshturish që vetëm dëgjojnë, që nuk debatojnë, që nuk hapin gojë dhe që, në shtangien e tyre, u lejohet vetëm të përloten, hedh sytë në boshllëk dhe jep në mënyrë të njëpasnjëshme lajmet e mynxyrshme, që janë vendimet e tij të plotfuqishme.
Në të vërtetë, Rama duhet falenderuar, sepse na jep mundësinë që “live”, të shohim eksperimente psikologjike, se deri ku dhe se deri sa, mund të përkulet, të përdhoset dhe të asgjësohet, personaliteti njerëzor i individit, në emër të karrierës dhe të ardhurave që sjell ajo.
Poshtërimi publik që u bëri KM-ja, është gjithmonë në favor të tij, sepse jep iluzionin “popullit”, se e ka “lexuar” me themel, protestën e tij, nga “Astiri” e deri te studentët…
Ne foto ka dale fiks si dordolecet qe i vene per te ruajtur arat hahahaha
Mire i thote ai, Tur Kadriu ….perrua psiqik qe nuk ja vlen te harxhosh kohen e lire per ta lexuar.
Ha ha ha cfare kari ky Turi. Edhe ministra qe duhet te ishin per ne burg sipas Luli B, edhe pse i hoqi sipas Turi Zh. Cfare uji ti japesh gomarit, ate te Turit, apo ate te Lulit. Keta jane monstra injorante qe kane gjetur ca pronare akoma me injorante si kapter versacia apo Dona Hoxha dhe po i bejne mendjen carap nje populli te tere. Analistet duhet te kalojne te paret ne SPAK, se asnje nuk justifikon pasurine me rrogen qe merr. Te gjithe bejne pastrim parash, ku natyrshem kryesor eshte Fevzo.
I mjeri ti per idiocine totale qe nuk te ligeshton.
Ky Zhei vetem LEH si QEN QE NUK KAFSHON
PLERE
O Koqe Zheji( zhulsi),si nuk te pyeti ty Rama ?
Po ik ore koqe kandari ,shko laju ore zhuls
Mercenaret kane marre ne dore median dhe TV!Nga nje ame Blendi,ne anen tjeter Ylli,Tos kos dhe Bushati,ketej Zheji dhe Qimi. E c’vete ne Shqiperine tone te Saliut dhe Likes!
I shkreti ti, të mbeti merak se s’të dha ty ndonjë post! Kur do bëhesh gazetar i pavarur? Kur të kthesh këmbët nga dielli?
Ministrat e larguar e kishin sterkaluar cakun e korrupsionit, madje disa prej tyre duhet te ndiqen penalisht.
Ne cdo ministri dhe institucion, edhe ne banken e shqiperise duhet te priten hallkat e zinxhirit, dmth, te punesohen specialiste, mjaft me miq, kushurinj, kuneter, etj etj
Jo re tur jo se nje dite me pare i dija edhe un ketu ja ke fut kot
Lindita beni gjiknuri dhe bushati u mesuan nje dite me pare
Bastard gazetar. Tema si boton kete lloj autori. Turp
O Zhei si se kupton more kokrra e injorantit qe gjykimet e tua nese mund te quhen te tilla blla bllate qe ben i urdheruar nga tutoret dhe poshteruesit e tu,nuk i ve kush ne refene ca me shume partia sociqaliste kur e di qe je nje lehes i rregullt i lsi-s dhe sales
Cfare ka tragjike ketu per keta ministra, more dallkauk? Jo ministrat, por edhe k/ministri nuk e ka prone te palujteshme pushtetin! Ne Itali rralle here pushteti i zgjedhur per nje mandat kater vjecar, e con deri ne fund ate, dhe asnjehere nuk eshte konsideruar si drame!
Ju deri me dje plaset duke share e anatemuar pothuaj te gjithe ministrat, duke vene ne krye k/ministrin!? Tani qe ky i fundit beri kete rrokade ju thoni! Pse u mori “erzin” ministrave, te cilet deri dje per ju nuk kishin “erze” ! A more dallkauk, ti dhe gjithe te tjeret qe jane si ty,nuk doni tjeter vec largimin e Rames? E per kete me c’duket, do te prisni gjate! Kjo jo per merite te Rames, por per mungese oponence konstruktive nga kundershtaret , si dhe nga konkurimi i nje opozite te inkriminuar deri ne vrasje te ububushme!
Ky eshte turpi i gazetarise.Po pse more idiot nga mendja dhe pamja Rama nuk duhej te bente ndryshime.Zheji flet vazhdimisht per dialektiken qe cdo ndryshim sjell zhvillim pse sot i kundershton fjalet qe ai i perdor shpesh.Gazetaria jone me keta gazetare eshte me e degjeneruar se politika.Gazetaret jane si kurvat shkruajne ne interes te atij qe paguan me shume
O Turr, provo njehere t’i zeshe ne goje emrin e Gruase se L.Bashes! Pa e shef! I hale me m… te hedhe mbi koke! Kurse Rama…
Turr kur te keshe kohe blej ndonje Astra dhe shif mos gjene ndonje m…. te Rames! Ketej poshte nga kasabaja sikur s’kane qejf !
Nje dite dimri na doli tek sheshi nje Cjap Martaneshi…..E kush te pjerdh Ty mor i shurrosur…turpi i familjes ….