Nga Mentor Kikia
Tashmë poshtë zyrës së kryeministrit nuk thërritet vetëm për tarifa dhe kushte më të mira në konvikte. Por thërritet kundër politikës në tërësi, kundër qeverisë dhe kundër opozitës.
Kërkohen zgjidhje e alternativa të reja.
Dëgjova dje rrëfime të sinqerta emigrantësh që punojnë ndershmërisht në vendet ku jetojnë dhe ndjejnë që, përveç me paratë që kanë sjellë e sjellin, duan të kontribojnë edhe në këtë mënyrë për vendin e tyre.
Dëgjova deklarata se Shqipëria është vendi më i varfër dhe vendi më i korruptuar, dëgjova thirrjet “Turp, Turp”.
Por ju e dini besoj se këtu nuk ka më turp njeri! Madje për turp është ai që nuk bën për vete kur e ka në dorë pushtetin.
Por ka vetëm një mënyrë për ti shërbyer të ardhmes së këtij vendi, duhen adresuar kërkesa konkrete.
Duhet të goditet, shfuqizohet dhe rindërtohet së pari ligji zgjedhor.
Në 1990, diktaturës iu hoq shtylla kurrizore kur u lejua pluralizmi politik. Sepse deri atëherë kishim një ligj që lejonte vetëm një parti, Partinë e Punës.
Ndërsa sot, pas 28 vjetësh, demokracia jonë ka degjeneruar në një ligj që lejon vetëm dy Parti Pune. Një ligj që, përmes pragut, mbyt çdo përpjekje për lëvizje të reja. Një ligj që u mundëson partive të financohet në mënyrë të errët, nga paratë e korrupsionit dhe krimit, me të cilat ata blejnë edhe votat pastaj.
Një ligj, që përmes listave të mbyllura, u garanton kryetarëve sundimin mbi partinë. Ndaj nuk ka demokraci në parti, nuk ka garë, por ka vetëm lista që bëhen nga kryetarët.
Ndaj dhe parlamenti mbushet me horra, biznesmenë pa asnjë lidhje me politikën, servilë dhe njerëz që nuk guxojnë të thonë fjalën e tyre, pasi zbatohet parimi: “kush del kundër familjes, përjashtohet”.
Dhe partitë që drejtohen në mënyrë autoritariste, nuk mund të prodhojnë kurrë qeverisje demokratike.
Duhet vendosur Liria Politike. Të tjerat vijnë më pas.
O Mentor na çave trapin qënke tamam idiot gazetar . Me duket se te ka shkuar mendja ti futesh politikes prandaj ben si gore . Çfare liri politike duhet tjeter kur mund te bësh ç te duash . Ne gazeta ju gazetaret e famshem mund te zhgarravitni ç fare te doni dhe nuk ju hyn asnje gjemb ne këmbë. Mbroje more mbroje Edi Ramen se po ben nje pune te jashtezakonshme per futur ne shina Shqiperine . Veri gishtin koke more zoteri dhe ndihmoje edhe ti sado pak Kryeministrin tone ne rrugen e tij . Gezuar Mentor.
Per mendimin tim Mentori ne kete rast ka te drejte,: kandidatet per deputet i cakton Partia!! dhe zgjedh ata qe thote gazetari ne kete analize te shkurter. Ne demokracine amerikane , senatoret dhe kongresmenet ( dmth deputetet ne shqiperi) nuk i zgjedh partia por persona qe edhe mund te mos jene antare te x partie konkurojne me siglen e x partie ne zonat elektorale brenda partise dhe kush fiton del ne finale me nje qe ka fituar nga partia y. Kushti i pare eshte qe duhet te jete banore i kesaj zone elektorale qe te kandidoj. Ne shqiperi kandidati per kolonjen (shembull) banon ne tirane.!!!!.
A e dine kete ata qe bene kushtetuten ne shqiperi? Po e dine me mire se mua dhe gazetari po keshtu sigurojne pushtetin e perhershem te tyre me keta lloj deputetesh injorant, kriminel, hajdut, te pa edukuar, por kane vetem nje edukate vjedhjen dhe korrupsionin. Perfundimish kjo menyere zgjedhje ka çuar ne shkaterrimin e shqiperise. Kjo menyre zgjedhje ne amerike e ka cuar ameriken ku eshte sot. Me respekt per gazetarin per kete analize te shkurter, por qe nuk duhet ti ndahet kesaj teme.